Referendumi në Islandë, 52.5% kundër rikthimit të negociatave me BE-në

TË FUNDIT

Islanda ka votuar kundër rifillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në referendumin e zhvilluar të dielën, 52.5% e votuesve votuan “Jo”, ndërsa 47.5% mbështetën rikthimin në tryezën e negociatave.

Rezultati tregon një ndarje mes zonave të vendit, me mbështetje më të madhe për negociatat në disa zona në veri dhe jug të Rejkjavikut, ndërsa pjesa tjetër votoi kryesisht kundër.

Islanda kishte nisur negociatat me BE-në pas krizës financiare të viteve 2008-2009, por procesi u pezullua në vitin 2013. Vendimi i referendumit pritet ta rikthejë debatin për anëtarësimin në BE në qendër të politikës islandeze për të paktën dy vjet.