Numërohen mbi 82% të votave në Tetovë, prin Kasami

0

Nga numërimi i 82.91 për qind të votave në 97 nga gjithsej 117 vendvotime, në Tetovë prin Bilall Kasami nga VLEN me 53,62%, përcjell TV21. Kundër kandidati i tij, Bajram Rexhepi ka 41,65% të votave. Deri në këto momente, sipas KSHZ-së, Kasami ka 17,339 vota, ndërsa Rexhepi 13,469 vota.

VMRO-DPMNE me rezultate fillestare: Gjorgjievski me avantazh të trefishtë

0

Kandidatët e VMRO-DPMNE-së, sipas rezultateve fillestare nga qendra analitike e partisë udhëheqin në Shkup, Aerodrom, Probishtip, Koçan dhe Vallandovë.

Orce Gjorgievski nga VMRO-DPMNE ka një avantazh pothuajse trefish ndaj Amar Mecinoviqit nga E Majta në Shkup.

Kandidatët e VMRO-DPMNE-së kanë gjithashtu epërsi bindëse në Aerodrom, Probishtip, Koçan dhe Vallandovë.

KSHZ: Janë mbyllur të gjitha vendvotimet, ka nisur procesi i numërimit të votave

0

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në të cilat u votua për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ata njoftuan se ka filluar edhe procesi i votimit nga komisionerët dhe vëzhguesit.

KZHZ njoftoi se deri në orën 18:30, jehona e votuesve ishte 45,71% apo 325,691 qytetarë.

Përfundoi votimi, fillon numërimi

0

Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët sot mund të votonin në rrethin e dytë të zgjedhjeve të teta lokale, për kryetarë të komunave në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre vendvotime në Shuto Orizarë për këshilltarë. 

Sot nuk u votua për kryetarë të komunave në Gostivar, Vrapçishtë, Qendra Zhupë dhe në Mavrovë, ndërsa aty procedura do të përsëritet në afat prej 60 ditëve pas përfundimit të Zgjedhjeve Lokale. 

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune u votua në kryeqytet dhe në Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Vallandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çucer Sandevë, Shuto Orizarë, Dollnen, Dojran dhe Zërnovc.

Të drejtë vote në rrethin e dytë të zgjedhjeve kanë 1 013 375 votues. Prej tyre të drejtë vote në Qytetin e Shkupit kanë 474 304 votues. 

Në kryeqytet në komunat Qendër, Aerodrom, Karposh kishte dy fletëvotime për votim sepse u zgjodh kryetar komune në Shkup dhe në vetëqeverisje lokale, përderisa në Shuto Orizarë në tre vendvotime u votua për kryetarë të komunave dhe kishte rivotim dhe për këshilltarë. Në komunat e tjera u votua vetëm për kryetar komune. 

Në zgjedhje morën pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 kandidatë të pavarur. 

Zgjedhjet i ndjekën 1 598 vëzhgues vendorë dhe të huaj, prej të cilëve 933 vendorë dhe 651 të huaj. 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 17 jehona në Shkup është 28,52 për qind, ndërsa në të gjitha komunat në shtet ku votohet në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale përqindja e votuesve që dolën në votim është 39,28. Jehonë më të madhe të votimit ka në Konçe (64,44), ndërsa më të vogël në Saraj 8,77 për qind, njoftoi në konferencë për media Radica Todorovska Aleksovska, zëdhënëse e KSHZ-së. 

Në orën 19:00, qendrat e votimit u mbyllën. Votuesve të pranishëm në qendrën e votimit u lejohet të votojnë. Qendra e votimit në të cilën kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në Listën e Votuesve mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak të Komisionit Komunal Zgjedhor (KZZ) kompetent, por numërimi i votave nuk duhet të fillojë para orës 19:00.

Këshilli zgjedhor ia dorëzon procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor Komisionit Komunal Zgjedhor, përkatësisht Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit, në afat prej pesë orësh pas përfundimit të votimit. Materialin zgjedhor ia dorëzon KKZ-së kryetari i KZ-së i shoqëruar nga anëtarët e KZ-së ose përfaqësues të paraqitësve të listave dhe përfaqësues të policisë, nëse është e nevojshme.

