Ministria e Shëndetësisë së Rusisë mohoi se u kanë propozuar autoriteteve amerikane që të bashkëpunojnë në zhvillimin e vaksinës kundër virusit korona, deklaroi sot ndihmësi i ministrit të Shëndetësisë Aleksej Kuznjecov.
“Ministria ruse e Shëndetësisë nuk foli me palën amerikane me asnjë propozim zyrtar në lidhje me vaksinën”, tha Kuznjecov në një deklaratë për TASS.
CNN paraprakisht bëri të ditur se autoritetet ruse i kanë ofruar Uashingtonit bashkëpunim të tillë dhe se ato ishin refuzuar.
