Londër: Vjedhësit plaçkitën një familje mafioze

0

Hajnat, që vodhën trezorin me diamante dhe stoli në qendër të Londrës, ka gjasa të kenë vjedhur edhe pasurinë e një prej familjeve më famëkeqe mafioze.

Në vjedhjen spektakolare në Haton Garden, lagjen e stolive në Londër, hajnat, për të cilët besohet se janë pjesëtarë të grupit kriminal nga Ballkani, Pink Panter, me prejardhje nga Ballkani, gjatë festës së Pashkëve nga trezori i diamanteve dhe stolive vodhën gjësende në vlerë prej disa dhjetëra miliona funte, në mesin e tyre edhe pasurinë e familjes mafioze, Adams, shkruan gazeta Dejlli Mejll./RTV21/

Ja disa këshilla që duhet t’i dini,para se të bëni tatuazh

0

Tatuazhet tashmë janë bërë një trend i kohës moderne, sipas disa të dhënave thuhet se afërsisht 25% e personave të moshës 18-30 vjeç kanë një ose më tepër tatuazhe. Në vitet në vijim, do të jenë 40% e personave të kësaj grupmoshe që do të kenë një tatuazh. Tatuazhet nuk i bëjnë vetëm meshkujt. Përkundrazi, 65% e personave që kanë tatuazhe janë femra. Por përpara se të vendosni të ngjyrosni trupin tuaj, mësoni më tepër për tatuazhet, llojet e tyre dhe rreziqet që përmbajnë.

Laseri, teknika më e preferuar nga mjekët

Tatuazhet mund të hiqen. Ndonjëherë, sidomos kur është përdorur vetëm bojë e zezë, rezultatet janë të shkëlqyera. Pjesa më e madhe e mjekëve parapëlqejnë përdorimin e laserit. Disa bojëra janë më të vështira për t’u hequr sesa disa të tjera dhe nevojiten disa seanca; tatuazhet e përhershme mund të mos largohen asnjëherë plotësisht. Federata Amerikane për Ushqimet dhe Medikamentet i paralajmëron njerëzit të mos përdorin asnjë prej tatuazheve të përkohshme që shiten dhe mund t’i vendosësh vetë, pasi përmbajnë acide dhe mund të shkaktojnë reaksione të rrezikshme në lëkurë

Keshilla:

1.Mos pini pije alkoolike apo medikamente (veçanërisht aspirinë) natën përpara, apo gjatë kohës që kryeni tatuazhin.

2.Mos bëni tatuazh nëse jeni të sëmurë.

3.Sigurohuni që të gjitha gjilpërat të nxirren nga pako sterile njëpërdorimshe përpara se të përdoren mbi trupin tuaj.

4.Sigurohuni që studioja ka pajisje sterilizimi për të pastruar instrumentet pas çdo përdorimi.

5.Sigurohuni që artisti t’i lajë duart dhe të përdorë doreza sterile.

6.Sigurohuni që vendi i punës të jetë i pastër dhe pa objekte josterile (shishe uji, çanta, etj.)

7.Merrni një listë të pigmenteve të përdorura, duke përfshirë ngjyrën, emrin e prodhuesit dhe numrin e serisë.

Pas kryerjes së tatuazhit, ndiqni me kujdes udhëzimet për shërimin, duke përfshirë pomadat me antibiotikë.

 

Tumorin që e rriti për 9 muaj

0

Neagu, një grua rumune, ishte në punë kur kishte pasur dhimbje të forta në bark.
E bindur që ishte shtatzënë, kishte mbetur e shokuar kur në vend të foshnjës, mjekë i kishin zbuluar një tumor gjigand.

Kirurgët mbetën të trondtiur kur nxjerrën tumorin gjigand, që ata mendonin se ishte një fëmijë.

“Në fakt, madhësia e barkut të saj ishte mjaft e ngjashme me atë të një gruaje në muajin e nëntë të shtatzanisë” kishte deklaruar dr.Scladan.

