Shënohet dita e ARM-së / Pendarovski: Duhet ta modernizojmë armatën me mjete të reja

TË FUNDIT

Në mënyrë solemne dhe me nderime të larta u shënua 18 gushti, dita e ARM-së.
Fokusi i fjalimeve ishte mbrojtja dhe të arriturat e armatës në vitet e fundit.
U përmend edhe anëtarësimi në NATO si dhe ndihma që armata jep për rrugën Evropiane.

“Çdo herë kur flas për ju, flas me krenari dhe respekt për gjithçka që keni bërë dhe gjithçka që bëni për shtetin tonë dhe për çdo qytetar të Maqedonisë dhe për çdo qytetar të botës dhe atë e bëni me guxim pa dyshime dhe pa kalkulime për jetën tuaj dhe pozicioneve tuaja. Në këtë ditë dua që guximi juaj të shtrihet tek të gjithë ne të cilët kemi nevojë dhe sjellim vendime”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski investimin në mbrojtje e sheh si shumë të nevojshëm. Ai madje mendon se armata duhet të ketë mjete të ndara edhe për 10 vitet e ardhshme, për tu pajisur me mjete e nevojshme.

“Qëllimi jonë është të kemi armatë që do të jetë jo vetëm strukturore por edhe e modernizuar me mjete mbrojtëse të kohës dhe me pajisje për mbrojtjen e atësisë. Që ta realizojmë këtë është e patjetërsueshme t’i realizojmë planet që parashohin investim nga 955 milionë euro për 10 vitet e ardhshme për modernizim dhe furnizim të mos ndalojmë nga qëllimi të ndajmë 2% për mbrojtjen. Investimi në mbrojtje është nevoja jonë reale “, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Kovaçevski tha se si shtet e kemi vërtetuar se armata jonë është e fuqishme, jo vetëm me aktivitet në vendin tonë por edhe jashtë saj.

“Armata është krenari e popullit tonë. Ju jeni nga një armatë e fuqishme dhe e respektuar, garanci për qetësi dhe mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut. Si anëtare e NATO-s Armata e RMV sjellë në operacionet për misionet e mbrojtjes se qetësisë dhe promovimin e vlerave të përbashkëta në Aleancën dhe politikat e jashtme në të njëjtën kohë duke zhvilluar edhe kapacitetet e armatës tonë “, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Presidenti Pendarovski u ndau medalje pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në operacione humanitare apo paqësore jashtë vendit. Medalje u nda për 60 ushtarakë, ndërsa Ministrja Petrovska u ndau grada të moshuarve të graduar në gradën kolonel.