Orce Gjeorgjievski merr detyrën e kryetarit të Shkupit! Premton pastrim, projekte të reja dhe largime në ndërmarrjet publike

0

Erdhi me një buqetë me lule, për t’ia “marr” vendin e punës!

Takim i ftohtë që zgjati me pak se një orë ndërmjet Orce Gjeorgjievskit dhe Danella Arsovskas në pranim dorëzimin e detyrës së kreut të Qytetit të Shkupit. Në largim Arsovska nuk foli për mediat!
Kryetari i ri u zotua se gjëja e parë që do të bëj është pastrimi i kryeqytetit nga mbeturinat, aksion i cili do filloj nga mesnata për 72 orë, larje të shesheve e bulevardeve dhe jo vetëm.

“Do të përgatitim rebalanc të buxhetit që duhet ta miratojmë shpejtë, duke përfshirë projekte të reja që do t’i fillojmë në Qytetin e Shkupit, në fokus i kemi katër prej të cilëve me dekada kanë mbetur anash, në periudhën që pasoj do ti zhbllokojmë dhe do ti realizojmë shpjet. Lidhja në ‘Momin Potok’, Bulevardi ‘Boris Trajkovski’ dhe dy urat njëra në Ljublanska dhe tjera te Gjenerali Apostol nga Aerodromi drejt Gazi Babës”, tha Gjeorgjievski.

Ai paralajmëroi edhe ndërrimin e drejtorëve të ndërmarrjeve publike, por edhe përjashtime nga puna.

“Të gjithë ata që kanë keqpërdorur vendet e tyre të punës, ndërsa janë paguar nga qytetarët, posaçërisht për ata që kam informacione dhe sonte do të jap detaje për këtë, që nuk kanë shkuar në punë e kanë marrë paga, pa taktizime, pa marrë parasysh kush nga vjen as pa përcaktime politike, fetare apo etnike, do të largohen nga puna që sot në numër të madh nga puna. Absolutisht edhe me kallëzime penale, do të pasojë revizioni në të gjitha ndërmarrjet publike dhe në Qytetin e Shkupit”, tha Gjeorgjievski.

Derisa jepej deklarata, vetëm se filluan të hiqen barrierat e vogla në hyrje të zyrave për evidencë në punë.

Takim pritet të ketë nesër edhe me pronarët e transportuesve privat të NQP-së, për tejkalim të krizës duke paralajmëruar edhe 60 autobus tjerë në linjat e kryeqytetit, për mos të dështuar transporti publik.

Raporti i KE-së arriti në Qeveri! Mickoski: Nuk ka prapakthim – Rokas kërkon ndryshime kushtetuese

0

Qeveria mbetet plotësisht e harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, çka përbën një arritje të rëndësishme për marrëdhëniet reciproke dhe për nivelin e përkushtimit ndaj vlerave evropiane – deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski pas pranimit të raportit të Komisionit Evropian nga ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas.

“Në raport vërehet se në disa fusha ka përparim të kufizuar ose të caktuar. Konkretisht, nuk ka fusha me prapakthim, ndërsa në katër kapituj është regjistruar përparim i mirë. Në një kapitull – Lëvizja e lirë e kapitalit – është rritur madje niveli i përgatitjes falë anëtarësimit në SEPA dhe zbatimit të masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Komisioni përshëndet hapat e ndërmarrë në ekonomi”, tha Mickoski.

Ambasadori evropian Mihalis Rokas, ndonëse pranoi se është bërë njëfarë përparimi, u ndal te ato fusha ku tha se nuk ka progres dhe se duhet punuar më shumë për të përmirësuar vlerësimet. Ai nuk la pa përmendur edhe detyrimin për ndryshimet kushtetuese.

