Aliu nga PDSH: Nuk do ta refuzojmë ftesën për pjesëmarrje në qeveri

0

Partinë Demokratike Shqiptare sot mban Kuvendin Qendror të partisë, ndërkaq, i pyetur nëse do të bëhen pjesë e qeverisë, Imer Aliu nga kjo parti tha se ende nuk ka ftesë, por që të njëjtën nuk do ta refuzojnë, përcjell TV21. Imeri tha se do të presin se si do të zhvillohet situata ditëve në vijim.

“Jo, mirëpo ne në fakt nuk do ta refuzojmë ftesën. Dialog apo debati më saktë ne do ta zhvillojmë me secilin tash e tutje, përfshi edhe qeverinë. Mirë po, një gjë është e qartë, rendi i ditës i Partisë Demokratike Shqiptare dhe rendi i ditës i Qeverisë dhe partive në qeveri duket se është i ndryshëm, por sigurisht, ne do të debatojmë me të gjithë”, tha mes tjerash Imer Aliu, anëtar i Kryesisë Qendrore të PDSH-së.

I pyetur për zgjedhjet lokale, Imeri tha se “nuk është tragjedi kombëtare humbja e BDI-së”, ndërsa theksoi se është koha për realizime dhe se për këtë do të mbajnë përgjegjës koalicionin shqiptar në qeveri.

“Janë bërë shumë premtime, tash është koha që të realizohen. Ne do të mbajmë përgjegjës sigurisht partinë shqiptare në pushtet, se ata kanë premtuar dhe sigurisht tash e tutje nuk kanë asnjë arsyetim që të mos-realizojnë. Ne si PDSH atë do të bëjmë, do të mbajmë përgjegjës ata që u kanë premtuar qytetarëve dhe që i kanë pozicionet tash e tutje në pushtetin lokal dhe qendror. Ajo që BDI ka humbur, nuk është tragjedi kombëtare”, theksoi mes tjerash Aliu.

Ali tha se mes tjerash, Kuvendi i partisë sot ka formuar Trup Koordinativ që do të koordinojë aktivitetet e mëtutjeshme të partisë pas zgjedhjeve, ndërkaq theksoi se ka interesi të shtuar të njerëzve për t’u kyçur në Partinë Demokratike Shqiptare.

Familjarët kërkojnë Islam Beqirin nga Haraçina, për herë të fundit është parë gjatë ditës së djeshme

0

Familjarët kërkojnë Islam Beqirin nga fshati Haraçinë në Shkup. Bëjnë të ditur se parë për herë të fundit është parë gjatë ditës së djeshme, kur edhe është nisur me autobus drejt Shkupit. Luten qytetarët që kanë çfarëdo informacioni, që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktoni familjarët në numrin 070/555-254, ose Policinë.

Monumenti “Shqiponja” në Kukës! Dhuratë e Lazim Destanit, i cili u nderua me Çelësin e Qytetit

0

Në Kukës u zhvillua një ceremoni solemne për inaugurimin e monumentit “Shqiponja”, një vepër artistike voluminoze që prej ditës së djeshme po qëndron në hyrje të qytetit, aty ku kryqëzohen rrugët që lidhin Kukësin me Rrugën e Kombit dhe me zonën e Hasit, përcjell TV21. Kjo vepër arti është një dhuratë nga filantropi tetovar Lazim Destani, i njohur për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të projekteve kulturore dhe kombëtare shqiptare.

Në ceremoninë e organizuar me pjesëmarrjen e institucioneve vendore morën pjesë kryetari i Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj, ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë.


Në fjalën e tij, pas prerjes së shiritit, Lazim Destani shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe theksoi se ndjen krenari që monumenti “Shqiponja” ka gjetur vend në një qytet simbol të bashkimit shqiptar.

“Kjo Shqiponjë fluturoi nga Tirana për t’u vendosur këtu, sepse siç duket, shqiponjat i duan malet e larta”, u shpreh ai.

Duke kujtuar rrënjët e tij nga Bozovca e Tetovës, Destani shtoi se me Kukësin e ndan vetëm një kodër dhe se ndien lidhje shpirtërore me këtë qytet, i cili prej dekadash përfaqëson mikpritjen dhe bujarinë shqiptare.

Në shenjë vlerësimi për dashurinë dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për Kukësin, kryetari i bashkisë Albert Halilaj i dorëzoi Lazim Destanit Çelësin e Qytetit, simbol i mirënjohjes dhe respektit të përbashkët.

“Kukësi është qyteti që i bashkon të gjithë shqiptarët përmes Rrugës së Kombit. Falë njerëzve si z. Destani, ne ndërtojmë ura bashkimi dhe kujtese kombëtare”, deklaroi Halilaj.

Ndërsa ish-kryeministri Pandeli Majko vlerësoi gjestin e Destanit si shembull të rrallë të filantropisë dhe përkushtimit ndaj identitetit kombëtar.

Monumenti “Shqiponja” është realizuar fillimisht në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe tashmë është vendosur në Kukës, në trekëndëshin simbolik mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai është shoqëruar me elementë ndriçimi dekorativ dhe përbën një pikë të re identitare për qytetin.

