Policët e gjykatave ankohen se po diskriminohen me ndryshimet në Ligjin për shërbime gjyqësore. Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë Gjyqësore, Vlladimir Litovski, pohon se të gjithë të punësuarve të tjerë në gjykata pagat u janë rritur për 15 %, ndërsa vetëm policëve për 2%.
“Me këtë ligj bëhet rritje e pagave të të gjithë nëpunësve gjyqësor, përveç policisë së gjykatave. Në këtë mënyrën të shpërndarjes së pikëve, policët gjyqësor kthehen në margjinat e gjyqësorit. Tekstualisht mbesim në pagën minimale prej 18.200 denarë. Deri tani me rangun e njëjtë e të punësuarve me të cilët ishim, tani ata do të na largohen me 3000 ose 4000 mijë denarë më shumë”- deklaroi Vlladimir Litovski, kryetar i Sindikatës së pavarur të pol.gjyqësore.
Gjatë protestës, Litovski u ftua në takim nga ministri Nikolla Tupançevski. Ministri ju premtoi se deri në fund të javës do të bisedojë me Ministrinë e Financave për të plotësuar kërkesën për rritjen e pagës bazë me 15%. Litovski shtoi se shumë shpesh ndodh që policët e gjykatave të harrohen.
“Dëgjoni absurditetin. Polici i gjykatave qëndron në derë me armë, e siguron gjykatën, të vetmit ne që kemi nënshkruar dokument për besueshmëri për ruajtjen e të dhënave personale, ndërsa ne nuk marrim shtesa për rrezikshmëri ose për besueshmëri, kurse në gjykatë punësuarit që nuk kanë asnjë kontakt me palët, marrin shtesë për rrezikshmëri. Nuk kanë parë as palë e as lëndë, a marrin shtesë edhe për besueshmëri”- pohoi Vlladimir Litovski.
Policët protestues i dhanë afat ministri Tupançevski që deri në fund të javës të përmbushet kërkesa e tyre, përndryshe paralajmërojnë se do të vendosin shatorë para ministrisë deri sa të plotësohen kërkesa e tyre. Litovski u ankuan edhe për mungesë të kuadrit, ndërsa bëri të ditur se në gjithë vendin janë rreth 180 policë të gjykatave.
