Rikonstruimi i bulevardit “Bosnjë dhe Hercegovina” ka kushtuar rreth 4.5 milionë euro, bëri të ditur për TV21, zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu.
Ai thotë se ky nuk është investimi i vetëm, pasi që në vitin 2020 është lëshuar në përdorim edhe bulevardi “Kristijan Todorovski Karposh i cili lidhet edhe me bulevardin e ri “Bosnjë dhe Hercegovina”.
