Qytetari 19-vjeçar theu këmbën në protestat në Tiranë, pezullohen 4 policë dhe shefi i Komisariatit

0

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër punonjës policie dhe shefin e Rendit në Komisariatin Nr. 1, pas publikimit të një videoje ku shfaqet një 19-vjeçar i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga efektivët pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital.

Përmes një reagimi zyrtar, Policia bëri të ditur se ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën e trajtimit të të riut nga punonjësit e saj.

Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm për të analizuar veprimet e punonjësve të Policisë nga fillimi deri në përfundim të tubimit, si dhe për të verifikuar zbatimin e procedurave standarde të punës. Sipas Policisë, çdo punonjës që rezulton se ka shkelur procedurat ose ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me videon e publikuar në media, ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga punonjësit e Policisë pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital për ndihmë mjekësore, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe mënyrën e trajtimit të tij nga punonjësit e Policisë.

Pavarësisht verifikimeve të nisura, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, si dhe të shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre.

Gjithashtu, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është ngritur një grup i posaçëm, nën drejtimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar dhe analizuar të gjitha veprimet e punonjësve të Policisë, nga fillimi deri në përfundim të tubimit, si dhe zbatimin e procedurave standarde të punës. Çdo punonjës që ka shkelur procedurat apo ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin.

Policia e Shtetit thekson se aktet e dhunshme të shfaqura prej orësh në kryeqytet, përfshirë dëmtimin, shkatërrimin dhe djegien e pronës, nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin paqësor të së drejtës për protestë dhe nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë.

Policia e Shtetit u bën thirrje personave të maskuar dhe atyre që kryejnë akte dhune e shkatërrimi t’i ndalin menjëherë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve të distancohen nga personat e dhunshëm, për të garantuar sigurinë e tyre.

Komunikacioni po zhvillohet në rrugë të lagështa

0

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, por rrugët janë të lagështa, informojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit.

Kujdes të veçantë rekomandohet gjatë lëvizjeve nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Zbulohet anija më e vjetër në botë e fundosur diku në Turqi

0

Arkeologët thonë se mbetjet e anijes më të vjetër në botë janë zbuluar në brigjet e Turqisë.

Sipas tyre, anija daton të jetë nga 4.400 deri në 4.700 vjet e vjetër, periudhë që përkon me Epokën e Hershme të Bronzit. Ajo i përket afërsisht të njëjtës kohë kur po ndërtohej Piramida e Madhe e Gizës.

Struktura prej druri e anijes nuk ka mbijetuar, por enët prej qeramike që ajo transportonte kanë mbetur në fund të detit, dhe çuditërisht, në disa prej tyre ruhen ende gjurmë të përmbajtjes që kishin brenda. 

Arkeologët kanë thënë se ajo ishte anije tregtare që transportonte mallra përmes Detit Mesdhe, shkroi BBC. 

Mbetjet e anijes u gjetën në brigjet e ishullit Kekova në Antalia të Turqisë. Ato shtrihen vetëm 30 metra nën det. 

Zbulimi në Kekova tani renditet në krye të listës së anijeve më të vjetra të gjetura në botë, apo çka ka mbetur nga to. 

Trumpi thotë se SHBA-ja vazhdon të ndajë informacione të inteligjencës me Ukrainën

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja vazhdon të ndajë informacione të inteligjencës me Ukrainën, raporton “BBC”. 

Trump iu përgjigj një gazetari ndërsa  po nisej për në një tubim në Alaskë. 

“Jo nuk e kemi ndërprerë. Ne po i ndihmojmë dhe po ndajmë informacione të inteligjencës me ta”, tha Trump. 

Ai insistoi se po dëshiron të mbarojë lufta në Ukrainë. 

“Prandaj, po punojmë me ta dhe me Rusinë për t’i dhënë fund luftës”, ka deklaruar Trump. 

Të premten presidenti amerikan njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin ishte pajtuar të liroheshin menjëherë 300 mijë tonë naftë dizel, për t‘u hedhur në “tregun amerikan dhe atë global”. 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja vazhdon të ndajë informacione të inteligjencës me Ukrainën, raporton “BBC”. 

Trump iu përgjigj një gazetari ndërsa  po nisej për në një tubim në Alaskë. 

“Jo nuk e kemi ndërprerë. Ne po i ndihmojmë dhe po ndajmë informacione të inteligjencës me ta”, tha Trump. 

Ai insistoi se po dëshiron të mbarojë lufta në Ukrainë. 

“Prandaj, po punojmë me ta dhe me Rusinë për t’i dhënë fund luftës”, ka deklaruar Trump. 

Të premten presidenti amerikan njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin ishte pajtuar të liroheshin menjëherë 300 mijë tonë naftë dizel, për t‘u hedhur në “tregun amerikan dhe atë global”. 

Moti sot me vranësira dhe me erë

0

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior, e cila në disa vende do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 11, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 11 deri 18 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 15 gradë.

Deri të premten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë. Sot dhe të premten do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, të cilat në disa nga malet më të larta do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior, e cila në disa vende do të jetë e fuqishme me shpejtësi me kilometra në orë. Gjatë fundjavës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare.

Papa Leoni XIV diagnostikohet me kancer në mushkëri, Vatikani: Operacioni përfundoi me sukses

0

Papa Leoni XIV është diagnostikuar me kancer në mushkëri, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë. Lajmi është bërë i ditur nga Vatikani përmes një njoftimi mjekësor.

