Shkëndija shpartallon Maqedonija GjP me 7-2! Sileksi triumfon 5-1 ndaj Shkupit

0

Në dy ndeshjet e e zhvilluara sot në kuadër të javës së 13-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, favoritët i zgjidhën sfidat në favorin e tyre që në fazën e hershme të lojës.

Shkëndija u përball me Maqedonija GjP dhe e mposhti me rezultat bindës 7–2.
Mysafirët kishin bërë shumë ndryshime në skuadër menjëherë para ndeshjes, ndaj pritej që rolin e favoritit ta kishte ekipi vendas. Mazari në minutën e 9-të dhe Ramadani në të 16-tën i dhanë epërsi të shpejtë Shkëndijës. Mysafirët arritën ta ngushtonin rezultatin në minutën e 20-të me golin e Etemit, por Maliqi në minutën e 30-të e riktheu avantazhin për ekipin e tij. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe katër gola të tjerë, ndërsa rezultati përfundimtar u vulos në minutën e 89-të.

Sileksi priti ekipin e fundit në tabelë, Shkupin, dhe dominoi ndeshjen duke marrë tre pikë të merituara me fitoren 5–1.
Vardari mbetet në krye të tabelës, i ndjekur nga Struga, Shkëndija dhe Sileksi. Më 15 nëntor, Shkëndija do ta zhvillojë ndeshjen e mbetur kundër Shkupit./TV21

Mendi Qyra merr kryesimin e Strugës! Do ta shesë Audinë dhe do t’i përjashtojë punëtorët që s’vijnë në punë

0

Pas 16 vitesh, qytetarët e Strugës do të kenë në krye të Komunës kryetar të ri. Mendi Qyra cili sot në mënyrë solemne morrin mandatin e tij katër vjeçare.
Qyra u prit nga kryetari në ikje Ramiz Merko, ndërsa në deklaratë për mediat tha se do të ndërpresë disa kontrata pune në ditët në vijim.

“Sot bëra edhe propozim vendimin për shitjen e veturës Audi 6 e cila me procedurë te rregullt do të shitet dhe nuk do të jetë në përdorim të Komunës së Strugës dhe nga gjithë kjo është me rendësi të themi se nga sot te gjithë punëtorët të punësuar që nuk kane ardhur në punë në ditët në vijim do tu ndërpritet kontrata e punës”, tha Qyra./TV21

Nëse Qeveria delegon u.d. për Gostivarin, Limani do të kërkojë të shqyrtohet kushtetutshmëria e atij vendimi

0

Edhe ish kryetari i komunës së Gostivarit nuk pajtohet që Qeveria të delegojë ushtrues detyre për komunën, përcjell TV21. Valbon Limani thotë se nëse ndodh ashtu juridikisht do të do të kërkojë drejtësi dhe kushtetutshmërinë e  një vendimi të tillë.

“Mandati im zgjat deri në zgjedhjen e kryetarit të ri në zgjedhjet e rregullta por gjithsesi nëse kemi ashtu vendim, juridikisht do të do ta kërkojmë të drejtën tonë dhe kushtetutshmërinë e këtij vendimi. Ashtu si do të vendosin për ne është me rëndësi besimi i qytetarëve”, tha Valbon Limani – ish-kryetar i Gostivarit.

Mbyllen dyert e komunës së Vrapçishtit! Shabani: Çelësat i ka kryeministri

0

Sot dyert e komunës së Vrapçishtit ishin të mbyllura. Punëtorët që erdhën në zyrat e tyre në mëngjes nuk kishin asnjë informacion se çfarë po ndodhte.

Disa prej tyre treguan përmes telefonit se dyert i kishte mbyllur ish-kryetari i komunës, Isen Shabani.

Ky i fundit thotë se mandati i tij përfundoi dje dhe se nuk ka më arsye të qëndrojë në komunë.

