NJË INTERVISTË E RRALLË E ISMAIL QEMALIT

0

Intervista është realizuar nga Achille De Benedétti dhe botohet në gazetën Il Giornale d’Italia të datës 2 prill 1913, ndërsa është përkthyer dhe publikuar nga gazetari i mirnjohur shqiptar në SHBA, Ilir Ikonomi

Ismail Qemali arriti të largohej pardje nga Vlora me jahtin e Dukës Montpensier. E takova sot në mëngjes në stacionin e trenit tek arrinte nga Bari, ku kishte lënë Isa Boletinin, që ishte pak i sëmurë, bashkë me djaloshin Luigj Gurakuqi, ministër i arsimit. Qemal beu kishte ardhur me dy nga djemtë, që e kanë shoqëruar në të gjitha këto peripeci. Plaku i shquar dukej mjaft mirë. Ishte i gëzuar që kishte mbërritur në Romë pas ikjes nga Vlora.

E pyes se si kaloi udhëtimi.

-Shkëlqyeshëm nga çdo pikëpamje, – më përgjigjet. Pak ditë më parë arriti në Vlorë ‘Mekongu’, jahti i Dukës së Montpensierit, me një flamur tregtar anglez. Duka menjëherë më ftoi në anijen e tij të mrekullueshme dhe më pyeti nëse dëshiroja të vija në Itali. Ishte fat i vërtetë. Do të kisha qenë i marrë po të mos e kisha shfrytëzuar këtë rast të rrallë. Për mua kjo do të thoshte të çlirohesha nga një burgim i çuditshëm. Ishte edhe një mundësi për ta ndihmuar pak më nga afër çështjen e vendit tim.

-Po grekët, nuk ju kapën?

-Jo. Ata na panë shumë mirë. Pastaj, mos harroni se ‘Mekongu’ kishte ardhur nga Korfuzi. Po të kishin dashur të më kapnin do ta kishin patur të lehtë. Unë nuk e fsheha aspak faktin që po nisesha. Një torpedinier grek, i ngarkuar për bllokimin e bregdetit, na vuri re dhe na lejoi të kalonim pa ndonjë problem. Udhëtimi shkoi mjaft mirë. Jahti i Dukës është vërtet i mrekullueshëm dhe jam i gëzuar që arrita të dal nga ky burgim pa asnjë shpenzim dhe në kushte kaq të mira.

-Po miqtë tuaj të Vlorës, Shkëlqesi, nuk patën kundërshtim që ju të niseshit?

-Ishin ata vetë që më këshilluan të përfitoja nga ky rast i papritur. Ata janë të bindur se çështja shqiptare nuk është në Vlorë, në këtë qytet ku liria u shpall në një lloj burgu, por gjetkë, e sidomos në Londër, ku diskutohet për fatet tona të së ardhmes. U kam lënë udhëzime të qarta miqve të mi të qeverisë, duke i bërë të reflektojnë për pasojat e rënda që do të kishte vendi, në qoftëse do të ndërmerrnin ndonjë akt të nxituar apo nëse do të fillonin ndonjë revoltë. Ata mu betuan dhe jam fare i qetë se bashkatdhetarët e mi do të mbajnë një qëndrim paqësor, ashtu siç i kam këshilluar dhe siç është dëshira ime.

-A kanë përparuar më tej grekët?

-Jo. Nuk kanë përparuar përtej Tepelenës. Në Tepelenë ndodhi diçka me rëndësi, sepse turqit prenë urën për të penguar pushtimin. Pra, grekët nuk kanë shkuar më tutje se Tepelena. Ata e dinë se Vlora është e paprekshme, sidomos për shkak të vullnetit të Italisë, por edhe të Austrisë.

-Po Beratin nuk e kanë pushtuar?

-Jo. Në të gjithë sanxhakun e Beratit, nuk kanë shkuar përtej Tepelenës.

-Si ishte gjendja në Vlorë kur u larguat?