“Nuk ka përparim në reformat gjyqësore dhe në luftën kundër korrupsionit – kjo mbetet thelbësore për t’u bërë. Nuk janë vetëm tregues, por themele për besimin e qytetarëve dhe për të ardhmen evropiane të vendit. Është e rëndësishme të kapërcehen ndarjet politike, të përshpejtohen reformat dhe të përfundojë procesi i emërimeve. Ekziston një mundësi serioze për të filluar dialogun dhe për të vazhduar me detyrimin për ndryshimet kushtetuese”, u shpreh Rokas.

Pas konferencës së djeshme për media të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, partia opozitare edhe sot vazhdoi me kritika, duke thënë se ky është raporti më i dobët deri më tani, me prapakthim drastik në sundimin e ligjit, me gjyqësor nën presion, me luftë joefikase kundër korrupsionit dhe stagnim në ekonomi dhe bujqësi.

Janevska për zëvendësimin e saj të mundshëm: Do ta respektoj çdo vendim të kryeministrit

0

Kështu u përgjigj Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, kur u pyet për përmendjen e emrit të saj si i mundshëm që do të përfshirjen nga rikonstuimi.

“Vendi ka kryeministër i cili mban mbi supe barrën më të madhe për ndryshimet pozitive që ndodhin dhe do të ndodhin në të ardhmen në Maqedoni. Është e drejta e tij e plotë, bashkë me organet e partisë, që të vendosë se kë do të propozojë si qeveri, apo kë si ministër para Kuvendit. Çdo vendim i tij absolutisht që do ta respektoj”, tha Janevska./TV21

Gjashtë viktima në katër ditë! Çdo jetë ka rëndësi – ngadalësoni shpejtësinë, lëreni telefonin!

0

Gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore vetëm në katër ditët e para të nëntorit, alarmoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Që nga fillimi i vitit deri në tetor janë regjistruar 115 viktima, ndërsa vitin e kaluar 142. Nga MPB apelojnë – shkaktarët më të shpeshtë të tragjedive janë shpejtësia e madhe, përdorimi i telefonave celularë dhe alkooli.

Policia ka paralajmëruar kontrolle të përforcuara, por mesazhi është i qartë – ndryshimi i vërtetë fillon me secilin individ. “Vozitni me mend, jo me emocione, që të gjithë të kthehemi të gjallë në shtëpi,” thuhet në apelin e MPB-së./TV21

Dëshmitarët zbulojnë keqpërdorimet! Vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve në lëndën “Onkologjia 2”

0

Në seancë sotme gjyqësore për rastin “Onkologjia”, ish-drejtorët e Klinikës, Nikolla Vasev dhe Nehat Nuhi, u përballën me tre dëshmitarë të Prokurorisë, të cilët rrëfyen mënyrën se si pacientëve u ishin ndryshuar dozat e terapive.

Një mjek dëshmoi se si një pacienti i ishte fshirë doza paraprake dhe i ishte shënuar katër herë më shumë se sa ishte e nevojshme, pa indikacione mjekësore për një dozë kaq të madhe. Ish-kryetarja e bordit drejtues të Klinikës, dëshmoi se imuno-terapitë siguroheshin nga buxheti i kushtëzuar rrallë dhe vetëm me pajtim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi Shëndetësor, ndërsa disa vendime për blerje të terapisë ishin miratuar pa leje paraprake nga këto institucione.

Dëshmitari i tretë tregoi se prindi i tij e kishte marrë terapinë imune vetëm përmes lidhjeve direkte me Vasevin, pasi shpesh mungonte ose nuk jepte efikasitet në kohë. Avokati, Bobi Spirkovski, kundërshtoi dëshmitë, duke theksuar se familjarët nuk mund të flasin për lëndë ekonomike dhe se nuk ka aktakuzë të bazuar për këtë./TV21

Conference League – Shkëndija dhe Drita rikthehen në arenën evropiane

0

Sot zhvillohen ndeshjet e radhës në fazën e grupeve të UEFA Conference League.

