Petrovska: Nuk shoh ndonjë arsye pse të mos ndodhin ndryshimet kushtetuese

TË FUNDIT

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska nuk sheh asnjë arsye pse ndryshimet kushtetuese të mos ndodhin.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Click Plus” në TV21, ajo theksoi se të gjitha tezat e opozitës për tjetërsimin e identitetit janë në thelb të pasakta.

“Kur flasim për ndryshimet kushtetuese, duhet të dimë se cili është qëllimi i këtyre ndryshimeve. Ne kemi vuajtur për një kohë të gjatë nga teza se populli maqedonas nuk është në të vërtetë maqedonas, se ne jemi një komb i ndarë në dy shtete, sa i përket Bullgarisë. Çfarë themi me Kushtetutë? Themi se në preambulën e cila tashmë ekziston në Kushtetutën aktuale dhe e cila tashmë është votuar në Kuvendin e Maqedonisë ku thuhet “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedonas si dhe qytetarët që jetojnë brenda kufijve të saj të cilët janë pjesë e” dhe renditi popullin shqiptar, turk, vllah, etj. dhe të tjerët duke marrë përgjegjësi për të tashmen dhe të ardhmen e atdheut të tyre etj. Duam të heqim “të tjerët” pas kësaj, të vendosim presje pas popullit boshnjak dhe të shtojmë atë bullgar, kroat, malazez… Ku po e humbim identitetin tonë këtu?”, shpjegon Petrovska.