71-vjeçari iu nënshtrua një operacioni që zgjati rreth 90 minuta në spitalin Gemelli në Romë, të martën. Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja përfundoi me sukses dhe Papa u zgjua normalisht pas operacionit.

“Pas operacionit, Papa u zgjua normalisht dhe, pas një periudhe të shkurtër vëzhgimi, u kthye në dhomën e tij në katin e dhjetë”, thuhet në deklaratën e Vatikanit.

Masa në mushkëri ishte zbuluar gjatë kontrolleve mjekësore rutinë. Vetë Papa kishte bërë të ditur të dielën se formacioni ishte i kufizuar dhe ishte zbuluar në një fazë shumë të hershme, por mjekët i kishin rekomanduar heqjen e tij përmes ndërhyrjes kirurgjikale.

Papa do të qëndrojë në rikuperim deri më 20 tetor

Ekipi i kirurgjisë torakale në spitalin Gemelli kreu ndërhyrjen, ndërsa axhenda e Papës është liruar deri më 20 tetor, për t’i dhënë kohë të rikuperohet.

Vatikani ka theksuar se Papa nuk kishte shfaqur simptoma infeksioni apo sëmundjeje. Kardinali Tarcisio Isao Kikuchi i Tokios bëri të ditur në rrjetet sociale se ishte takuar me Papën të hënën dhe se ai i kishte thënë se fizikisht nuk ndiente asgjë të pazakontë.

Sipas kardinalit, Papa vendosi ta kryente ndërhyrjen sa më shpejt, pasi në fillim të nëntorit pritet të udhëtojë drejt Amerikës Latine. Vizita ka rëndësi të veçantë, pasi përfshin Perunë, ku ai shërbeu për shumë vite si misionar dhe më pas si ipeshkëv.

Diagnoza ka shkaktuar shqetësim te besimtarët katolikë në mbarë botën. Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, pranoi se ishte i shqetësuar nga lajmi.

“A jam i shqetësuar? Po, sepse sigurisht që nuk e prisja diçka të tillë”, u shpreh ai para gazetarëve të martën.

Parolin e cilësoi lajmin si një goditje të papritur, por theksoi se kardinalët ishin impresionuar nga qetësia e Papës dhe shpresonin në rikuperimin e tij.

Mjekët theksojnë se formacionet në mushkëri nuk janë domosdoshmërisht kancerogjene, por zakonisht analizohen pas heqjes për të përcaktuar natyrën e tyre. Në rastin e Papës, Vatikani ka konfirmuar diagnozën e adenokarcinomës së mushkërisë.

Për momentin, Selia e Shenjtë nuk ka dhënë hollësi të mëtejshme mbi trajtimin pas operacionit, ndërsa vëmendja mbetet te rikuperimi i Papës dhe mundësia që ai të realizojë udhëtimin e planifikuar në Amerikën Latine në nëntor.

Si deri te një Prokurori e pavarur?! Faton Azizi shpalos planin

0

Kandidati për kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Faton Azizi ka shpalosur programin e tij dhe ka treguar se një nga pikat kyçe të tij do të jetë edhe pavarësia e PNKOK-së.

Në Click Plus në TV21, Azizi deklaroi se:

“Pavarësia reale e Prokurorisë do të garantohet në këtë mënyrë. Nëse ne krijojmë një Qendër Hetimore e cila është e pavarur dhe është vetëm në kuadër të Prokurorisë pa pasur ndërlidhje me institucionin amë. Nëse krijojmë prokurorë të cilët janë të ekipuar, kanë një numër të konsiderueshëm të njerëzve rreth vetes, të cilët do të jenë dora e djathtë e prokurorit dhe do të mundësojë të ketë një hetim të hollsishëm dhe të thelbsishëm”, tha Azizi.

Pamje të rënda/ Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

0

Pas protestës së dhunshme dhe përplasjes me policinë, një të riu i është thyer këmba.

Kreu i PD Sali Berisha, ka ndarë një video të rëndë në rrjetet sociale, ku shihen disa policë që marrin nga këmbët dhe duart të riun, i cili shihet në gjendje të rënduar.

“Shtazëri! Narkobanditët e Padrinos i thyen këmbën protestuesit”, shkruan Berisha.

VIDEO/ Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën

0

Protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt bashkisë së Tiranës.

Gazetari i Top News Xhoi Malësia bën me dije se protestuesit si fillim kanë hedhur gurë drejt derës së godinës, ku më pas kanë arritur që ta thyejnë derën.

Disa prej protestuesve janë futur brenda në godinë, ndërsa menjëherë më pas ka mbërritur aty edhe policia, dhe ka nisur me arrestimet.

Tensione në protestën e studentëve në Tiranë /VIDEO

0

Protestuesit janë futur brenda një biznesi në qendër të Tiranës.

Ata i marrin orenditë dhe i djegin më pas në vatrat aktive që kanë në rrugë. Protestuesit kanë ndezur zjarr në mes të rrugës në Rrugën e Durrësit.

Ata kanë krijuar disa vatra zjarri në mes të rrugëve, te Mine Peza dhe Rruga e Durrësit, teksa po vijojnë të qëndrojnë në tubim prej më shumë se katër orësh.

Ata po djegin reklamat dhe tendat në zonat ku janë përqëndruar. Forca të shumtë policie po qëndrojnë në gatishmëri, përfshirë katër autobotë me presion uji