-Shumë e qetë. Nuk ka patur vështirësi të tjera të brendshme, përveç ankthit të bllokadës detare që na ka izoluar dhe na ka bërë të na mungojnë disa elementë bazë të jetesës. Ka ndodhur vetëm diçka që është vërtet për t’u shënuar: ardhja e një oficeri austriak me veshje civile, i shoqëruar nga një prift dhe një marinar.

-Si arriti të vijë?

-Ai zbarkoi në grykën e Semanit me një anije të kompanisë Lloyd dhe, prej andej, erdhi në Vlorë me një barkë me rrema. Ju e dini se në Vlorë ekziston një element që nuk e dëshiron pavarësinë e pastër të Shqipërisë. Ky element gjithnjë më ka luftuar dhe është përpjekur të më krijojë vështirësi. Oficeri që erdhi tha se ishte në gjendje të armatoste popullatën dhe të na dhuronte armë. Mirëpo unë nuk e pata të vështirë t’i shpjegoja popullit se ne nuk kishim nevojë për makinacione të tilla dhe se mund ta realizonim sigurinë e vendit tonë me besimin tek mbrojtja që na jep Evropa.

-Në Itali shtypi ka patur një lajm për këto qëllime të austriakëve në Vlorë…

-Atëherë ky lajm, – tha duke buzëqeshur Qemal beu, – nuk qenka i ri për ju. Megjithatë, unë e njoh politikën e Vjenës dhe gjithsesi i jam mirënjohës edhe Austrisë për interesimin ndaj Shqipërisë. Nga ana tjetër kuptoj edhe ndryshimin mes dy politikave, të Vjenës dhe të Romës…

Në këtë pikë, Qemal beu u zhyt në një heshtje diplomatike.

-Po vështirësitë që ju krijon bllokada për t’u ushqyer?

-Oh, më mirë të mos flasim për këtë. Është diçka që të shkakton ankth. Jam i gëzuar që ndodhem në Itali edhe sepse do t’i kërkoj si qeverisë suaj ashtu edhe ambasadorëve të Fuqive të Mëdha apo ministrit të Greqisë që t’i japin fund kësaj mase kaq të shëmtuar dhe të kotë. Pas 20 ditësh, Vlora do të jetë në uri të plotë. Kemi bërë mrekulli që kemi arritur ta mbajmë popullin gjallë deri tani. Por nuk është e mundur të vazhdojmë më tej në këtë gjendje. Ekzistojnë tashmë arsye humanitare, pët të cilat bllokadës duhet t’i jepet fund. Duke e vazhduar bllokimin e Vlorës, grekët po tregohen të padrejtë, në kundërshtim të plotë me qytetërimin e tyre. Përse duan të trullosin me katastrofën e urisë një popullsi që nuk i bën keq ndokujt me asnjanësinë e saj? Asnjë arsye nuk mund ta përligjë bllokimin e Vlorës.

-A nuk është e vërtetë që aty vërtiten trupa të Xhavit pashës?

-Janë thjesht ushtarë të çrregullt në gjendje të mjerë, që nuk përbëjnë asnjë shqetësim ushtarak. Xhavit pasha ndodhet në Lushnje afër Shkumbinit në kushte vërtet tragjike dhe nuk mund të ndërmarrë asnjë lloj veprimi kundër grekëve, as t’i dëbojë nga pozicionet që kanë kapur. Të paktën tani, grekët zotërojnë Sarandën dhe të gjitha pikat e bregdetit të bllokuar. Ata kanë deklaruar se nuk do ta prekin Vlorën, sepse ky është vullneti i dy fuqive të Adriatikut, prandaj nuk duhet t’i bien në qafë asaj me pretekstin e bllokadës. Shpresoj të bëj të ditur arsyet humanitare që kërkojnë heqjen e bllokadës.

