Që nga mesdita banorë të fshatit Jabollçishtë në Veles e kanë bllokuar rrugën kryesore të fshatit. Siç tregojnë për TV21 këtë e kanë bërë si protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali që po planifikohet të bëhet në lumin e fshatit të tyre. Protestat ende po vazhdojnë./TV21
