Policia ka ndaluar 2 persona nga Gostivari që dyshohen për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope

TË FUNDIT

Dje (22-nëntor) rreth orës 14 e 45 minuta,  në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat SH.S. (46) nga Negotina e Pollogut dhe R.A. (38) nga Senokosi i Gostivarit, nën dyshimin për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”. 
Çështja është duke u  sqaruar dhe dokumentuar, me ç’rast do të pasoj parashtresë adekuate, njoftojnë nga SPB-Tetovë.