Një operacion i përbashkët i SHBA-së dhe Australisë shkatërroi një rrjet ndërkombëtar droge pasi kapën 2.4 ton kokainë në bordin e një anijeje në brigjet e Amerikës së Jugut që ishte nisur për në Australinë Perëndimore, njofton CNN.
Kokaina, e lidhur me një kartel meksikane i drogës, kishte vlerë prej rreth 1 miliard dollarë australianë duke e bërë sekuestrimin një nga më të mëdhenjtë në të cilin është përfshirë policia australiane.
Ndërkohë, dymbëdhjetë të dyshuar janë arrestuar nga policia e shtetit të Australisë.