Pastaj, Qemal beu më kërkoi t’i tregoja të rejat e fundit nga Konferenca e Londrës për Shqipërinë. Përsa u përket kufijve jugorë të Shqipërisë, i shpjegova se cila ishte teza e grekëve, të cilët kërkonin Korçën, Këlcyrën, Tepelenën si dhe Gjirokastrën e Sarandën.

-Po kjo është si t’i presësh krahët e këmbët Shqipërisë, – thirri Qemal beu. Të shpresojmë se vullneti i Evropës, i cili një ditë do të triumfojë, do të çojë në integritetin e popullatave që janë shqiptare të pastra. Është vërtet e çuditshme që grekët mendokan të marrin edhe Korçën!

-Cilat janë marrëdhëniet e tanishme mes Turqisë dhe Shqipërisë?

-Janë krejtësisht paqësore. Kemi marrë në Vlorë komunikatën zyrtare të Vezirit të Madh, me të cilën njihet pavarësia shqiptare dhe e drejta e flamurit tonë. Me këtë mori përgjigje fyerja e madhe, që trupat e Xhavit pashës i bënë flamurit tonë në Tepelenë. Qeveria turke nisi një hetim dhe i bëri me dije mytesarifit të Beratit se ajo e njihte tashmë autonominë tonë dhe u kërkoi autoriteteve të fundit turke të mbetura në territorin shqiptar të respektonin emblemën tonë.

-A u zgjidh çështja e princit të shtetit tuaj?

-Oh! Çështja e pretendentëve të fronit, apo e principatës së Shqipërisë ka rrezik të fryhet tej mase. Pata rastin të takohem me Dukën e Montpensierit, i cili me ndihmën e tij humanitare më nxori nga gjendja e çuditshme në të cilën ndodhesha. Natyrisht, i shpreha atij gjithë mirënjohjen time për këtë akt fisnik dhe i thashë se Shqipëria do ta kishte për nder nëse do të kishte në krye të saj pasardhësin e një familjeje të shquar dhe historike. Por i thashë gjithashtu, për hir të sinqeritetit, se ende nuk ishte koha për të menduar mbi çështjen e princit, e cila do të duhej të zgjidhej më vonë.

-Ç’mendoni, Shkëlqesi, mbi çështjen e Shkodrës?

-Mund ta merrni vetë me mend. Mendoj se çështja e Shkodrës është tani në rrugën e zgjidhjes. Qëndrimi i Malit të Zi nuk më duket se ka shanse për sukses. Janë mjaft të njohura arsyet se përse Shkodra duhet t’i mbetet Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha, të cilat e kuptojnë plotësisht nevojën e një vendimi të tillë, kanë rënë tashmë dakord ta bëjnë Malin e Zi të tërhiqet.

-A e keni lexuar telegramin e mbretit Nikollë, i cili flet për kështjellën e krishterimit që duhet t’i kundërvihet islamizmit?

-Pikërisht këtu qëndron edhe dobësia e tezës malazeze. Si mund të mendojë mbreti Nikollë të imponojë me armë dhe me dhunë konvertimin fetar të myslimanëve shqiptarë? A e ka menduar ai se duhet të përgatitet për shumë e shumë luftra të përgjakshme? Megjithatë, unë besoj se më në fund Mali i Zi do të tërhiqet përpara vullnetit të Evropës. Jam i gëzuar, – përfundoi Qemal beu, – që munda të dal nga Vlora për të mbrojtur më tej të drejtat e Shqipërisë në kryeqytetet evropiane, në qytetin tuaj e sidomos në Londër. Me sa duket Peja, Prizreni dhe Gjakova janë të humbura, por ka disa territore që ende mund të shpëtohen. Dhe këtë do të përpiqem të bëj me besimin tek të drejtat e shenjta të popullit tim.

Pas disa ditësh, Ismail Qemal beu do të niset për në Londër. Atje ai do të përpiqet të mbrojë çështjen e paqes jo vetëm në interes të vendit të tij, por sadopak edhe të Evropës, e cila, në çështjen shqiptare, mund të shohë dështimin e përpjekjeve të saj për ruajtjen e paqes. Ai po fillon kështu një pelegrinazh politik nëpër kryeqytetet e Evropës, ku Roma është etapa e parë e rëndësishme.

