Shkëndija e Haraçinës mposht Bashkimin, Fazlagiq shënon dy gola për fitoren 2-1

TË FUNDIT

Shkëndija e Haraçinës ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit, me rezultat 2-1, në kuadër të javës se peste te LPFM.


Enis Fazlagiq ishte heroi i takimit për ekipin nga Haraçina, duke realizuar dy gola. Ai shënoi fillimisht në minutën e 8-të, ndërsa golin e dytë e realizoi në 45+2.


Për Bashkimin golin e vetëm e shënoi Luis Ribeiro në minutën e 25-të.


Me këtë fitore, Shkëndija e Haraçinës shkon në 7 pikë pas pesë ndeshjeve, duke u renditur në vendin e pestë në tabelë. Bashkimi mbetet në fund të klasifikimit me 0 pikë.