Udhëheqësitë e partive janë në shtabet e tyre, ku i presin rezultatet e votimit, të cilat pritet të publikohen rreth mesnatës. 

Dje, një ditë para zgjedhjeve, nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të cilët mundën ta realizonin të drejtën e tyre të votës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale votuan 3.327, informoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). 

“Në 14 institucione ndëshkuese korrigjuese, ku 1.256 persona që vuajnë dënime me burg ose paraburgim mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, votuan 588 votues. Nga 214 personat e vendosur në institucione për kujdes jo-familjar, 125 votues votuan deri në orën 18:30 të mbrëmjes”, njoftoi KSHZ-ja.

Votimi, siç bëhet e ditur në kumtesë, për të gjitha këto kategori të votuesve u zhvillua pandërprerë dhe pa kurrfarë probleme dhe parregullsi.

Sulejmani: Kandidatët e VLEN kanë marrë mbështetje të gjerë në të gjitha komunat ku garojnë

0

Zëdhënësi i VLEN, Driton Sulejmani tha se sipas vlerësimeve të tyre, kandidatët e koalicionit VLEN që ishin në raundin e dytë të zgjedhjeve kanë marrë mbështetje të gjerë në të gjitha komunat, shkruan TV21. Sulejmani tha se do të vazhdojnë ta ndjekin procesin e numërimit të votave deri në shpalljen e rezultateve, që siç tha, më së largu për dy orë do të marrin edhe informacione nga komisionerët dhe vëzhguesit.

“Sipas vlerësimeve tona, kandiatët e koalicionit VLEN kanë marrë mbështetje të gjerë në të gjitha komunat ku garojnë dhe presim rezultate që do ta konfirmojnë këtë besim. VLEN do të vazhdojë të ndjekë procesin deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe mbetet e përkushtuar drejt zgjedhjeve të ndershme, respektimit të çdo vote dhe forcimin e besimit në proceset demokratike”, tha Sulejmani.

Mickoski: Pres fitore të madhe, ndryshimet kanë filluar

0

Ndjejmë se këto zgjedhje janë vazhdim i procesit të reformave, proces i zhvillimit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi që së bashku me bashkëshorten Rozi votoi në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, në shkollën fillore komunale “Dimo Haxhi Dimov” në Komunën e Karposhit.

Ai dëshiroi ditë zgjedhore të lumtur dhe të qetë

“Mendoj se këto zgjedhje janë bindshëm më demokratiket dhe më korrektet të organizuara ndonjëherë në Maqedoninë demokratike. Dëshiroj që edhe kjo ditë të jetë e këtillë. I falënderoj qytetarët”, theksoi Mickoski.

Me këtë rast ai shtoi se në këto zgjedhje, ka pasur dallim të qartë mes koncepteve që partitë politike i kanë ofruar.

Ai nënvizoi se pret që të jetë e qartë diferenca dhe fitorja e madhe edhe pas këtij rrethi të dytë.

Me këtë rast shtoi se ndryshimet kanë filluar, procesi i reformave tashmë ka filluar dhe ky është procesi që do të vijojë në vitet që janë para nesh.

“Besojmë te vullneti i qytetarit që nuk shitet për një thes çimento”, Ademi pyetet për rezultatet nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

0

Pas mbylljes së qendrave të votimit, nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi tha se besojnë te vullneti i qytetarëve që nuk shiten për favore, përcjell TV21. Ademi tha se do të presin numërimin e votave e me marrjen e informacioneve, do të ketë edhe paraqitje të tjera.

“Ne besojmë te qytetari, te vullneti i lirë i qytetarit i cili nuk shitet as për një thes çimento e as për favore të tjera të pandershme dhe joligjore. Besojmë  se ai vullnet reflektohet te kutitë e votimit të cilët tani po hapen dhe me durim të presim numërimin e votave të secilit qytetar,  sa t’i kemi rezultatet, do të dalim me kohë t’i ndajmë me mbarë opinionin çfarëdo informacioni që kemi në interes publik”, tha Arbër Ademi.