Operacioni për heqjen e tumorit kishte zgjatur disa orë dhe mjekët kishin deklaruar se ky ishte një rast i rrallë./RTV21/

BARKU

 

Supermeni shqiptar në Zvicër shpëtoi një grua nga vetëvrasja

0

Ai nuk ishte një supermen, nuk fluturon që ta kap në krah gruan që kishte vendosur të hidhej nga lartësia për ti dhënë fund jetës. Ai thjeshtë i del para ta sfidojë, rrezikon jetën e vet për ta shpëtuar një të panjohur, në gjendje kritike ka sjrkuar agezta zvcerane “20Minuten” duke sjhrkuar për supermanin shqiptar Ziberi te titulluar: Shpëtimtari i jetës i nje gruaje, pas rënies nga dritarja (“Lebensretter fängt Frau nach Sturz aus Fenster auf”) , transmeton agjencia e lajemeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

Shqiptari Ramadan Ziberi, i hap krahët e vëzhgon se ku do të hidhet, i del para dhe e pret në krah, pa dëmtimin më të vogël zviceriania shpëton.

 

Serbia dhe Kroacia në prag të përjashtimit nga UEFA

0

Ivan Çurkoviç, zv/president i Federatës Serbe të Futbollit dhe në të njëjtën kohë mik i ngushtë i Mishel Platini ka lëshuar një bombë gjatë një intervistë dhënë për “Jutarnji Isit”. Çurkoviç ka paralajmëruar një dënim shembullor për Serbinë dhe Kroacinë për shkak të problemeve të shumta që këto dy shtete kanë me huliganizmin: “UEFA për Serbinë, Kroacinë dhe Malin e Zi ka dosje të trasha,shkruan ballkanweb.com

E gjitha kjo nuk është për tu habitur në një kohë kurë çdo ndeshje e cila luhet këtu ngjan me festimet që bëhet për Vitin e Ri kinez. UEFA ka vendosur të eliminojë mjetet piroteknike dhe racizmin, dy armiqtë kryesorë të futbollit, sepse futbolli është një industri miliardësh. Kam informacione se Serbia dhe Kroacia do të përjashtohen për një periudhe 3-5 vjet nga të gjithë aktivitet ndërkombëtare. Federatat janë të pafuqishme ti bëjnë ballë huliganëve, vetëm shteti mund ta bëjë diçka të tillë, nëse dëshiron”, ka thënë Çurkoviç

WhatsApp përditësohet me 'material design'

0

Versioni Android i shërbimit popullor për mesazhe, WhatsApp, është përditësuar me ndërfaqen Material Design, e cila është shfaqur me sistemin operativ Android 5.0 Lollipop.

Një version testues i aplikacionit të ridizajnuar mund të shkarkohet direkt nga uebsajti zyrtar i aplikacionit për mesazhe.

Aty do të përfitoni të gjitha figurat e reja të emocionit dhe ndryshimet e ndërfaqes së aplikacionit popullor.

Përveç ndërfaqes së re, përdoruesit e WhatsApp-it nga pajisjet Android mund të bëjnë thirrje telefonike nga aplikacioni, pa pasur nevojë që të telefonohen fillimisht nga përdoruesit e tjerë./RTV21

Sindikata e Bujqve përkrahë protestën

0

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës është në përkrahje të protestës kundër kapjes së shtetit, që do të organizohet më 18 prill.

Ata i bëjnë thirrje anëtarëve të tyre dhe qytetarëve në përgjithësi që të dalin sa më masovisht në protestë.

“Për shkak të situatës së përgjithshme në vend ku po mbretëron korrupsioni e krimi i organizuar në nivel qeveritar, derisa qytetarët e vendit po ballafaqohen me mbijetesën e tyre të rrezikuar nga papunësia dhe varfëria, vlerësojmë se sot më shumë se kurrë ka nevojë për reagim qytetar”, thuhet në njoftimin e kësaj Federate./RTV21

Rreth 40% e europianëve vuajnë nga problemet mendore

0

164 milionë qytetarë të Europës, ose 38,2% e popullsisë europiane është goditur nga një lloj forme e shqetësimeve mendore.