 “Mua dje më datë 9 nëntor më ka mbaruar mandati. Sot është data dhjetë dhe për këtë duhet ta pyesni Qeverinë, apo të besueshmin e Qeverisë. Ai nga sot duhej të ishte në detyrë, dhe sigurisht përgjegjësia është e Qeverisë dhe të besueshmit të Qeverisë se përse dera është mbyllur. Mandati im dje ka përfunduar dhe sot unë jam qytetar i lirë”, tha Isen Shabani, ish-kryetar i komunës së Vrapçishtit.

Ai nuk ka ndërmend t’i hapë dyert e komunës, dhe kur u pyet nëse do t’ua dorëzonte çelësat personit të caktuar nga Qeveria, deklaroi se çelësat i ka kryeministri dhe ai është ai që duhet t’i dorëzojë. Ai gjithashtu përshëndeti Qeverinë dhe tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me ta në çdo mënyrë.

“Po le të shkoj të kryeministri ai do ia jep çelësin. Kjo do ngel tek ne, sepse unë nuk dorëzoj mandat. Po t`i kisha humbur zgjedhjet unë do e pritsha në zyrën time dhe sipas normave unë do i dorëzoja mandatin. Por në këtë situatë dhe këto turbulenca apo lojëra të fëlliqura që mundohen të bëjnë ortakët VLEN dhe VMRO të mirë menduar dhe orkestruar, do përballemi, këtu jemi në çdo kohë”, pohoi Isen Shabani, ish-kryetar i komunës së Vrapçishtit.

Ndryshe, në komunën e Vrapçishtit, raundi i parë i zgjedhjeve lokale dështoi për shkak të mosmarrjes së censusit të nevojshëm. Zgjedhjet pritet të zhvillohen pas 60 ditësh, dhe gjatë kësaj periudhe komunën pritet ta drejtojë një person i besuar i emëruar nga Kryeministri, gjë që pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

Aksidenti në trafik shkaktoi rrahje masive në Bosnje dhe Hercegovinë! Babai dhe djali shkaktuan kaos të paparë

0

Një incident i pazakontë ndodhi dje në Trnovi, pranë “Velika Kladusha” në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili nisi me një aksident trafiku dhe eskaloi në një përleshje masive dhe tentativë për të qëlluar njerëz me makinë, duke krijuar skena që dëshmitarët i përshkruan si pjesë nga një film horror, raporton GPMaljevac.COM.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi në rrugën rajonale R401 kur një veturë Golf kaloi në korsinë e kundërt dhe shkaktoi përplasjen. Pasi automjetet ndaluan, pjesëmarrësit dolën jashtë, dhe një debat verbal u shndërrua shpejt në një përplasje fizike brutale.

Dëshmitë dhe incizimet nga kamerat tregojnë se dy burrat nga Golfi fillimisht përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes, por më pas u kthyen dhe ndaluan në një hapësirë të afërt. Situata u përkeqësua shpejt.

Pas debatit verbal, nisi përleshja fizike me pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Dyshja nga Golfi sulmoi një drejtues të një automjeti gri, i cili nuk kishte lidhje me aksidentin, duke e goditur atë. Pas këtij momenti, pasagjeri i Golfit u ul në drejtim, ndezi makinën dhe me shpejtësi tentoi të godiste grupin e njerëzve me të cilët sapo ishte përplasur.

Në incizim shihet gjithashtu një person i plagosur, ndërsa të tjerët u larguan në panik. Automjeti i përdorur në sulm u shkatërrua plotësisht.

Arrestimi i babait dhe djalit

Ministria e Punëve të Brendshme e kantonit Una-Sana konfirmoi se dy persona u arrestuan, përfshirë një të mitur.

“Ngjarja është regjistruar, policia po kryen hetime dhe dy persona janë arrestuar. Nuk mund të japim më shumë informacion, pasi një nga të arrestuarit është i mitur,” tha zëdhënësi i MPB-së Abdulah Keranović.

Sipas raportimeve, J.P. dhe A.P. u arrestuan vetëm 16 minuta pas incidentit. Babai dhe djali përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes, por u kapën nga Policia e Velika Kladushës tre kilometra më larg.

