Policët e Kosovës në Tiranë, do të monitorojnë ndeshjen Roma-Feyenoord

TË FUNDIT

Policia e Kosovës do të dërgojë zyrtarë policor në Tiranë për të monitoruar ndeshjen Roma- Feyenoord, në kuadër të Conference League.

Ky lajm për portalin RTV21 është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, ka thënë Kelani,.

Në anën tjetër në Tiranë tifozët e të dyja ekipeve kanë shkaktuar trazira të cilat kanë pasuar edhe me lëndime në njerëz./21Media