Rreth 40% e europianëve vuajnë nga problemet mendore

0

164 milionë qytetarë të Europës, ose 38,2% e popullsisë europiane është goditur nga një lloj forme e shqetësimeve mendore.

Numri i qytetarëve europianë, të cilët vuajnë nga problemet e ndryshme mendore po rritet gjithnjë e më shumë. Në Itali për shembull, ky problem prek 17 milionë persona. Ekspertët kanë vënë në dukje se si aspekti më alarmant për sa i takon trendit në rritje të vazhdueshme të patologjive psikiatrike, brenda vitit 2030, mund të jenë sëmundjet më të shpeshta në nivel global.Sipas disa të dhënave të paraqitura nga Vjena me rastin e Kongresit të Shoqatës Europiane të Psikiatrisë, vetëm 1 në 3 persona kurohet ose i drejtohet specialistëve.

Në veçanti vazhdojnë të rriten numrat e lidhur me depresionin (i cili prek rreth 7.2% të popullsisë europiane), shqetësime konjiktive si Alzheimer (3,5%) dhe shqetësimet e lidhura me abuzimin me alkoolin (3,4%).

Ekspertët kanë përcaktuar në të njëjtën strukturë të shoqërisë moderne rrënjët e kësaj errësire të keqe gjithnjë e në rritje: ndryshimet e shpejta dhe rregullat e kërkuara për t’i bërë ballë një bote në transformim të vazhdueshëm, peshojnë tek ekuilibrat dhe lumturia e individëve. Me pasoja dramatike sidomos për personat më të brishtë, si të rinjtë dhe të moshuarit: “Përballë një kompleksiteti në rritje të dinamikave sociale rriten edhe tensionet, ndërkohë që mungojnë gjithnjë e më shumë format amortizatore për të lehtësuar ankthin. Pra, është thelbësore që tashmë Europa të investojë më shumë për shëndetin mendor”, ka shpjeguar psikiatri Claudio Mencacci, drejtori i departamentit të neuroshkencave në Spitalin e Milanos.

Studimet e fundit kanë konfirmuar se e gjitha kjo përkthehet në një rritje të numrit të vetëvrasjeve. Tashmë ky numër në të gjithë botën është 800 mijë raste në vit.

Formacionet e mundshme Juventus-Monaco

0

Sonte në Torino të Italisë zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale në kuadër të Champions League në mes Juventusit vendas dhe Monacos francez.

Skuadra italiane, që po ecën sigurt drejt “Scudettos”, e ka eliminuar nga Championsi skuadrën e Borussia Dortmundit, kurse në anën tjetër Moanco befasoi shumëkënd duke e eliminuar Arsenalin.

Ndeshja, e cila pritet që të jetë një përballje interesante, fillon në orën 20:45.

Formacionet e mundshme:

Juventus (4-3-2-1): Buffon, Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Evra, Pirlo, Vidal, Marchisio, Pereyra, Morata, Tevez.

Monaco: Subašic, Fabinho, Carvalho, Abdennour, Kurzawa, Toulalan, Kondogbia, Dirar, Moutinho, Ferreira-Carrasco, Martial.

Fol “lirë” nga Shqipëria

0

PTK dhe operatori i telefonisë mobile Eagle Mobile nga Shqipëria nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit me të cilin krijohen mundësitë që në të ardhmen të ofrohen shërbime të telefonisë mobile dhe të internetit për shfrytëzuesit e Valës në të dyja vendet me çmime të njëjta.

Agron Mustafa, drejtor i Postës dhe Telekomit të Kosovës ka folur para gazetarëve rreth kësaj marrëveshje duke e quajtur në të njëjtën kohë si shumë të rëndësishme.
I gëzuar është shfaqur edhe drejtori i kompanisë Eagle Mobile, Erkan Tabak, i cili për fillimin e kësaj marrëveshje tha se popujt e dy vendeve janë të njëjtë dhe se kanë vendosur që t’i heqin kufijtë artificial mes dy kompanive.

Mustafa dhe Tabak, thanë para medieve segjatë sezonit verorë në Shqipëri çmimet dhe ofertat për përdorim të telefonisë dhe internetit do jenë me çmimin më të mirë të mundshëm për qytetarët e të dyja vendeve./RTv21

Nëna e Beyonce martohet në moshën 61 vjeçare

0

Tina Knowles, 61 vjeç dhe protagonisti i “Poltergeist”, aktori 68-vjeçar Richard Lawson, kanë kurorëzuar martesën këtë fundjavë në një jaht elegant në Kaliforni, raporton TMZ.

