Prokuroria Themelore në Shkup ka ngritur dyshime ndaj një çifti bashkëshortësh për vrasjen e 65-vjeçarit Aco Trpovski, në lagjen Autokomandë të Shkupit. Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 21 mars 2024, në një parking në Autokomandë, ku 65-vjeçari dyshohet se me dashje ka privuar nga jeta viktimën, ndërsa bashkëshortja e tij 59-vjeçare dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës dhe në fshehjen e gjurmëve, përcjell TV21.
Sipas hetimeve, gruaja kishte lënë takim me viktimën në vendin e ngjarjes. Pas mbërritjes së të dyshuarit, mes tij dhe viktimës ka pasur një përleshje verbale, pas së cilës i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale. Më pas, sipas Prokurorisë, bashkëshortët e kanë zhvendosur trupin në një automjet dhe e kanë dërguar në parkingun e Poliklinikës në Zhelezarë, ku janë përpjekur të fshehin gjurmët. Prokurori ka kërkuar nga Gjykata Penale në Shkup caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.
