Irani pretendon se dy cisterna nafte “shpërthyen” në Hormuz

0

Marina e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se dy cisterna nafte “shpërthyen” pasi goditën mina gjatë lundrimit nëpër një “rrugë të paautorizuar” në Ngushticën e Hormuzit, raportuan të dielën mediat shtetërore iraniane, transmeton agjencia Reuters. 

Irani ka vendosur kufizime për anijet që synojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe ka sulmuar anijet për të cilat tha se i shkelën këto kufizime, në përpjekje për të vendosur kontrollin mbi këtë rrugë ujore strategjike dhe për të ushtruar presion ndaj SHBA-së.

Siljanovska uron Ilijana Jotovën pasi fitoi postin e presidentes në Bullgari

0

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ia uroi fitoren Ilijana Jotovës, e cila fitoi dje në zgjedhjet presidenciale në Bullgari.

“Në emër të qytetarëve të Maqedonisë dhe në emrin tim persona ua uro fitoen zgjedhore presidentes Ilijnana Jotova dhe nënpresidentit Kiril Valçev. Suksesi i presidentes Jotova e pasqyron vullnetin e popullit bullgar. Jam e bibdur se gjatë mandatit të saj, Bullgaria do të luajë rol konstruktiv në rajonin tonë dhe në Evropë”, shkroi presidentja në rrjetin X.

Presidentja shprehu bidje se do ta vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë me respekt reciprok, dialog të hapur dhe partneritet të sinjqertë.

“Me vullnet të mirë mund t’i tejkalojmë sfidat ekzistuese, t’i përforcojmë marrëdhëniet maqedono-bullgare dhe ta avancojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin”, shton Siljanovska Davkova në urim.

Çifti i kandidatëve Iliana Jotova dhe Kiril Vlçev fituan zgjedhjet për president dhe zëvendëspresident të Bullgarisë dje me 57,58 për qind të votave, ndërsa Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev morën 39,47 për qind.

Netanyahu me kërkesë për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të rifillojë sulmet ushtarake ndaj Iranit menjëherë pas zgjedhjeve të mes-mandatit në SHBA, që zhvillohen të martën.

Sipas një raportimi të Axios, duke cituar burime izraelite dhe amerikane, Netanyahu e ka bërë këtë kërkesë gjatë një bisede telefonike me Trump të shtunën, ku në fokus ishte situata me Iranin dhe negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit. Raporti evidenton dallime mes dy liderëve, pasi Trump preferon t’u japë më shumë kohë negociatave përpara se të marrë një vendim për rifillimin e operacioneve të mëdha ushtarake.

Ndërkohë, presidenti amerikan po ndjek paralelisht dy skenarë: arritjen e një marrëveshjeje me Iranin për rikthimin e bisedimeve të paqes dhe përgatitjen për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak.

Sipas Axios, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance i ka përcjellë palës iraniane, përmes një ndërmjetësi, një letër ku propozohet rifillimi i negociatave për një armëpushim mes dy vendeve.

Shtëpia e Bardhë dhe zyra e kryeministrit izraelit nuk kanë pranuar të komentojnë mbi raportimin.

Nëntë të vdekur në Florida pas rrëzimit të një avioni të vogël privat

0

Një avion i vogël privat biznesi u rrëzua të dielën në Florida duke shkaktuar vdekjen e nëntë personave të cilët ndodheshin në bordin e avionit.

Përplasja e tij ndodhi afër Cresthavenit, 14 kilometra larg resortit të presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago rreth orës 17:50 sipas orës kohës lokale.

Fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë mbetjet e avionit mes rrugës të cilat ishin të përfshira edhe nga zjarri. Por, askush nuk është raportuar të jetë lënduar në tokë.

Avioni është nisur nga Austini në Teksas dhe planifikonte të mbërrinte në Bahamas, tregojnë raportet zyrtare.

Analiza e fluturimit tregon se avioni po lëshohej qindra metra poshtë me shpejtësi të madhe, pak para se të përplasej.

Kontrolli i trafikut ajror ka regjistruar zërin nga kabina që besohet të jetë i pilotëve derisa tregonin se avioni po humbte lartësinë e mbi 3 mijë metrave për minutë.

Njëri nga anëtarët e ekipit është dëgjuar duke bërtitur se janë në shpejtësi maksimale duke u lëshuar drejt tokës, para se të thoshte se “do të përplasemi në tokë”.

Rama publikon videon e radhës për dialogun, por zgjidhja ende nuk shihet!

0

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish sot më 2 nëntor studentët në dialog. Rama ka nxjerrë përpara zyrës së tij një sofër prej guri dhe ka vendosur letrat, ku shkruhet “dialog”.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se pavarësisht refuzimit nga protestuesit për të dialoguar, ai është i hapur të flasë me këdo për kërkesat e studentëve, edhe pse mund të ndajnë mendime krejt të kundërta.

Pavarësisht këtij rituali të përditshëm, protestuesit e kanë refuzuar në vazhdimësi ftesën e kreut të qeverisë për t’u ulur në bisedime, duke këmbëngulur se zgjidhja e vetme për situatën e krijuar është largimi i tij.

Kreu i qeverisë, në qëndrimet e tij, është përpjekur ta ndajë dhunën në protestë, për të cilën shprehet se është nën ndikimin e forcave të huaja, nga pjesa e studentëve apo qytetarëve që mund të kenë shqetësime konkrete që duhen dëgjuar.

Për të frenuar dhunën në tubime, qeveria gjithashtu ka paraqitur një paketë masash, të cilat prej disa ditësh kanë hyrë në fuqi.

Regjisori i famshëm qëllon veten aksidentalisht në poligonin e qitjes, përfundon në spital!

