Paraburgim për mjekun nga Gjilani, dyshohet se nuk ka vepruar ne kohë

TË FUNDIT

Sot Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se është caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj të pandehurit V.Th, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ”trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. ”Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21 maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, me rastin e lindjes së të dëmtuarës D. Ll. nuk ka ndërmarrë veprimet me kohë për mjekim, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete”, është bërë e ditur në komunikatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se në rastin konkret përmbushen të gjitha kushtet e nevojshme për caktimin e masës së arrestit shtëpiak./21Media