Tripunovski: Nuk rrezikohen fondet nga programi IPARD

TË FUNDIT

-Rasti i marrjes së ryshfetit nga drejtori i Agjencisë për Mbështetje të Bujqësisë dhe Zhvillim Rural është një tregues i qartë se ligjet vlejnë njësoj për të gjithë funksionarët aktualë dhe të mëparshëm, dhe për këtë arsye bëj apel që ky rast të hetohet deri në fund, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Në lidhje me: Dyshimet për ryshfet në bujqësi, Nikollovski: Rrezikohet programi IPARD-3 në vlerë të 128 milionë

Në lidhje me akuzat e opoyitares LSDM se për shkak të këtij rasti, janë në rrezik fondet e Bashkimit Evropian për programin IPARD-3, Tripunovski tha se një gjë e tillë nuk ekziston, pra nuk ka kërcënim as për fondet IPARD, as për pagesat kombëtare që ka Maqedonia si shtet.

“Qeveria tregon një luftë të paanshme ndaj korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Raste të tilla në të kaluarën nuk ndodhnin, më parë pushteti i kaluara synonte të fshihte çdo krim. Nën presionin e opinionit publik ndoshta ndërmerrej ndonjë veprim, më shumë për sy e faqe sesa veprime reale. I inkurajoj institucionet kompetente që të hetojnë tërë rastin deri në fund, sepse vetëm kështu mund të parandalojmë veprime të ngjashme në të ardhmen,” tha ai.

Në lidhje me kërkesat për dorëheqjen e tij nga posti, ai tha se nuk sheh asnjë lidhje, pasi Agjencia është një institucion i veçantë me menaxhim, trup drejtor dhe strukturë të veçantë. Pikërisht për këtë bëri apel që rasti të hetohet në tërësi dhe, nëse ka përgjegjësi, të veprohet sipas ligjit.

Më parë sot, deputeti dhe ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikolovski duke folur për skandalin me drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Ilija Stoilov, tha se skemat korruptive dhe keqpërdorimet në sektorin e bujqësisë, të lidhura me kuadro të VMRO-DPMNE-së, vënë në dyshim seriozisht mbështetjen evropiane për realizimin e programit IPARD-3 në vlerë prej 128 milionë eurosh.