Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se ishulli i Sazanit, një perlë e vërtet turistike shqiptare nuk po shfrytëzohet sa duhet. Ai ka premtuar se kjo do të ndryshojë shpejt.
“Shumë vizitorë në ditë kanë filluar të prekin tashmë nga afër Ishullin e Sazanit, një perlë e jona turistike deri më sot e pashfrytëzuar, por me potencial të jashtëzakonshëm për turizmin detar, të aventurës, historisë e peshkimit”, ka thënë Rama.
“Ndërkohë në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë e famshme franceze të konservimit të territorit po hidhen hapat e parë për zbatimin e projektit që do ta transfomojë Sazanin në një atraksion turistik të klasit të parë duke vënë theksin tek ruajtja e vlerave natyrore dhe historike të ishullit”, ka shtuar më pas ai.