Shkëndija e Tetovës do të përballet në Shkup me ekipin polak Jagiellonia, në një duel të rëndësishëm për vazhdimësinë e saj në grup. Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim në orën 21:00 në stadiumin “Todor Proeski”.

Ndërkohë, Drita nga Gjilani në Irlandë, do të ndeshet me ekipin vendas Shelbourne. Edhe për gjilanasit kjo përballje ka peshë të madhe në garën për kualifikim. Gjithashtu ndeshja në Dublin do të zhvillohet në orën 21:00. Të dy skuadrat synojnë të marrin rezultate pozitive për të mbajtur gjallë shpresat në fazën e grupeve të Conference League./TV21

Pse PDE u tërhoq nga zgjedhjet lokale!? Hoxha: Ideja politike u devalvua, Ahmeti iu besoi njerëzve të gabuar

0

Pse PDE nuk morri pjesë në zgjedhjet lokale dhe u distancua nga AKI, në Hajde Flasim e sqaroi kryetari i kësaj partie Arjanit Hoxha. Sipas tij, arsyeja ka qenë se u devalvua ideja politike për të t’i propozuar kandidatët më të mirë për kryetar komunash. Si shembull mori komunën e Haraçinës, për të cilën ndonëse Ridvan Ibrahimi kishte dalë fitues në sondazhe, megjithatë u vendos që të propozohet tjetër kandidat, vetëm për, siç tha, tekeve të disa liderëve brenda AKI-së.

E marr si shembull komunën e Haraçinës. Unë kam patur në parti kuadër që ka qenë shumë më dinjitoz për ta përfaqësuar komunën e Haracinës. Por unë nuk ja kam kërkuar z.Ahmeti komunën e Haraçinës, jo ndaj respektit të BDI-së, por mua më ka ardhur turp të largoj Ridvan Ibrahimin nga komuna e Haraçinës, kur e dimë shumë mirë për të gjitha projektet dhe punët që ai i ka bërë i ka rregulluar në Haraçinë. Unë kur e kam vendosur pjesëmarrjen në AKI, kam vlerësuar që ata që meritojnë të mbeten në pozicione nuk duhet ne me çdo kusht vetëm se kemi ambicie të ngushta partiake që t’i zëvendësojmë   vetëm e vetëm që të na numërohet një komunë si parti politike”, tha Arjanit Hoxha, PDE.  

Çështja tjetër e humbjes së komunave sipas Hoxhës ka qenë edhe marrëdhënia mes Ziadin Selës dhe Arben Taravarit të cilët, siç tha, nuk i kanë folur njëri-tjetrit dhe sipas tij, kjo ka ndikuar negativisht në  trupin votues

Kur t’i thua se krijon një besëlidhje, në veshin e qytetarit ti donë të krijosh një pajtesë të madhe për një ide gjithë shqiptare, dhe ti e sh se në gjitha konventat dy liderë brenda AKI-së nuk pranojnë t’ia japin dorën njëri-tjetrit. Dhe ti pret që ta bindësh votuesin për të krijuar një besëlidhje të madhe të kësaj ideje. Mendoj se u devalvua koncepti mbi të cilin është dashur të ndërtohet. Pastaj mos të hyjnë në detaje se këto kanë qenë zgjedhje lokale”, u shpreh Arjanit Hoxha, PDE.

Hoxha shtoi se në fund të fundit barra më e madhe i bie zotëri Ahmetit për këtë që ndodhi në aspekt të komunave, pasi siç tha, Ahmeti iu besoi njerëzve të gabuar.

Maqedonia shpalli listën për ndeshjet e nëntorit, Alioski mungon për shkak lëndimit

0

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, shpalli listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit të këtij viti.

Në përzgjedhjen e re nuk ka surpriza të mëdha, ndërsa mbrojtësi Ezgjan Alioski do të mungojë për shkak lëndimit. Në skuadër rikthehen Lirim Qamili, Bojan Dimoski dhe Kristijan Trapanovski.