Numri i qytetarëve europianë, të cilët vuajnë nga problemet e ndryshme mendore po rritet gjithnjë e më shumë. Në Itali për shembull, ky problem prek 17 milionë persona. Ekspertët kanë vënë në dukje se si aspekti më alarmant për sa i takon trendit në rritje të vazhdueshme të patologjive psikiatrike, brenda vitit 2030, mund të jenë sëmundjet më të shpeshta në nivel global.Sipas disa të dhënave të paraqitura nga Vjena me rastin e Kongresit të Shoqatës Europiane të Psikiatrisë, vetëm 1 në 3 persona kurohet ose i drejtohet specialistëve.

Në veçanti vazhdojnë të rriten numrat e lidhur me depresionin (i cili prek rreth 7.2% të popullsisë europiane), shqetësime konjiktive si Alzheimer (3,5%) dhe shqetësimet e lidhura me abuzimin me alkoolin (3,4%).

Ekspertët kanë përcaktuar në të njëjtën strukturë të shoqërisë moderne rrënjët e kësaj errësire të keqe gjithnjë e në rritje: ndryshimet e shpejta dhe rregullat e kërkuara për t’i bërë ballë një bote në transformim të vazhdueshëm, peshojnë tek ekuilibrat dhe lumturia e individëve. Me pasoja dramatike sidomos për personat më të brishtë, si të rinjtë dhe të moshuarit: “Përballë një kompleksiteti në rritje të dinamikave sociale rriten edhe tensionet, ndërkohë që mungojnë gjithnjë e më shumë format amortizatore për të lehtësuar ankthin. Pra, është thelbësore që tashmë Europa të investojë më shumë për shëndetin mendor”, ka shpjeguar psikiatri Claudio Mencacci, drejtori i departamentit të neuroshkencave në Spitalin e Milanos.

Studimet e fundit kanë konfirmuar se e gjitha kjo përkthehet në një rritje të numrit të vetëvrasjeve. Tashmë ky numër në të gjithë botën është 800 mijë raste në vit.

Formacionet e mundshme Juventus-Monaco

0

Sonte në Torino të Italisë zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale në kuadër të Champions League në mes Juventusit vendas dhe Monacos francez.

Skuadra italiane, që po ecën sigurt drejt “Scudettos”, e ka eliminuar nga Championsi skuadrën e Borussia Dortmundit, kurse në anën tjetër Moanco befasoi shumëkënd duke e eliminuar Arsenalin.

Ndeshja, e cila pritet që të jetë një përballje interesante, fillon në orën 20:45.

Formacionet e mundshme:

Juventus (4-3-2-1): Buffon, Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Evra, Pirlo, Vidal, Marchisio, Pereyra, Morata, Tevez.

Monaco: Subašic, Fabinho, Carvalho, Abdennour, Kurzawa, Toulalan, Kondogbia, Dirar, Moutinho, Ferreira-Carrasco, Martial.

Fol “lirë” nga Shqipëria

0

PTK dhe operatori i telefonisë mobile Eagle Mobile nga Shqipëria nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit me të cilin krijohen mundësitë që në të ardhmen të ofrohen shërbime të telefonisë mobile dhe të internetit për shfrytëzuesit e Valës në të dyja vendet me çmime të njëjta.

Agron Mustafa, drejtor i Postës dhe Telekomit të Kosovës ka folur para gazetarëve rreth kësaj marrëveshje duke e quajtur në të njëjtën kohë si shumë të rëndësishme.
I gëzuar është shfaqur edhe drejtori i kompanisë Eagle Mobile, Erkan Tabak, i cili për fillimin e kësaj marrëveshje tha se popujt e dy vendeve janë të njëjtë dhe se kanë vendosur që t’i heqin kufijtë artificial mes dy kompanive.

Mustafa dhe Tabak, thanë para medieve segjatë sezonit verorë në Shqipëri çmimet dhe ofertat për përdorim të telefonisë dhe internetit do jenë me çmimin më të mirë të mundshëm për qytetarët e të dyja vendeve./RTv21