Poliklinika e Çairit nga sot do të ketë pesë Echo-doppler

TË FUNDIT

Nga sot, Poliklinika Çair ka pesë pajisje të reja dixhitale Echo color doppler. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka theksuar se bëhet fjalë për investim të Shtëpisë Shëndetësore Shkup.

“Një aparat ECHO color doppler është vendosur në kabinetin e kraharorit në Poliklinikën Çair, ndërsa i dyti është planifikuar për repartin intern, i cili do të jetë i pajisur me sondë kardiologjike”, tha Mexhiti.

Ai informoi se në Poliklinikë është ndërruar aparati i vjetër për gastroskopinë me gastroskop të ri modern. Është duke u përgatitur për një kabinet të ri ortopedik, i cili do të mbulojë nevojat e shërbimeve të tilla shëndetësore në këtë pjesë të qytetit të Shkupit. Përveç kësaj, këtu është instaluar një gjenerator i ri për prodhimin e energjisë elektrike.

Mexhiti njoftoi se në muajin e kaluar është instaluar një sistem pax dhe është implementuar plotësisht në të gjitha dhomat me rreze X në Shtëpin e Shëndetit Shkup. Me këtë, siç theksoi ai, mundësohet qasja më e lehtë e të gjithë radiologëve në diagnostifikimin me rreze X që kryhet këtu.

“Si Ministri e Shëndetësisë, ne jemi fuqishëm të përkushtuar për përmirësimin e kushteve në shëndetin publik përmes blerjes së pajisjeve të reja, rikonstruksioneve dhe investimeve në kapitalin njerëzor. Në Shtëpinë e Shëndetësisë Shkup gjatë muajit shtator janë bërë 42 punësime të reja. Prej tyre, 22 mjekë të mjekësisë janë të punësuar në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, nënvizoi ministri.