Morën rrogë dhe apanazhë, KSHPK kallëzim për ish-anëtarët e këshillit drejtues dhe mbikëqyrës në TEC “Negotinë”

TË FUNDIT

Komisioni Antikorrupsion vendosi të parashtrojë kallëzim penal në Prokurorinë Publike për ish-anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikëqyrës në TEC “Negotinë”, sepse në mënyrë të paligjshme i kanë mbajtur vendet e punës dhe kanë marrë paga të dyfishta, transmeton TV21.

Ata janë arsyetuar se kanë pasur kontrata menaxheriale, edhe pse, siç shpjegoi anëtari i antikorrupsionit, Servet Demiri, ata kanë marrë apanazhë për një vit të plotë.

“Personat e denoncuar, të përmendur në kallëzim, kanë qenë anëtarë të ish-Këshillit Drejtues të shoqërisë aksionare, njëkohësisht të sistemuar edhe në pozita drejtuese në njësi organizative në TEC “Negotinë”. Pas ndryshimit të statusit me bashkimin e shoqërisë aksionare SHA TEC Negotinë me SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut Shkup, pas ndërprerjes së funksioneve si anëtarë të Këshillit Drejtues, këta persona kanë mbetur në marrëdhënie pune në shoqërinë aksionare, gjë që ka qenë e paligjshme. Personat kanë marrë edhe mjete në formë apanazhe në bazë të kontratave menaxheriale në vlerë prej 12 pagash”, deklaroi Servet Demiri – anëtar i KSHPK-së.