Kandidati i pavarur për Kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, është ankuar se ndjekur nga një automjet i MPB-së, është ndaluar nga policia dhe ia kanë marrë dokumentet.
Në kumtesën e shtabit zgjedhor të Dimitrievski-t, theksohet se policia me drita sinjalizuese e ka dërguar kryetarin e komunës në kontroll teknik, edhe pse, siç pohon ai, automjeti është i ri dhe ai ka autorizim për të drejtuar me të njëjtin.
Lidhur me këtë rast është prononcuar edhe MPB-ja. Nga atje thonë se lidhur me rastin kur është ndaluar automjeti “Reno” që drejtohej nga D.D, MPB-ja menjëherë ka kyçur Departamentin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale për të zbardhur rastin.
MPB-ja nuk do të lejojë presione, veprime të jashtëligjshme dhe keqpërdorim të detyrës – thonë nga policia. Beteja zgjedhore në Kumanovë vazhdon në rrethin e dytë, mes Dimitrievskit dhe kandidatit të LSDM -së, Oliver Ilievskit./TV21