Të gjithë të pranishmëve në dasmë, përfshirë edhe Beyonce me Jay Z dhe vajzën, si dhe Solange Knowles, u ishte kërkuar të visheshin me të bardha në këtë ceremoni.
Tina është ndarë me bashkëshortin e saj, Mathew Knowles, babai i Beyonce dhe Solange, qysh në vitin 2011 dhe ka rigjetur dashurinë me Lawson, madje duke deklaruar se ndihet e lumtur si kurrë më parë.

foto2

Beyonce-and-Jay-Z

Kuvend të enjtën zgjedhë disa anëtarë të institucioneve të pavarura

0

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, vendosi që të enjten, Kuvendi të mblidhet në seancë plenare. Në këtë seancë pritet të shqyrtohen dy projektligje dhe të zgjedhen disa anëtarë të institucioneve të pavarura.
Kështu, pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.
Në vazhdim, Kuvendi do të procedojë me emërimin e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, emërimin i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim.
Po ashtu, në këtë seancë do të shqyrtohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe atij të LDK-së, për emërimin e deputetit Blerim Shala, koordinator i bisedimeve.

1 milion porosi për Apple Watch që në ditën e parë

0

Gati 1 milion njerëz kanë porositur orën Apple Watch në SHBA që në ditën e parë. Sipas një raporti nga kompania e hulumtimit të tregut, Slice Intelligence, 957 mijë njerëz porositën orën e parë të Apple-it ditën premte, ku 62% e tyre blenë variantin më të lirë, Apple Watch Sport. Çdo blerës shpenzoi afërsisht 503.83 dollarë për një orë. Kompania Slice është bazuar tek të dhënat e marra direkt nga konsumatorët.

Blerësit e versionit Apple Watch Sport harxhuan 382.83 dollarë për një njësi, ndërsa ata që porositën versionin Apple Watch shpenzuan 707.04 dollarë, mesatarisht. Raporti nuk përmend versionin më të shtrenjtë, Apple Watch Edition.

Apple Watch vjen në dy madhësi, me kasë 38 mm dhe 42 mm. Sipas Slice, 71% e klientëve zgjodhën versionin më të madh. Sa i përket ngjyrave, 40% e blerësve zgjodhën versionin me kasë prej alumini ngjyrë gri, pasuar nga versioni me çelik të pandryshkshëm që u porosit nga 43% e blerësve, 23% porositën versionin me alumin ngjyrë argjendi dhe 3% porositën versionin me çelik të pandryshkshëm ngjyrë të zezë. Blerësit gjithashtu preferuan më shumë versionet me rrip ngjyrë të zezë, ku gati 49% e tyre porositën këtë version.

Raporti përmend gjithashtu shitjet e laptopit të ri të Apple-it, Macbook. Porositjet për këtë laptop nisën të premten. Reth 40 mijë Macbook u porositën në internet, ku 58% e blerësve preferuan versionin me ngjyrë gri dhe 36% pëlqyen versionin gold.

Shitjet zyrtare të Apple Watch do të nisin më 24 prill në 9 shtete: Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Angli dhe SHBA.

Të mërkurën raundi i dytë i negociatave pa shqiptarët

0

Në Bruksel të mërkurën është paralajmëruar raundi i dytë i negociatave në Bruksel për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Në këto negociata do të ulen përfaqësuesit e dy partivë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Edhe në këtë raund të dytë nuk është paraparë ndryshimi i formatit apo ftesa për ndonjërën nga partitë shqiptare, edhe pse ato së fundi kanë bërë thirrje për përfshirjen e tyre.

Raundi i negociatave midis VMRO-DPMNE dhe LSDM në Bruksel po zhvillohet me iniciativë dhe me ndërmjetësimin e treshes së eurodeputetëve Ivo Vajgl, Richard Hoëitt dhe Eduard Kukan. Dyja palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre dhe kanë shprehur qëndrime kontradiktore.

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE dhe të LSDM-së në këto bisedime të ndërmjetësuara nga treshja e eurodeputetëve Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit kanë shprehur qëndrime kontradiktore duke mos gjetur asnjë pikë të përbashkët. Bisedimet janë ndjekur edhe nga zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian Kristina Grau dhe Dejvid Kulen.

Siç mësohet, delegacioni i LSDM-së i udhëhequr nga Radmilla Sheqerinska ka qëndruar pas kërkesave për qeveri kalimtare, dorëheqje të ministrave, udhëheqësisë së RTVM-së si dhe të prokurorit publik. Por këto kërkesaq janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e VMRO-DPMNE.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e treshes së eurodeputetëve theksohet se palët negociatore janë dakorduar për një takim tjetër të radhës, pas festës së Pashkëve, transmeton INA.

Gena dhe Mimoza Shkodra po vijnë në duet

0

Këngëtari i njohur i muzikës pop-folk, Gena, do të lansojë së shpejti projektin e ri në bashkëpunim me Mimoza Shkodrën. Mimoza Shkodra njihet për hitin e saj “Na” në bashkëpunim me Skivin dhe pritet të shihet se çka do të sjellë ajo kësaj radhe me Genën

Një këngë që padyshim do të jetë  një super hit, sapo është xhiruar edhe klipi nga “Max Production”. Është fjala për këngën në duet mes dy këngëtarëve shumë të pëlqyer të skenës muzikore, Gena dhe Mimoza Shkodra, ku kënga që është me muzikë nga Edlir Begolli mban titullin “Pikë në oqean”.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta mbështes Kosovën

0

Kryetari Veseli: Mbretëria e Bashkuar – një mbështetëse e madhe e Kosovës.
Ambasadori O’Connell e siguroi kryeparlamentarin Veseli për vazhdimësinë e mbështetjes së vendit të tij për Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.
Kryetari Veseli, pasi e uroi ambasadorin për detyrën e re në Kosovë, e njoftoi atë me gjendjen e aktuale në vend, sfidat, problemet dhe proceset në të cilat është duke kaluar shteti i Kosovës.
Kreu i Kuvendit të Kosovës e falënderoi z. O’Connell për ndihmën e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, duke e konsideruar Mbretërinë e Bashkuar një mbështetëse të madhe të vendit tonë.
Ambasadori O’Connell, i cili ka qenë prezent në Kosovë në momentet vendimtare në kohën e shpalljes së pavarësisë dhe është i familjarizuar me kontekstin e zhvillimeve në Kosovë, shprehu kënaqësinë për detyrën që ka marrë dhe përkushtimin për të ndihmuar avancimin e proceseve zhvillimore në Kosovë. Ai e siguroi kryetarin Veseli për vazhdimësinë e mbështetjes së vendit të tij për Kosovën edhe në të ardhmen, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Krasniqi: Pse disa shqiptarë e kanë frikë bashkimin

0

Se dikujt nuk po i pëlqejnë deklaratat e Edi Ramës për bashkimin Kosovë – Shqipëri, po i dhemb Jakup Krasniqit.

Ky i fundit në një reagim për media pyet këta shqiptarë se pse e kanë frikë bashkimin me Shqipërinë.

Ish – kryeparlamentari Jakup Krasniqi, thotë se kur po i lexon këto deklarata mendja po i shkon tek viti 1998.

Lexojeni të plotë reagimin e Jakup Krasniqit

Pse disa shqiptarë e kanë frikë bashkimin?

Kur po i lexoj disa shkrime e opinione kundër Deklaratës se Edi Ramës, menjëherë po me shkon mendja në vitin 1998, kur i pata dhënë zë Betimit të ushtarit të UÇK-së se do të: “Luftojmë për bashkimin e trojeve të pushtuara të Shqipërisë”. Atë botë edhe nga qarqe të caktuara shqiptare, pat një reagim të çuditshëm?!

Krahasuar me deklarimin e Edit, sot përpiqem edhe t’i kuptoj, se pozicioni i atëhershëm krahasuar me sot ishte krejt tjetër. E para, deklarimi ynë e kishte përmbajtjen dhe armën e realizimit – UÇK-në; e dyta frika ndoshta në një masë e kishte edhe arsyen?! Sot po përpiqem t’i kuptoj edhe ata që u frikësuan! Për rastin e tanishëm, frika jo vetëm e shqiptarëve, me duket më shumë se e arsyeshme.

A duhet pasur frikë sot dhe nga kush, kjo është çështja. Frikë duhet pasur nga qëndrimet e pohimet luftënxitëse që vijnë nga ata që i shkaktuan mase tri lufta. Luftërat që shkaktuan një gjenocid të tmerrshëm. Gjenocidin në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e Kosovë i shkaktoj politika agresive e Beogradit.

Pse nuk duhet frikësuar nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë?

Nuk është bashkim i dhunshëm.

Nuk formohet Shqipëria e madhe.

Ky bashkim nuk rrezikon asnjë vend.

Ky bashkim do të lironte mjete financiare për zhvillim. Ky popull nuk është kaq i pasur sa ti mbajë dy aparate kaq të mëdha shtetërore.

Në Ballkanin e trazuar do të krijohej një partneritet në mes shtyllave kryesore të Ballkanit.

Partneriteti mes popujve të Ballkanit krijon: Siguri, stabilitet dhe zhvillim. A nuk po e synojmë të gjithë zhvillimin?

Por unë, ende nuk mund të besoj se Edi Rama e ka seriozisht. Për faktin se bashkimi nuk është çështje e dy a tre individëve, është çështje e një konsensusi kombëtar, për të cilin askush nuk është duke punuar. Ky fakt e bënë edhe më të pa arsyeshme frikën e BE-së dhe te të tjerëve nga “bashkimi” i Kosovës me Shqipërinë.