Në një prezantim të kompanive austriake të organizuar nga Ambasada e Austrisë, Oda Ekonomike Austriake dhe organizata joqeveritare “Klub Alpbach Maqedoni” , studentët u informuan për mundësitë që ofrojnë kompanitë austriake. Organizatorët thanë që kompanitë janë të hapura për të gjithë studentët që do të kenë dëshirë të aplikojnë.
Nga Oda Ekonomike Austriake dhe Ambasada e Austrisë theksojnë se kompanitë që janë të pranishme në Maqedoni ofrojnë mundësi të mira. Ata gjithashtu potencojnë se kompanitë që investojnë në Maqedoni shprehen të kënaqura, dhe se së shpejti do të ketë kompani tjera që do të investojnë në vend.
Nesër do të ketë edhe një konferencë me qëllim që të promovohen vlerat evropiane, duke përfshirë edhe ato austriake. Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë panelistë nga Austria si dhe nga rajoni.
Besian Leka