Në përfundim të ceremonisë, z. Destani theksoi se kjo vepër nuk është thjesht një monument arti, por një shenjë e bashkimit dhe e aspiratave të përbashkëta të shqiptarëve kudo që janë për në Bashkimin Evropian.

“Për Kukësin, për Shqipërinë dhe për të gjitha trojet tona uroj zhvillim dhe përparim shoqëror e kulturor. Të palëkundur le të ecim drejt integrimit në Bashkimin Europian, sepse shqiptarët, përveç gjeografisë, këtu kanë historinë dhe përkatësinë e tyre kulturore”, u shpreh ai.

Tripunovski: Nuk rrezikohen fondet nga programi IPARD

0

-Rasti i marrjes së ryshfetit nga drejtori i Agjencisë për Mbështetje të Bujqësisë dhe Zhvillim Rural është një tregues i qartë se ligjet vlejnë njësoj për të gjithë funksionarët aktualë dhe të mëparshëm, dhe për këtë arsye bëj apel që ky rast të hetohet deri në fund, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Në lidhje me: Dyshimet për ryshfet në bujqësi, Nikollovski: Rrezikohet programi IPARD-3 në vlerë të 128 milionë

Në lidhje me akuzat e opoyitares LSDM se për shkak të këtij rasti, janë në rrezik fondet e Bashkimit Evropian për programin IPARD-3, Tripunovski tha se një gjë e tillë nuk ekziston, pra nuk ka kërcënim as për fondet IPARD, as për pagesat kombëtare që ka Maqedonia si shtet.

“Qeveria tregon një luftë të paanshme ndaj korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Raste të tilla në të kaluarën nuk ndodhnin, më parë pushteti i kaluara synonte të fshihte çdo krim. Nën presionin e opinionit publik ndoshta ndërmerrej ndonjë veprim, më shumë për sy e faqe sesa veprime reale. I inkurajoj institucionet kompetente që të hetojnë tërë rastin deri në fund, sepse vetëm kështu mund të parandalojmë veprime të ngjashme në të ardhmen,” tha ai.

Në lidhje me kërkesat për dorëheqjen e tij nga posti, ai tha se nuk sheh asnjë lidhje, pasi Agjencia është një institucion i veçantë me menaxhim, trup drejtor dhe strukturë të veçantë. Pikërisht për këtë bëri apel që rasti të hetohet në tërësi dhe, nëse ka përgjegjësi, të veprohet sipas ligjit.

Më parë sot, deputeti dhe ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikolovski duke folur për skandalin me drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Ilija Stoilov, tha se skemat korruptive dhe keqpërdorimet në sektorin e bujqësisë, të lidhura me kuadro të VMRO-DPMNE-së, vënë në dyshim seriozisht mbështetjen evropiane për realizimin e programit IPARD-3 në vlerë prej 128 milionë eurosh.

Dafina tregon se kujt i ngjan djali i saj

0

Në “garën” miqësore prindërore se kujt i përngjan më shumë fëmija, duket se Dafina Zeqiri sapo ka dhënë përgjigjen përfundimtare.

Artistja e njohur ka ndarë së fundmi një foto të ëmbël në Instagram story, ku shfaqet duke puthur djalin e saj, shoqëruar me mbishkrimin e qartë: “My mini me”.

Ky postim vjen si një përgjigje për të gjithë ndjekësit dhe miqtë e çiftit, duke “vulosur” se i vogli ka marrë tiparet e së ëmës.

Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, u bënë prindër për herë të parë në korrik të këtij viti, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Daskan.

Dyshimet për ryshfet në bujqësi, Nikollovski: Rrezikohet programi IPARD-3 në vlerë të 128 milionë €

0

Nga LSDM kanë reaguar pas arrestimit të 5 personave, nën dyshime për ryshfet në sektorin e bujqësisë, përcjell TV21. Ljubço Nikollovski nga LSDM thotë se ky skandal rrezikon mbështetjen evropiane për realizimin e programit IPARD-3 në vlerë të 128 milionë eurove.

Në lidhje me: 5 të arrestuar për ryshfet në bujqësi! Prokuroria zbulon skemën me 50,000 € në IPARD

“Sipas informacionit që kemi, ky skandal tashmë ka paralajmërim dhe është e mundur që Bashkimi Evropian të ndalë financimet e programit IPARD-3 të Komisioni Evropian. Janë vënë në rrezik 128 milionë euro nga i gjithë programi shtatëvjeçar, para që duhej të ishin motor i bujqësisë sonë”, tha mes tjerash Nikollovski.

Andonovska: LSDM-ja duhet të distancohet nga Filipçe dhe Zaev, Maqedonisë i duhet një opozitë e fortë

0

Nga VMRO-DPMNE thonë se pas rezultateve në zgjedhjet lokale, LSD duhet të reformohet, përcjell TV21. Viktorija Andonovska nga VMRO-DPMNE thotë se LSDM-ja, për të mbijetuar politikisht, duhet të ndërpresë lidhjet me Venko Filipçen dhe Zoran Zaevin.