Maqedonia më 13 nëntor do të zhvillojë një miqësore kundër Letonisë, ndërsa më 18 nëntor në Kardif do të përballet me Uellsin në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës 2026. Grumbullimi i ekipit është parashikuar për 10 nëntor. Aktualisht, Maqedonia renditet në vendin e dytë të grupit me 13 pikë, një më pak se Belgjika kryesuese, ndërsa Uellsi ndodhet në vendin e tretë me 10 pikë./TV21

Aksioni në Shkup, policia shoqëron u.d. drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Ilija Stoilev

0

Ilija Stoilev, aktualisht Drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, është privuar nga liria pasditen e sotme, përcjell TV21. Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural mori detyrën më 26.07.2024. Jozyrtarisht, dyshohet për keqpërdorime përmes programit IPARD.

Në lidhje me: Aksion i madh antikorruptiv, bastisje nëpër Shkup

€500 milionë do të na kushtojnë interesat e kredive në vitin 2027! Bexheti: Rritja e BPV-së prej 3,8% për 2026 është tepër optimiste

0

Rritja e Bruto Prodhimit Vendor prej 3,8% për vitin e ardhshëm është disi e tepruar, kryetari i Këshillit Fiskal, akademiku Abdylmenaf Bexheti, duke shtuar se duhet treguar kujdes me shpenzimet e interesave të kredive, të cilat vazhdimisht rriten dhe thithin qindra milionë euro nga arka shtetërore. Këto, sipas tij, janë rreziqet kryesore për realizimin e buxhetit të vitit 2026, por edhe për vitet e ardhshme. “Ne jetojmë në një ambient të pasigurt, ndërsa jemi ekonomi e vogël dhe e hapur – prandaj duhet të kemi rrezik të llogaritur për çdo situatë,” – deklaroi Bexheti.

“Në pjesën e rritjes së projektuar duhet të jemi sa më realistë, në përputhje me ambientin makroekonomik. Mbi 300 milionë euro na kushtojnë interesat. Vitin e ardhshëm do të jetë e ngjashme. Por në vitin 2027 kjo shumë pritet të arrijë rreth gjysmë miliard euro vetëm për interesa. Projeksionet janë shumë të pafavorshme deri në vitin 2034”, theksoi Abdylmenaf Bexheti – Kryetar i Këshillit Fiskal.

Bexheti tha se për vitin e dytë me radhë, Këshilli Fiskal nuk ka dorëzuar mendim për propozim-buxhetin para miratimit të tij në Qeveri, edhe pse kjo është detyrim ligjor. Mendimi i Këshillit do të jetë gati për 4-5 ditë dhe do t’i dorëzohet Komisionit për Financim dhe Buxhet. Sa i përket konsolidimit të fondit pensional, për të cilin çdo vit derdhen qindra milionë euro nga buxheti, Bexheti tha se qëndrojnë ende në rekomandimin e vitit të kaluar.

“Pra, për të zbutur dhe për të hyrë në një konsolidim fiskal të fondit pensional, ju keni dy mundësi: ose t’i ngrini pensionet, ose të rritni gradualisht kontributin. Ose të zgjatet mosha e punës. Dhe ne nuk kemi thënë që kjo të ndodhë menjëherë”, pohoi theksoi Abdylmenaf Bexheti – Kryetar i Këshillit Fiskal.

Bexheti tha se është befasuar për mirë nga propozim-buxheti për vitin 2026, i cili është përgatitur me një qasje jashtëzakonisht konservatore krahasuar me pesëmbëdhjetë vitet e fundit. Lidhur me uljen e investimeve kapitale, të projektuara për vitin e ardhshëm në 650 milionë euro, ai shtoi se “më mirë të planifikojmë realisht, sesa të mos i realizojmë ato si këtë vit – por edhe si pothuajse të gjitha vitet e kaluara.”