Sanksion kundërvajtës për lokalin ku qëndronte Mickoski

TË FUNDIT

Lokali ku dje qëndronte lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski do të sanksionohet pasi pronarët kanë penguar të kryejnë detyrën zyrtare inspektorët e tregut, njoftoi kryeinspektori, Stojko Paunovski.

“Kundër subjektit juridik tashmë është shqiptuar sanksion kundërvajtës për pengesë të personave zyrtarë për të kryer detyrën zyrtare, sepse restoranti ka kryer aktivitet hoteleriek edhe në pjesën e brendshme, për çfarë inspektorët kanë edhe dëshmi, kurse sot është parashtruar edhe kallëzim kundërvajtës sipas neneve 205 dhe 206 të Dekretit”, tha Paunovski.

Se në lokal ishte Mickoski, ka njoftuar vetë ky i fundit nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Fejsbuk”.