Hungaria sot regjistroi 182 raste të reja të vdekjes nga Kovid-19, rritja më e madhe ditore e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë së Kovid-19 në atë vend, ndërsa 6.635 ishin të sapoinfektuar, tregojnë të dhënat e qeverisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes tani qëndron në 5.324, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 231.844.
Që nga dje, Hungaria kishte nivelin e pestë më të lartë të vdekshmërisë në 100.000 banor në dy javë, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Qeveria e kryeministrit Viktor Orban vendosi “mbyllje” të pjesshëm tre javë më parë për të ngadalësuar përhapjen e virusit, duke përfshirë orën policore në orën 19:00 dhe mbylljen e shkollave të mesme.
Shkollat fillore mbetën të hapura pavarësisht kërkesave të sindikatave të mësuesve për qeverinë për të urdhëruar pushim dimëror emergjent.
