Mickoski: Kërçova e kërçovarëve, kjo tregon që mund të bëhemi bashkë maqedonas, shqiptarë, turq, romë, krishterë e myslimanë

0

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se në Kërçova është e kërçovarëve dhe se aty ka fituar ideja se Maqedonia është shtëpi për të gjithë etnitë. Me humbjen e Fatmir Deharit, Mickoski tha se është dëshmuar se askush nuk është më i fuqishëm se populli.

Rezultatet në Kërçovë, sipas Mickoksit kanë treguar se mund të ketë bashkim mes të gjitha etnive dhe feve në vend.

“Ra Fatmir Dehari. Ra nga populli që u bashkua kundër shthurjes, punës joadekuate dhe u dëshmua se askush nuk është më i fuqishëm sesa populli. Ju treguam se çfarë mundemi kur jemi të bashkuar. Atje kemi bashkëpunuar de të ndryshme, etni të ndryshme, kundër atyre që e tërhiqni qytetin poshtë. Kjo e hap derën se mund të bashkohemi. Maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vlleh, boshnjakë, të krishterë, myslimanë. VMRO-DPMNE, LSDM dhe të gjithë të tjerët rreth vlerave dhe politikave për të cilat kanë nevojë qytetarët. Për këtë duhet të punojmë. Fitoi bashkëjetesa dhe besimi në vlera. Ky është shembull i rëndësishëm sesa mund të arrijmë kur jemi të bashkuar. Fitoi ideja se Maqedonia është shtëpi për të gjithë, maqedonas, shqiptarë , turq, romë, serbë, boshnjakë dhe të tjerët. Të nderuar kërçovarë, unë jam me ju dhe Kërçova në periudhën në vijim duhet të jetë në fokus të qeverisë”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Haqim Ramadani nuk arriti të fitojë Bërvenicën! “Fitova zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria”

0

Kandidati për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani ka falënderuar të gjithë përkrahësit, pavarësisht se nuk arriti t’i fitojë zgjedhjet. Ramadani tha se ka fituar zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria dhe se i është plotësuar dëshira që të ketë dashurinë e popullit.

“Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.

Ju luta Zotit të më japë dashurinë e popullit – dhe Ai ma plotësoi dëshirën.

Faleminderit nga zemra diasporës që më përkrahu pa kursim, që sakrifikoi kohën, mundin dhe të ardhurat për këtë kauzë. Ju jeni forca jonë më e madhe”, tha Ramadani.

Kurto Dudush mbetet kryetar i Shuto Orizarës

0

Kurto Dudush mbetet kryetar i komunës së Shuto Orizarës, përcjell TV21. Unioni i Romëve ka arritur të sigurojë 50,50% ë votave, respektivisht 3,354 vota, kundrejt kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Erxhan Demir, i cili ka siguruar 2,991 vota, pse 45,03% të votave. Këto janë rezultatet e publikuara nga KSHZ, nga numërimi i 91,67% të votave.

Ali Ahmeti: S’arritëm të fitojmë komuna, e pranojmë rezultatin

0

Lderi i BDI-së, Ali Ahmeti tha se kanë fituar shumicën e votës popullore në gjithë vendin, pavarësisht që nuk kanë fituar garën për kryetarë të komunave, shkruan TV21. Ahmeti tha se ky është një mesazh nga qytetarët të cilin e pranojnë.

“Kemi fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në këto zgjedhje me mbi 23 mijë vota më shumë. Por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetarë të komunave. Ky është një mesazh kompleks që ne e pranojmë me respekt dhe përgjegjësi. Qytetarët kanë treguar se besojnë në vlerat tona, në vizionin tonë por njëkohësisht kërkojnë që rinovojmë mënyrën se si i përfaqësojmë këto vlera në terren”, tha Ali Ahmeti.

Adnan Azizi: Konfirmoj fitoren bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen…

0

Adnan Azizi nga VLEN ka shpallur fitoren në Tetovë, Dibër, Strugë, Bogovinë e Dollnen, që siç tha, janë fitore bindëse. Azizi falënderoi të gjithë qytetarët për përkrahjen.

“Deri në këto momente mund të konfirmojë fitoren bindëse në Tetovë me mbi 5 mijë vota dallim. Fitoren bindëse në komunën e Bogovinës me mbi 1400 vota dallim. Fitoren bindëse në Dibër, në Strugë, në Dollnen”, tha Azizi.

Pas 13 vitesh, BDI humb Kërçovën! Mërgimtari: Morëm gjithë atë rrugë, jemi të zhgënjyer. Kjo ndodhi sepse nuk janë mbajtur fjalët

0

Pas 13 vitesh BDI humbi Kërçovën, mërgimtarët thonë se janë të zhgënjyer me rezultatin, që siç thanë, pavarësisht se humbja është pjesë e jetës. Sipas mërgimtarit, kjo humbje ishte si rezultat se nuk u mbanë fjalët e dhënë dhe shtoi se, kjo duhet të jetë mësim për të tjerët

“Nuk ndjehemi mirë për shkak se të marrësh gjithë këtë rrugë të vishtë të votosh edhe në fund të dalësh i zhgënjyer, nuk është mirë. Kjo ndodhi se nuk i kanë mbajtur fjalët. U fol që që do të ketë mbështetje por nuk pati”.

Mexhiti: Sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim!

0

Pas raundit të dytë të të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, përmes rrjeteve sociale është prononcuar Izet Mexhiti nga VLEN, përcjell TV21. Mexhiti thotë se VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve.

“Shqiptarë, urime fitorja! Sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim! VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut — kjo fitore legjitimon me votën e sovranit vullnetin tonë për rotacion politik dhe për një të ardhme më të mirë. Nga nesër, kryetarët e zgjedhur nisin punën me përgjegjësi dhe përkushtim. Ne jemi të vendosur të punojmë çdo ditë për zhvillimin e vendbanimeve tona dhe për mirëqenien e çdo qytetari.
Sonte fillon një erë e re politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Vota juaj na nderoi, por edhe na obligon që të mos ndalemi me punë!”, ka shkruar Mexhiti.

Mendi Qyra: Ne ia arritëm, ne fituam dhe qytetarët e vlerësuan këtë

0

Kandidati për Strugën Mendi Qyra ka shpallur fitoren që siç tha, u treguan më të mirë dhe qytetarët i vlerësuan për këtë. Qyra falënderoi mërgimtarët që tha se janë të rëndësishëm si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik

“Ne ia arritëm, ne fituam, ne u treguam më të mirë dhe qytetarët këtë e vlerësuan”, tha Mendi Qyra

VMRO-DPMNE fiton edhe në Bërvenicë, Haqim Ramadani nga VLEN nuk ia doli

0

Pas numërimit të 100 për qind të votave në Bërvenicë, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Jovica Ilievski ka fituar me 47,71% të votave të fituara, përcjell TV21. Kandidati i VLEN-it, Haqim Ramadani ka arritur të sigurojë 46,12% të votave. Ilievski ka 4,369 vota, ndërsa Ramadani 4,224 vota.

Bajram Rexhepi uron Kasamin! Thotë që përgjegjësia është e tij dhe e askujt tjetër

0

Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi ka uruar kundërkandidatin e tij nga VLEN, Bilall Kasamin. Rexhepi tha se gara për Tetovën ka mbaruar dhe se qytetarët e thanë fjalën e fundit.

“Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e than fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë. Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër .Zoti na ndihmoftë”, tha Bajram Rexhepi.