Sekuestrohen 3 ton kokainë brenda kontejnerit me banane që vinte nga Ekuadori

TË FUNDIT

Autoritetet holandeze kanë sekuestruar këtë të shtunë, 17 korrik tre tonë kokainë.

Mësohet se sasia e drogës është gjetur brenda një kontejneri me banane në portin e Roterdamit.

Kokaina ishte nisur nga Ekuadori dhe si destinacion përfundimtar, dyshohet se kishte Bazelin e Zvicrës.

Ky operacion, është konsideruar si një nga më të mëdhenjtë të realizuar ndonjëherë nga ky port.

Në mars, zyrtarët konfiskuan 4 ton drogë të fshehur në një kontejner që mbërriti gjithashtu nga Ekuadori.