Siljanovska Davkova: Kryetarët dhe këshilltarët le të hidhen në punë

0

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova pret zgjedhje të qeta pas së cilave kryetarët e komunave dhe këshilltarët e zgjedhur duhet të nisin punën. 

“Pres që dita të jetë e qetë, të përfundojmë zgjedhjet dhe pastaj kryetarët dhe këshilltarët të hidhen në punë”, deklaroi Siljanovska-Davkova pasi e realizoi të drejtën e saj të votës në shkollën fillore “Kole Nedellkovski” në komunën Qendër. 

Siljanovska-Davkova përcolli dy mesazhe të rëndësishme – njërën se në zgjedhjet lokale duhet të votojnë vetëm persona të cilët kanë banim të përhershëm në komunë dhe e dyta drejtuar grave të cilat në këto zgjedhje si kandidate për kryetare komunash ka shumë pak, edhe pse kishte mundësi të kandidoheshin me vetëm dy nënshkrime.  

Gashi: Qytetarët përcaktuan drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre

0

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe theksoi se vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët e përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre. 

“Sot e realizova të drejtën time qytetare duke votuar në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre”, ka shkruar Gashi në Fejsbuk. 

Ai apelon deri te qytetarët që të dalin edhe ta shprehin vullnetin e tyre në këto zgjedhje lokale. 

“Inkurajoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të shprehur vullnetin e tyre në dobi të komunave dhe qyeteve tona”, theksoi Gashi. 

Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

0

Presidenti Amerikan Donald Trump I ka kërkuar Departamentit Amerikan të Mbrojtjes që të përgatitet për veprime ushtarake kundër Nigerisë në një kërcënim të drejtpërdrejt ndaj shtetit të Afrikës Perëndimore. Presidenti Amerikan akuzoi qeverinë e Nigerisë se nuk po mbron besimtarët e krishtertë dhe po lejon vrasjen e tyre.

 “Qeveria nigeriane duhet të veprojë shpejt. Nëse ne sulmojmë, do të jetë e shpejtë, e egër dhe e ëmbël, ashtu siç sulmojnë terroristët e tyre të krishterë tanë të çmuar !”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social, duke quajtur Nigerinë një “shtet të turpshëm”. Ai gjithashtu njoftoi ndalimin e menjëhershëm të të gjitha ndihmave amerikane ndaj Nigerisë, vendit më të populluar të Afrikës dhe prodhuesit kryesor të naftës.

Ky reagim i Trump erdhi pasi administrata e tij riktheu Nigerinë në listën e “Vendeve me Kujdes të Veçantë” për shkelje të lirisë fetare, ku përfshihen edhe Kina, Mianmar, Koreja e Veriut, Rusia dhe Pakistani. Para kërcënimit të Trump, Presidenti nigerian, Bola Ahmed Tinubu, mohoi pretendimet për intolerancë fetare dhe mbrojti përpjekjet e vendit të tij për të garantuar lirinë fetare.

“Karakterizimi i Nigerisë si vend me intolerancë fetare nuk pasqyron realitetin tonë kombëtar dhe nuk merr parasysh përpjekjet e sinqerta të qeverisë për të mbrojtur të drejtën e besimit për të gjithë nigerianët”, tha Tinubu.

Nigeria ka një histori të gjatë bashkëjetese paqësore midis 200 grupeve etnike dhe besimeve të ndryshme, përfshirë krishterimin, islamin dhe besimet tradicionale, megjithëse shpesh ndodhin shpërthime dhune, sidomos për shkak të ndarjeve etnike ose konflikteve mbi burimet e pakta. Grupi ekstremist islamik Boko Haram ka terrorizuar pjesën verilindore të Nigerisë për 15 vitet e fundit, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz, shumica e të cilëve myslimanë.

Shtetet e Bashkuara kanë një prani ushtarake të reduktuar në Afrikën Perëndimore, ndërsa baza më e madhe amerikane në kontinent është në Xhibuti, ku janë vendosur mbi 5,000 trupa për operacione rajonale.

Trump kishte emëruar më parë Nigerinë si vend të rrezikshëm gjatë mandatit të tij të parë, ndërsa pasardhësi I tij demokrat demokrat Joe Biden e hoqi Nigerine nga kjo  lista në vitin 2021.