Para sfidës Nurmagomedov-Gaetje, kujtojmë Khabib me plis shqiptari, dhuratë që ia dërgoi kampioni olimpik Shaban Tërstena

TË FUNDIT

Kinë, rritet prodhimi i biçikletave elektrike

Numri i biçikletave elektrike në Kinë ka arritur rreth 300 milionë, me shitje vjetore prej më shumë...

Johnson me plan dimëror për Covid-19

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, shpjegoi në një fjalim publik sot detajet e daljes nga...

Në Bosnje dhe Hercegovinë vazhdohet ora policore edhe për 14 ditë

Shtabi i krizës i Ministrisë federale të Shëndetësisë së Bosnje e Hercegovinës sot i vazhdoi masat për...

Opozita bojkoton Xhaferin! Propozimi për Kuvend online do të diskutohet të enjten

https://youtu.be/zfnLpBXVfuE Propozimi për plotësim të Rregullores për punë të Kuvendit,...

Zaev: S’jemi larg marrëveshjes me Bullgarinë! Shpreson për takim të ri me Borisovin në dhjetor

https://youtu.be/1Mkn2owtqTQ Kryeministri Zoran Zaev me kënaqësi do të takojë dhe do të...

Në eventin e arteve marciale që sot do të zhvillohet në Abu Dhabi, përballja kryesore do të jetë në mes Khabib NurmagoMedov dhe sfidantit Xhastin Gaetje. Kampioni në peshat e lehta, NurmagoMedovi, numëron 28 fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara dhe sonte do të mbrojë titullin për herë të tretë. Kundërshtari i tij, Gaetje, ka 22 fitore dhe dy humbje, por që cilësohet si kundërshtari më i vështirë që ka pasur ndonjëherë Khabibi. Ndeshja mes dy atletëve më të njohur të peshave të lehtë në UFC, do të fillojë në orën 23:00, sipas kohës sonë lokale.

Kujtojmë, vitin e kallar Khabib Nurmagomedov, kampion i peshave të lehta në UFC, i ka pranuar dy dhuratat e kampionit olimpik Shaban Tërstena-plisin e bardhë dhe librin tij Rruga e kampionit olimpik. Atij dhuratat i ka dorëzuar Mogamedxhi Nurov, i cili është nga Dagestani, por që do të jetë pjesë e sportistëve të Maqedonisë në Lojërat e dyta Europiane në Minsk të Bjellorusisë nga 21-30 qershor.

Kur Mogamedxhi Nurov ishte në Shkup takoi Tërstenën dhe ky i fundit i dërgoi dy dhurata Khabib Nurmagomedovit.

Fotoja e dy sportistëve të njohur nga Dagestani është shërndarë në rrjetet sociale.

Kujtojmë se, edhe Khabib i pari i kishte bërë një dhuratë kampionit olimpik në mundje Shaban Tërstena, duke i dhuruar një kapelë të tij.

TË NGJAJSHME