Bordi drejtues i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup i ka dërguar një “urgjencë të menjëhershme” kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke paralajmëruar se qyteti është para një “gjendjeje alarmante” në lidhje me mirëmbajtjen e higjienës, përcjell TV21. Në shkresë, Bordi drejtues informon se ndërmarrja është pothuajse para ndërprerjes së plotë të punës, pasi rezervat e naftës për automjetet për mbledhjen e mbeturinave janë drejt fundit. “
Për njohurinë tuaj, aktualisht janë drejt fundit rezervat e naftës të destinuara për automjetet speciale komunale që përdoren për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave komunale, të cilat nuk mund të blihen pa nënshkrimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit,” thuhet në urgjencë.
Bordi drejtues drejtpërdrejt e thekson përgjegjësinë te kryetarja Arsovska, pasi ndërmarrja nuk ka të caktuar një ushtrues detyre drejtor që mund të nënshkruajë blerjen e domosdoshme. Pas urgjencës, kryetarja në largim caktoi Aleksandar Jovanovski si drejtor të ri të Higjienës Komunale.
