Pesë arkivole para një parcele në Vodno/ Banorët me peticion kërkojnë shfuqizimin e vendimit për ndërtim

TË FUNDIT

Pesë arkivole mbi të cilat shkruan ujë, paqe, shëndet, diell dhe ajër, u panë para parcelës ku duhet të ndërtohet një ndërtesë.

Banorët e lagjes dhe rrugës Përzhinë, thonë se këtu prapa meje nuk duhet të ndërtohet ndërtesë për shkak se me të do t’u prishen të gjitha të drejtat për jetë human.

Hekuri tashmë është në parcelë, por aktivitetet ndërtimore të Topmetalit i ndaloi komuna, ndërsa kompania tani po ankohet për vendimin e këtillë, kështu që fjala e fundit i përket Ministrisë për transport dhe lidhje.

Derisa Ministria sjell vendim, qytetarët dërguan peticion.

“Për momentin në rrugën tonë me 16 familje, tashmë krijohet kaos trafiku. Çfarë do të ndodhë kur këtu do të lëvizin edhe 16 vetura shtesë? Çfarë do të ndodhë me cilësinë e ajrit kur qarkullimi i veturave do të rritet katërfish për shkak se veturat do të qarkullojnë deri në fund të rrugicës pa dalje ku nuk mund të kalojnë dy vetura? Për momentin të gjithë fqinjët kanë problem me derdhjen e ujërave të zeza nëpër rrugët, bodrumet dhe oborret e tyre. As kanalizimi i ri nuk e zgjidhi problemin. Për momentin kemi ndërprerje të vazhdueshme me furnizimin e ujit dhe energjisë elektrike dhe si pasojë na prishen aparatet elektrike, ngrohësit, kompjuterët, çezmat.”

Ata kërkojnë që në tërësi të shfuqizohet leja për ndërtim dhe të hedhet poshtë ankesa e investitorit.

Nga komuna e Kisella Vodës thonë se leja është shfuqizuar.

“Revizioni i objektit në Përzhinë që e bëmë,  detektoi 4 pikë baze për shfuqizimin e lejes – lëshime nga metrat katrore të hapësirës, leja ka të bëjë me ndërtim të tipit A1 ndërsa ata i kanë lidhur objektet në mënyrë që të kenë vetëm një hyrje dhe dy metra katrore shtesë etj.”- deklaroi Orce Gjorgjievski, Kryetar i Kisella Vodës

Reagimi i Komunës vjen pasi investitori ka ardhur për të punuar dhe ka sjellë materiale edhe pse nuk ka pasur leje për një gjë të tillë. 

error: Content is protected !!