“LSD-ja e pa-reformuar, e udhëhequr nga Filipçe në hijen e Zaevit, përjetoi një dështim historik në këto zgjedhje. Udhëheqja e LSD-së nga Filipçe dhe Zaev e çoi partinë drejt kolapsit, dhe këtë e dëshmon rezultati i këtyre zgjedhjeve lokale, ku LSD fitoi vetëm 6 komuna, 126,000 vota dhe rreth 230 këshilltarë. Njëkohësisht, partia humbi edhe bastionet e saj të dikurshme. Derisa LSD drejtohet nga dyshja Filipçe-Zaev, partia mbetet larg çdo mundësie për progres, konsolidim dhe reformë. Për LSD-në, është e domosdoshme ndërprerja e lidhjes me Filipçen dhe Zaevin, nëse dëshirojnë të mbijetojnë politikisht. Nëse LSD dëshiron të vazhdojë ekzistencën e vet politike, Filipçe duhet të japë dorëheqjen. Maqedonia ka nevojë për një opozitë të fortë, jashtë rrethit të Filipçes dhe Zaevit”, tha Viktorija Andonovska nga VMRO-DPMNE.

Zjarr në magazinë parfumerie në Turqi, 6 të vdekur! Erdogan: Kemi nisur hetimet

0

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një zjarr që shpërtheu këtë mëngjes në një magazinë parfumerie në Dilovasi, një qytet në pjesën veriperëndimore të Turqisë, përcjell TV21.

Sipas pamjeve të transmetuara nga kanali turk NTV, zjarri shkrumboi dy kate të ndërtesës ku ndodheshin magazina dhe punishtja e prodhimit të parfumeve.

Aktualisht nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur rastin.

“I kërkoj Allahut mëshirë për vëllezërit tanë që humbën jetën në zjarrin që ndodhi në një magazinë në distriktin Dilovasi të Kocaelit. Ministria jonë e Punës dhe Sigurimeve Sociale, si dhe njësitë përkatëse, kanë nisur hetimet lidhur me zjarrit. I shpreh ngushëllimet e mia familjeve dhe të afërmve të vëllezërve që vdiqën, ndërsa uroj shërim të shpejtë për të plagosurit”, ka shkruar presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Për 9 muaj, shteti ka mbledhur 58,7 milionë € nga pikat e pagesave në autostrada

0

Të ardhurat totale nga taksat e pikëpagesave për nëntë muajt e parë të vitit arritën 3.611.645.604 denarë (rreth 58,7 milionë euro), njoftojnë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH). Në shtator, qarkullimi në pikat e pagesës ishte 401.971.971 denarë, ndërsa gjatë muajve të verës, kur frekuenca e automjeteve është më e lartë, u regjistruan:

  • Gusht: 494.308.025 denarë
  • Korrik: 469.811.647 denarë
  • Qershor: 399.325.680 denarë

Pika e pagesës më fitimprurëse është ajo në Rramanli, ndërsa të ardhurat më të ulëta janë regjistruar në Kadrifakovë.

Sa i përket pagesës elektronike, në shtator, arkëtimi nga faturat e lëshuara përmes ETC arriti në 30.870.116 denarë, ndërsa përmes rimbushjes online në internet u arkëtuan 30.888.802 denarë. Pagesat përmes sistemit “Open Balkan” për këtë muaj arritën në 10.486.530 denarë.

Nga NPRRSH theksojnë se pagesa elektronike ka arritur tashmë 35% të totalit.

Në fazën përgatitore ndodhet projekti për plotësimin e pajisjeve M-TAG dhe Mkard, dhe siç bëjnë të ditur nga NPRRSH, së shpejti pritet që përmes personave juridikë të fillojë shitja me pakicë e pajisjeve M-TAG në të gjithë vendin.

Katër të mitur rrahën bashkëmoshatarin e tyre dhe publikuan video në TikTok, MPB: Është zbardhur rasti

0

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është zbardhur rasti ku disa të rinj kishin dhunuar një bashkëmoshatar të tyre në Strumicë, dhe më pas kishin publikuar video në Tik Tok nga incidenti, përcjell TV21. Nga MPB thonë se për rastin është njoftuar Prokuroria dhe Qendrës për Punë Sociale.

“Më 6 nëntor 2025, një 42-vjeçar nga Strumica raportoi në stacionin policor se rreth një javë më parë katër të mitur kishin ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur, duke e filmuar dhe shpërndarë incidentin në rrjetin social TikTok. Pas raportimit, policia e Sektorit të Brendshëm të Strumicës ndërmori masa për hetimin e rastit. Të miturit e përfshirë u thirrën në stacionin policor dhe u intervistuan në prani të prindërve të tyre. Është njoftuar Prokuroria Themelore në Strumicë dhe Qendrës për Punë Sociale në Strumicë. Pas dokumentimit të plotë, do të dorëzohet kallëzim i përshtatshëm sipas Ligjit për drejtësinë e fëmijëve”, thonë nga MPB.