MADONNA PUBLIKON KLIPIN “GHOSTTOWN” (VIDEO)

0

Këngëtarja legjendare Madonna ka publikuar klipin e këngës më të re “Ghosttown”.

Mbretëresha e muzikës pop për këtë këngë ka bashkëpunuar me Terrence Howardin kurse regjisor i klipit ka qenë suedezi Jonas Akerlund.

Regjisori është i preferuari i Madonnas pasi dyshja ka bashkëpunuar edhe për kripet e saj të këngëve “Ray of Light”, “Music” dhe “American Life”.

“Ghosttown” është kënga më e re e albumit më të fundit “Rebel Heart”.

KADARE: “KUKULLA” EDHE SI PROFIL I NËNËS SË SHKRIMTARIT

0

Ajo, nëna, vetëm ajo mund të të kthejë në shtëpi. Një arsye për t’u rikthyer në qytetin e lindjes, në shtëpinë e tij të madhe me burg, me kthina e musëndra, në të cilat ai fshihej për të dëgjuar zhurmat e shtëpisë. Shtypi francez njofton se ka dalë në libraritë e Francës romani “Kukulla” i Ismail Kadaresë. Një nga veprat më të fundit të shkrimtarit, që lexuesi shqiptar ka pasur fatin ta lexojë si pjesë e librit “Mëngjeset në Kafe Rostand”, botimet “Onufri”. Një vepër e shkruar në tri kohë, për të shkuarën, të tashmen dhe, pse jo, të ardhmen, libri i Kadaresë tërhoqi dukshëm vëmendjen e lexuesit, duke u kthyer në një best seller, në kohën kur doli, e megjithatë “Kukulla” ishte ajo pjesë që ka prekur më së shumti lexuesin me ndjeshmërinë, dhembshurinë, dashurinë dhe sinqeritetin me të cilin ishte shkruar.

Sipas botuesit të Kadaresë, mësojmë se “Kukulla” do të jetë si libër më vete shumë shpejt edhe në libraritë tona. “La poupee” (botimet “Fayard”, 160 faqe, 16 euro) është përkthyer në gjuhën frënge nga violinisti Tedi Papavrami, i sprovuar tashmë me stilin kadarean, duke qenë përkthyes edhe i veprave të tjera të shkrimtarit. “Kukulla” është stacioni i radhës së shkrimtarit në qytetin e lindjes. Por kësaj here arsyeja është e ëma, një krijesë e brishtë, që asnjëherë nuk kishte arritur ta kuptonte deri në fund. Ndërsa në vepra të mëparshme në mënyrë të tërthortë ka rrëfyer marrëdhënien e tij me të atin, në këtë roman ai përshkruan me hollësi figurën e së ëmës. Tashmë që ajo nuk është më, autori ndalet të zbërthejë se përse e ëma i ishte dukur si një kukull, raporton Kult Plus.

Portreti i saj fjalëpakë, gati i tejdukshëm, vjen përmes rrëfimit qysh në krye të herës, kur ajo erdhi nuse në derën e Kadareve, në një shtëpi të madhe, jo aq të kamur, por hijerëndë, ndryshe nga e saja, deri në ditën kur u largua nga kjo botë e kur pesha e saj i ngjante ajrit. Profili i saj qartësohet edhe më shumë në marrëdhënien me të vjehrrën, përballjen me atë grua, një nga ato të mençurat dhe të gjithëdijshmet, si të cilat nëna nuk arriti dot kurrë të bëhej, në marrëdhënie me të atin dhe vetë atë, intelektualin dhe shkrimtarin e famshëm. “Gjithmonë e më tepër do të më pëlqente të mendoja se ndoshta pikërisht aty, tek ai zbërthim i gabuar i pamjeve të botës, në atë pasaktësi dhe sprapsje të arsyes, shkurt, në këmbënguljen e fëmijërisë për të mos ikur, fshihet ndoshta zanafilla e asaj që quhej dhuntia e të shkruarit…. Nganjëherë më dukej se të gjitha ato që thuhej se merreshin nga qumështi i nënës, unë i kisha marrë nga qumështi tjetër, disi i ndryshëm, ai i kukullës. Gabime që më dukeshin tani aq të bukura, arsye të përmbysura krejt, ato që, pasi i humbje një herë, nuk i gjeje dot kurrë, më rrinin gjysmë të mpira në kujtesë”, shkruan Kadare te “Kukulla”.