0

Regjisori Michael Mann, i njohur për filmin kriminalistik “Heat”, është plagosur në një aksident në një poligon qitjeje në Los Angeles. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e tij për agjencinë e lajmeve DPA.

Portali “TMZ” raportoi i pari për incidentin, duke iu referuar burimeve policore. Sipas raportimit, ngjarja ka ndodhur të shtunën, kur Mann (83), i cili është një qitës rekreativ me përvojë, aksidentalisht ka qëlluar veten në këmbë, teksa po përpiqej ta vendoste pistoletën në këllëf.

Regjisori amerikan ka pësuar lëndime sipërfaqësore dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor. Sipas zëdhënëses së tij, ai pritet të lirohet nga spitali së shpejti.

Michael Mann është i njohur për filmat e tij kriminalistikë, ku kanë luajtur disa nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it.

Ndër veprat e tij më të njohura është filmi “Heat” (1995), me Robert De Niron dhe Al Pacinon, si dhe “Collateral” (2004), ku Tom Cruise luan rolin e një vrasësi me pagesë në rrugët e Los Angelesit.

Mann ka drejtuar edhe adaptimin filmik të serialit televiziv “Miami Vice”, me Colin Farrell dhe Jamie Foxx në rolet e dy detektivëve që luftojnë krimin.

VLEN-i për zgjedhjet në Bërvenicë: Na treguan se vendi jonë ka ende shumë punë për të bërë

0

Koalicioni VLEN ka dalë me reagim zyrtar pas përmbylljes së procesit zgjedhor në Bërvenicës.

Nga ky koalicion, vlerësojnë se zgjedhjet në Bërvenicë “u zhvilluan në një proces të lirë dhe demokratik, pa incidente dhe pa shkelje të rregullave zgjedhore”.

Më tej në reagim thuhet:

“Në demokraci, vullneti i qytetarëve është dhe duhet të mbetet mbi çdo interes, dhe në demokracitë lokale, vullneti qytetar është dhe duhet të jetë jopartiak.

Asnjë parti politike nuk i kontrollon votat dhe nuk mund të pretendojë pronësinë mbi to. Votat u përkasin qytetarëve, të cilët janë të lirë të vendosin se kujt do t’ia besojnë mbështetjen e tyre. Ky është parim demokratik që duhet respektuar nga të gjithë”.

Megjithatë shtojnë se zgjedhjet në këtë komunë “na treguan se vendi jonë ka ende shumë punë për të bërë deri në ndërtimim e një modeli qytetar e gjithpërfshirës”.

“Sepse, një model qytetar nuk mund të ndërtohet duke bërë thirrje për votim etnik bashkë me LSDM e Levicën. Sepse, aty ku është Levica nuk janë shqiptarët! Sepse, në shoqëritë me diversitet etnik çdo aksion prodhon një reaksion. Sepse, qasja e tillë rrezikon të krijojë qarkun e mbyllur të retorikës nxitëse dhe polarizuese dhe të thellojë ndarjet etnike. Për pasojë, në vend të progresit, do të kemi regres.

Në fund, falënderojmë të gjithë qytetarët që morën pjesë në procesin zgjedhor dhe shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të votuar”, përfundojnë nga VLEN-i.

Moti i vranët me reshje të herëpashershme shiu

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të dendura, me mbi 15 litra shi për metër katror.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu dhe erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti i vranët dhe më i freskët me reshje shiu do të vazhdojë edhe nesër. Lokalisht priten reshje më të dendura, me mbi 20 litra shi për metër katror, veçanërisht gjatë ditës së nesërme.

Nga e mërkura deri në fillim të fundjavës, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë, me vranësira të ndryshueshme, të cilat gradualisht do të pakësohen drejt së shtunës. Era do të fryjë nga drejtimi verior, ndërsa do të jetë më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.

Ahmeti: Nga nesër, Arkini është përfaqësues i të gjithë qytetarëve të komunës së Bërvenicës

0

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas fitores së Arkin Jahijit në zgjedhjet lokale në Komunën e Bërvenicës, ka përcjellë mesazhin se kryetari i ri duhet të jetë përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike apo politike.

“Arkini sot është përfaqësues i të gjithë qytetarëve të komunës. Nga nesër, ai do t’i përveshë krahët dhe do të zbresë në terren së bashku me bashkëpunëtorët e tij, për të punuar dhe për të realizuar programin dhe premtimet që ka dhënë para votuesve. Unë ju siguroj se vota juaj do të jetë në dobi jo vetëm të votuesve të Arkin, por të gjithë banorëve të Komunës së Bërvenicës, pavarësisht se cilit komunitet i përkasin. Bërvenica është e të gjithëve. Të uroj punë të mbarë. Arkin, bashkë me të gjithë ata që presin realizimin dhe zbatimin e programit për të cilin ti je zotuar para çdo qytetari. Zoti të ndihmoftë!”, deklaroi Ahmeti, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të qeverisjes në interes të të gjithë banorëve”, tha Ahmeti.

Bërvenica me kryetar të ri, Arkin Jahiji fitoi zgjedhjet me 265 vota diferencë

0

Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI-ja, do të marrë drejtimin e Komunës së Bërvenicës, pasi fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale, përcjell TV21. Jahiji ka siguruar 4.442 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE, ka marrë 4.177 vota. Sipas rezultateve të përpunuara, janë regjistruar edhe 203 fletëvotime të pavlefshme. Dalja në votime në raundin e dytë ishte rreth 10 pikë përqindjeje më e lartë krahasuar me raundin e parë. Jahiji në fjalimin e tij pas fitores falënderoi të gjithë qytetarët, pa dallim feje apo kombësie.