Messi nuk ndalet as në moshën 39-vjeçare, hat-trick dhe asist në fitoren 7-1

TË FUNDIT

Lionel Messi vazhdon të mahnisë edhe në moshën 39-vjeçare. Argjentinasi ishte protagonist i fitores së thellë të Inter Miamit ndaj Montrealit me rezultat 7-1, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë një asist.

Messi mori pjesë drejtpërdrejt në katër nga shtatë golat e skuadrës së tij dhe për paraqitjen u vlerësua me notën maksimale 10. Në 19 ndeshje këtë sezon, ai ka realizuar 17 gola, duke konfirmuar formën e lartë pavarësisht moshës.

Inter Miami pas 22 ndeshjesh renditet i dyti me 42 pikë, ndërsa Messi vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesorë në garën e skuadrës për objektivat e sezonit.