Lideri i Misionit njëvjeçar hulumtues të Arktikut, Markus Reks deklaroi se së shpejti nuk do të ketë akull në Arktik gjatë verave.
“Shohim se si po vdes Arktiku. Së shpejti nuk do të ketë akull në Arktik gjatë verave. Kjo mund të shkaktojë pasoja të mëdha për tërë botën”, tha Reks.
Ai tha se gjatë misionit kanë bërë matje të ndryshme.
“Kemi sjell në shtëpi shumë informata, së bashku me sasi të konsiderueshme të akullit, borës dhe ujit”, tha Reks.
Anija “Polarstern” sot është kthyer në Gjermani pas 389 ditëve të kaluara në Arktik. Në misionin kanë marrë pjesë mbi 300 shkencëtarë nga 20 shtete, mes të cilëve nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina, ndërsa projekti ka kushtuar 150 miionë euro. bsh/
