Pas mbylljes së qendrave të votimit, nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi tha se besojnë te vullneti i qytetarëve që nuk shiten për favore, përcjell TV21. Ademi tha se do të presin numërimin e votave e me marrjen e informacioneve, do të ketë edhe paraqitje të tjera.
“Ne besojmë te qytetari, te vullneti i lirë i qytetarit i cili nuk shitet as për një thes çimento e as për favore të tjera të pandershme dhe joligjore. Besojmë se ai vullnet reflektohet te kutitë e votimit të cilët tani po hapen dhe me durim të presim numërimin e votave të secilit qytetar, sa t’i kemi rezultatet, do të dalim me kohë t’i ndajmë me mbarë opinionin çfarëdo informacioni që kemi në interes publik”, tha Arbër Ademi.