Kualifikimi i veprës: Tentativë për vrasje

Prokuroria e kantonit Una-Sana konfirmoi se A.P. (2010) do të akuzohet për tentativë vrasjeje, ndërsa babai i tij J.P. (1988) për sjellje të dhunshme.

Burimet jozyrtare bëjnë të ditur se i plagosuri S.M. u dërgua në spitalin e Karlovac-it dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Pas trajtimit, ai u lirua dhe vazhdoi udhëtimin për në Slloveni për punë të përkohshme.

Policia vazhdon hetimet dhe mbledhjen e provave, ndërsa ky incident ka shkaktuar tronditje dhe indinjatë të madhe në qytetin e Velika Kladushës.

Në Shkup përurohet këndi i lojërave “Jerusalem”

0

Ambasadorja e Izraelit në Maqedoni, Vivi Aisen, bashkë me ministrin e Punëve të jashtme Timço Mucunski dhe kryetarin e Aerodromit Dejan Miteski, kanë përuruar sot në Shkup këndin e lojërave “Jerusalem”, përcjell TV21. Ambasadorja Aisen thotë se parku i dedikohet 36 fëmijëve të vrarë më 7 tetor.

“E nderuar të inauguroj këndin e lojërave lojërash “Jerusalem” në Aerodrom të Shkupit — një simbol i miqësisë mes Izraelit dhe Maqedonisë së Veriut, në shënim të 30 vjetëve të marrëdhënieve diplomatike. Isha i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Timço Muçunski, kryetari Dejan Miteski dhe shumë miq nga komuniteti publik dhe diplomatik. Kjo hapësirë i dedikohet 36 fëmijëve të vrarë më 7 tetor”, shkroi Aisen.

Dehari lëshon postin pas 12 vitesh, Jovanovski merr mandatin dhe premton projekte të reja për Kërçovën

0

Pas 12 vitesh Fatmir Dehari lëshon postin e kryetarit të Komunës së Kërçovës dhe ia lë Aleksandër Jovanovskit. Komisioni Komunal Zgjedhor ua dorëzoi çertifikatat këshilltarëve komunal dhe kryetarit të ri të Komunës.

Pas marrjes së mandatit kryetari aktual i Komunës së Kërçovës Aleksandër Jovanovski tha se do të përkushtohet për të realizuar punë të mira për qytetin dhe qytetaret pa dallim përkatësie etnike.

“Nga kjo foltore ju premtoj punë të sinqertë, te vlefshme dhe me përkushtim për të realizuar të gjitha projektet të cilat i kemi premtuar. Dua tua bëjë të qartë të gjithëve se nuk do te kemi asnjë problem nga ana ime, unë do të mundohem të kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë të punësuarit dhe t’i përmbushim pritshmëritë e qytetarëve tanë, si higjienën, projektet që i premtuam”, tha Aleksandër Jovanovski – Kryetar i komunës së Kërçovës.

Pas eventit solemn kryetari i ri u prit në zyrë nga kryetari në ikje Fatmir Dehari i cili e njoftoi Jovanovskin me projektet e nisura dhe të nënshkruara, të cilat sipas Deharit kapin vlerën e 7 milionë eurove investime kapitale. Dehari pasi përshëndeti të punësuarit me të cilët ka punuar 12 vite, falënderoi mërgimtarët dhe gjithë qytetarët e vendit.

“Zgjedhjet përfunduan, uroj për qetësi dhe kthjelltësi të qytetarëve tanë. E thash më herët e them edhe një herë nuk drejtoj ndaj askujt gishtin e fajësisë apo të bëjë rolin e gjykatësit. Gjykatësi më i mirë për çdo njërin nga ne duke filluar nga unë është ndërgjegjja dhe le të mbesi në ndërgjegjen e çdo njërit. Puna, përkushtimi apo e gjithë ajo që ka ndodhur brenda kësaj kohe. Ndaj askujt nuk kam luftë përveç luftë ndaj vetes sime, ndaj askujt nuk kërkoj ndryshim përveç vetes sime. Jam njeri, mund edhe të kem gabuar dhe për çdo gabim timin ju kërkoj ndjesë, falje, çdo qytetari që mund eventualisht të jetë i prekur”, pohoi Fatmir Dehari, ish- kryetari s Komunës së Kërçovës.

