Komunikacioni po zhvillohet në rrugë të lagështa

TË FUNDIT

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, por rrugët janë të lagështa, informojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit.

Kujdes të veçantë rekomandohet gjatë lëvizjeve nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.