Shembet rruga në Prishtinë, dëmtimi mund të lidhet me punimet në afërsi

TË FUNDIT

Një situatë e rrezikshme është krijuar në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, ku një pjesë e konsiderueshme e asfaltit është shembur, duke krijuar një gropë të thellë në mes të rrugës, transmeton TV21.


Siç shihet në disa pamje rruga është dëmtuar rëndë përgjatë një segmenti të saj, ndërsa poshtë saj duken tubacione dhe instalime të tjera infrastrukturore të ekspozuara.


Dheu ka rrëshqitur duke lënë një hapësirë të madhe bosh që paraqet rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.


Në sfond shihen punime ndërtimore dhe një vinç, por nuk dihet nëse dëmtimi mund të lidhet me ndërhyrje në infrastrukturë apo punime në afërsi./TV21