Presidenti i Ukrainës u drejtohet drejtpërdrejt mijëra mbështetësve në Gjeorgji

TË FUNDIT

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sot ka mbajtur një fjalim direkt drejtuar dhjetëra mijëra personave në Gjeorgji, të cilët mbështesin luftën e Ukrainës kundër agresionit rus, përcjell TV21. Zelensky kërkon nga gjeorgjianët që të dalin në rrugë dhe të mbështesin përpjekjen e vendit të tij për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.

“Dua t’u bëj thirrje që mos të rrini të heshtur. Dua të dilni në rrugë dhe të mbështetni Ukrainën, mbështesni përpjekjet tona dhe luftën tonë, sepse nëse nuk qëndron Ukraina, nuk qëndron as Evropa. Nëse ne biem, bini edhe ju. Kështu që ju lutem mos qëndroni të heshtur. Mos i verboni sytë para kësaj, ejani dhe mbështeteni Ukrainën”, tha mes tjerash Zelensky.