Përbërja e re e Këshillit Komunal është e përbërë prej 19 këshilltarëve: 5 këshilltarë ka AKI, 3 këshilltarë janë nga Koalicioni VLEN, 2 këshilltarë nga kandidati pavarur, 8 këshilltarë VMRO-DPMNE-ja dhe 1 LSDM-ja.

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

0

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili gjatë seancës dëgjimore i përshkroi 20 ditët që kaloi në burg si një “makth”, do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore.


Përveç kësaj, gjykata i ndaloi Sarkozisë të kishte çdo kontakt me Ministrin e Drejtësisë Gerald Darmanin, i cili e kishte vizituar në burg në fund të tetorit. Ky takim kishte sjell kritika, kryesisht nga gjyqtarët.

Sipas informacioneve, Sarkozi do të largohet nga burgu Sante në qendër të kryeqytetit francez më vonë gjatë ditës. Më parë, prokurori i kishte propozuar Gjykatës së Apelit të Parisit që ish-presidenti francez të lirohej.

Sarkozy u burgos më 21 tetor pasi një gjykatë e shpalli fajtor për konspiracion kriminal, për shkak të përpjekjeve të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë për të siguruar financim për kandidaturën e tij presidenciale të vitit 2007 nga udhëheqësi i atëhershëm libian Muammar Gaddafi.

Kovaçev: Të bëhen publike të dhënat e personave që kanë marrë shtetësi bullgare! Mbi 180.000 qytetarë në Maqedoni kanë pasaporta bullgare, 20.000 po përpunohen

0

Eurodeputeti nga Partia Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një diskutimi me gazetarë bullgarë në Bruksel, përcjell TV21.

“Aktualisht, Ligji për shtetësinë bullgare është i paqartë dhe nuk siguron njohjen e duhur të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut,” tha Kovaçev.

Ai shtoi se propozim ligji parashikon që disa të dhëna personale të personave që kanë marrë shtetësinë bullgare të bëhen publike, duke treguar se ata vetë janë identifikuar si bullgarë.

“Kjo gjithashtu do të ndihmojë për të përcaktuar madhësinë e komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe personat që kanë dokumente bullgare të identifikimit”, theksoi Kovaçev.

Eurodeputeti shtoi:

“Do të krijohet një regjistër publik pranë Ministrisë së Drejtësisë me të dhëna të kufizuara për emrin dhe vendbanimin e personit që ka aplikuar dhe ka marrë shtetësinë bullgare. Në lidhje me Maqedoninë, numri i tyre është mbi 180 mijë, dhe aktualisht mbi 20 mijë janë ende në proces përpunimi. Ju vetë keni ardhur vullnetarisht dhe keni deklaruar: ‘Ja gjyshja, gjyshi janë bullgarë. Ja dokumentet që tregojnë pjesëmarrjen në ekzarkhi, ushtri dhe shkolla bullgare. Unë nënshkrova një deklaratë që ndihem si bullgar etnik dhe bazuar në këtë mora shtetësinë bullgare’”, citohet Kovaçev nga korrespondentja e BNR-së në Blagoevgrad, Keti Trençeva.

Fëmija është dërguar në Qendrën Klinike të Shkupit! Nëna 23 vjeçe arrestohet pasi dyshohet se e ka rrahur foshnjën e saj

0

Policët e Sektorit për Punë të Brendshme së Shkup këtë mëngjes, në orën 06:10 kanë arrestuar një grua 23-vjeçare nga Kavadari, e dyshuar se rreth orës 00:37 në shtëpinë e familjes ka sulmuar fizikisht foshnjën e saj gjashtëmuajshe, përcjell TV21. Foshnja, sipas MPB-së, është dërguar në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë” – Shkup për ndihmë mjekësore.

“Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.