Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori shqiptar do të mbajë fanellën me numrin 23

TË FUNDIT

Kristjan Asllani është prezantuar nga Al Jazira, duke u bërë lojtari më i ri i klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Transferimi vjen pas disa ditësh negociatash mes Al Jaziras dhe Interit.

Nëse Asllani regjistron 20 paraqitje gjatë sezonit, atëherë pritet të aktivizohet opsioni për blerjen e kartonit. Al Jazira shpenzoi 1,5 milionë për huazimin. Sa i përket blerjes së kartonit do të duhen edhe 5 milionë euro të tjera.

Tashmë gjithçka është zyrtare dhe Asllani do të mbajë fanellën me numrin 23 te Al Jazira.

Asllani u bashkohet disa lojtarëve të Kombëtares në Lindjen e Mesme. Kujtojmë se aty luajnë edhe Berat Gjimshiti, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani.