Vuçiqi fajëson Turqinë për njohjen e Kosovës nga Siria

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të enjten se vendimi i Sirisë për ta njohur pavarësinë e Kosovë ka qenë i pritshëm, duke pasur parasysh, sipas tij, që në Damask ka ardhur në pushtet një qeveri nën ndikimin e Turqisë.

Vuçiq ka thënë se ky vendim përmban “vulën turke” dhe shtoi se tani është e qartë sa ka vlejtur “qasja liberale e Bashar al-Asadit” sa ishte në pushtet.

“Tani është bërë e qartë sa ka vlejtur për ne qasja liberale e Bashar al-Asadit kur ai ishte në krye të Sirisë. Është po ashtu e qartë se kur dikush vjen në pushtet nën ndikimin e madh të njërit prej shteteve kryesore të rajonit, siç është Turqia, nuk është e papritur që të ndodhin zhvillime të tilla”, ka thënë Vuçiq.

Siria u bë shteti i 120-të që njohu pavarësinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ia atribuoi meritat Turqisë për këtë njohje.

FFM shqiptoi edhe një pezullim të përjetshëm për incidentin në duelin Besa – Aerodrom 2018

0

Komisioni disiplinor në suaza të FFM, informoi se pas sigurimit të video materialit të ri dëshmues në procedurën disiplinore kundër KF Besa Sllupçan, ndërsa për shkak të incidentit të bërë në ndeshjen e luajtur KF Besa – KF Aerodrom 2018, ndeshje e xhiros së 8-të të Ligës së tretë, është vërtetuar se në incident ka marrë pjesë edhe futbollisti, Behar Demiri.

Kundër këtij lojtari do të shqiptohet sanksion disiplinor – përjashtim nga organizata e futbollit (suspendim i përjetshëm).

Komisioneri disiplinor i Ligës së Tretë – Veri u bën thirrje të gjithë personave që kanë video ose dëshmi të tjera relevante në lidhje me incidentin, t’i paraqesin ato për qëllime të procedurës disiplinore.

Federata e Futbollit të Maqedonisë edhe një herë dënon fuqishëm çdo formë dhune në fushat sportive dhe do të vazhdojë me zbatimin pa kompromis të rregulloreve disiplinore, me qëllim mbrojtjen e integritetit të ndeshjeve dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në futboll.

Struga Trim Lum fiton ndaj Shkupit, rikthehet në krye të tabelës së kampionatit

0

Struga Trim Lum shpejt u rikuperua nga humbja ndaj Breras. Pasdite, në ndeshjen e javës së 11-të, struganët si vendas në terrenin e tyre mposhtën Shkupin me rezultat 2-1.

Që nga fillimi i ndeshjes, iniciativën e kishin struganët, dhe një lojë e tillë dha rezultat në minutën e 24-të me golin e Compaoré. Në pjesën e dytë, Struga mbeti me një lojtar më pak pasi francezi Diako mori karton të kuq në minutën e 54-t. Ekipi i Shkupit barazoi në minutën e 56-të përmes Suhel Muharemit nga penalltia. Një tjetër penallti u akordua në minutën e 75-të, këtë herë për Strugën, dhe Compaoré u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë fitores rezultatin 2-1.

Me këtë fitore, Struga u rikthye në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Vardari, i cili nesër do të luajë derbin kundër Sileksit.

Stefkovski dhe Aliu nënshkruan marrëveshje për ndërtim të një ambulance të re në Autokomandë

0

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, dhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim midis Komunës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përcakton qartë detyrimet e të dy institucioneve për ndërtimin e një ambulance të re në Autokomandë.

“Një ambulancë e re në Autokomandë po bëhet realitet. Po fillojmë një procedurë për realizimin e një prej kërkesave kryesore të banorëve të Autokomandës – një ambulancë të re, moderne dhe funksionale. Me këtë marrëveshje, po hapim rrugën për një ambulancë të re në Autokomandë,  me çfarë barakat e vjetra do të shkojnë në histori”, theksohet në postimin e Komunës së Gazi Babës në Fejsbuk. 

 Aktivitetet ndërtimore në terren pritet të fillojnë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

“Me këtë ndjeshëm do të përmirësohen kushtet për kujdes shëndetësor, qytetarët do të marrin shërbime më cilësore dhe personeli mjekësor do të punojë në një mjedis më modern dhe më të sigurt. Punojmë për qytetarët – me përgjegjësi, ndershmëri dhe përkushtim. Premtimet po realizohen”, njoftuan nga Komuna e Gazi Babës. 

Çitaku: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja

0

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka shumicë të re parlamentare, andaj vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja. Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit sot, tha se seanca e vetme që mund të thirret në Kuvend është ajo për formimin e qeverisë së re, andaj çdo thirrje e seancës për diçka tjetër është shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve.

“Qartësova se pika e vetme e rendit të ditës që mund të trajtojmë si kryesi është thirrja e seancës për votimin e qeverisë se re. Çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit dhe Kushtetutës”, tha Çitaku.

Ajo tha se në takimin e nesërm te presidentja Osmani, liderët politikë duhet të dëshmojnë a ka shumicë të re parlamentare. Por sipas saj, në Kosovë po shihet se nuk ka shumicë parlamentare, andaj vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

“Liderët në takimin e nesërm do të qartësojnë se a ka shumicë të re apo jo. S’ka shumicë të re parlamentare dhe s’kemi nevojë për taktizime”, tha Çitaku.

Presidentja Vjosa Osmani, pas dështimit të formimit të qeverisë nga mandatari Albin Kurti, ka ftuar për ditën e premte liderët e partive politike. Presidentja duhet t’i jep shansin një kandidati tjetër për formimin e qeverisë dhe nëse kjo dështon sërish, atëherë sipas afateve kushtetuese duhet të shpallen zgjedhjet e reja brenda 40 ditëve.

“Lukoil” pranoi ofertën e kompanisë së regjistruar në Zvicër! Kush është pronari i ri?

0
FILE PHOTO: The logo of Lukoil is on display at a petrol station in Saint Petersburg, Russia May 25, 2022. REUTERS/Anton Vaganov

“Lukoil” mori ofertë për blerje të pasurive të tij ndërkombëtare, njoftoi faqja e internetit lukoil.com. Kushtet kyçe të marrëveshjes ishin paraprakisht të rëna dakord nga palët. Nga ana e tij, Lukoil pranoi ofertën, duke u angazhuar të mos negociojë me blerës të tjerë potencialë. “Gunvor Group” është e regjistruar në Zvicër dhe u themelua nga suedezi Torbjorn Tornkvist dhe oligarku rus Genadi Timçenko, afër Kremlinit. Timçenko është në listën e sanksioneve të SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës, Kanadasë, Japonisë dhe Australisë. Një ditë para hyrjes në fuqi të sanksioneve të SHBA-së ndaj Timçenkos në vitin 2014, ai ia shiti pjesën e tij partnerit të tij për të mbrojtur kompaninë. Kompania që nga atëherë pohon se nuk ka lidhje me Rusinë.

Arsovska emëroi drejtor të ri, “Komunalja” i drejtohet Arsovskës: Na mbaroi nafta, përgjegjësia është e juaja!

0

Bordi drejtues i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup i ka dërguar një “urgjencë të menjëhershme” kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke paralajmëruar se qyteti është para një “gjendjeje alarmante” në lidhje me mirëmbajtjen e higjienës, përcjell TV21. Në shkresë, Bordi drejtues informon se ndërmarrja është pothuajse para ndërprerjes së plotë të punës, pasi rezervat e naftës për automjetet për mbledhjen e mbeturinave janë drejt fundit. “

Për njohurinë tuaj, aktualisht janë drejt fundit rezervat e naftës të destinuara për automjetet speciale komunale që përdoren për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave komunale, të cilat nuk mund të blihen pa nënshkrimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit,” thuhet në urgjencë.

Bordi drejtues drejtpërdrejt e thekson përgjegjësinë te kryetarja Arsovska, pasi ndërmarrja nuk ka të caktuar një ushtrues detyre drejtor që mund të nënshkruajë blerjen e domosdoshme. Pas urgjencës, kryetarja në largim caktoi Aleksandar Jovanovski si drejtor të ri të Higjienës Komunale.

Ministri i Jashtëm i Sirisë: Njohja e Kosovës u arrit nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë

0

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ka konfirmuar se njohja e Republikës së Kosovës është bërë “nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë”.

Në një shkrim në “X”, Al-Shaibani ka theksuar se Siria e njeh Kosovën si shtet të pavarur, duke riafirmuar “respektin për sovranitetin dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje”.

“Nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë, Republika Arabe Siriane njoftoi njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur, duke riafirmuar respektin për sovranitetin dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje. Damasku shpreh respekt për vullnetin dhe aspiratat e popullit të Kosovës dhe pret me interes zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Damaskut dhe Prishtinës, në mënyrë që të promovohen stabiliteti dhe respekti i ndërsjellë mes kombeve”, thuhet në shkrimin e tij.

Siria është bërë shteti i 120-të që njeh pavarësinë e Kosovës.

 Dalipi: Qëndroni me dinjitet, Struga e lirë është afër

0

Kandidati i AKI-së për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi, përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook, iu drejtuar atyre që, sipas tij, janë në frikë dhe nën presion në punë, institucione, administratë dhe biznese. U tha se e di shumë mirë nëpër çfarë po kalojnë, që u kërkohet të heshtin dhe të mos deklarohen, por i siguroi se i mbron dhe është me ta dhe u kërkoi që të durojnë edhe disa ditë.

Unë jam me ju dhe ju premtoj se siç po qëndroni sot në heshtje dhe me dinjitet, shumë shpejt do të qëndroni krenar dhe me zë të lartë në një Strugë të lirë. Duroni edhe pak! Falemnderit që nuk u dorëzuat. Faleminderit që nuk lejuar askënd të blejë dinjitetin tuaj, as me asfalt, as me disa kubikë dru, as me premtime boshe e joshje të përkohshme”, tha Arsim Dalipi, kandidat i AKI-së për kryetar të Strugës.

A mund të bëhet Sela pjesë e Qeverisë? Mickoski: Në politikë është gjithçka e mundur

0

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk e pa përjashtuar mundësinë që Ziadin Sela të bëhet pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve lokale, përcjell TV21. Megjithatë, Mickoski tha se nuk ka pasur kërkesë nga Sela për takim.

Gazetari: A është e mundur hyrja e Ziadin Selës pas zgjedhjeve lokale në qeveri, pasi edhe zv/kryeministri Mexhiti paralajmëroi mundësi të tillë? Shikoni në politikë është gjithçka e mundur. Me rëndësi është të tregohet se më tepër se 600 mijë votues pas një vjet e gjysmë nga zgjedhjet parlamentare, i dhanë legjitimitet të plotë kësaj qeverie dhe ne vazhdojmë me politikat reformuese që i kemi nisur si qeveri para 16 muajve, kur u zgjodhëm. Gazetari: A ka pasur kërkesë nga z.Sela për takim? Jo, te unë jo”, tha Mickoski.