Më poshtë kemi shkëputur fragmentin nga libri që lidhet me profilin e nënës, të quajtur “Kukulla” nga Ismail Kadare.

Kukulla

1.

Në prill të vitit 1994, im vëlla na lajmëroi nga Tirana se nëna ishte duke dhënë shpirt. U nisëm të dy me Helenën, me avionin e parë nga Parisi, me shpresë për ta gjetur ende gjallë. Në të vërtetë ishte ende në jetë, por nuk kuptonte asgjë. Ndodhej në koma, në apartamentin e emtës sime, në rrugën “Qemal Stafa”, ku e kishin çuar disa javë më parë, për ta pasur më mirë në kujdes.

Kushëriri im i parë, Besnik Dobi, njeriu që e kishte çuar në krahë gjer tek e motra, pasi më shpjegoi perse e kishte parapëlqyer atë mënyrë bartjeje, për një distance aq të shkurtër, nga Rruga e Dibrës te fillimi i “Qemal Stafes”, shtoi fjalët: Veç kësaj, ajo ishte tepër e lehtë. Në përpjekje për të sqaruar diçka më tepër, ai përsëriti pak a shumë të njëjtën gjë: e pabesueshme, sa e lehtë ishte! Do të thosha prej letre.

Si një kukull prej letre. S’isha i sigurt nëse fjalët e fundit ishin të tijat, apo isha unë që i kisha menduar, por pata ndjesinë se nuk u habita fort. Thua se të gjitha ato që dëgjoja i dija ndërkaq. Një skenë e njohur, e përsëritur shpeshherë në banesën tonë, kur vajzat tona loznin kukullash me nënën, më kaloi nëpër mend. E durueshme rrinte midis tyre ndërsa ato i vinin në flokë gjithfarë fjongosh e karficash, pa harruar të përsërisnin: “nënë, mos lëviz!”.

Helenës, merrej me mend që i vinte zor nga një pamje e tillë, por vajzat nuk bindeshin. Nëna s’thotë asgjë, përsërisnin. Asaj i pëlqen, ç’ke ti? E lehtë. Shkallët prej druri të shtëpisë, zakonisht të ndjeshme, nuk kërcisnin kurrë nga e shkelura e saj. Sepse ashtu si hapat, çdo gjë e kishte të lehtë: veshjen, të folurën, psherëtimën.

Në lagje, e më pas në shkollë, kishim mësuar gjithë ato vjersha për nënën. Kishte gjithashtu vjersha, madje dhe një këngë për ata që s’kishin të tillë, ku fjalët pa nënë përsëriteshin në atë mënyrë që ta këpusnin shpirtin. Nuk dija ndonjë nga shokët e klasës që të mos kishte nënë, ose ndoshta kishte të tillë, por nuk e tregonin. Sipas një shokut tonë, të mos kishe nënë ishte turp, gjë që një tjetër, nga klasa B., e kundërshtonte ngaqë, sipas tij, turp ishte të mos kishe baba. Dy nga shoqet tona, Ylberja me Ela Labovitin, qeshnin me të dy, ngaqë, sipas tyre, jo vetëm ngatërronin fjalën “turp” me “mëshirë”, por nuk kuptonin asgjë nga ato që flisnin.

Sidoqoftë, puna e nënës nuk ishte kaq e thjeshtë, domethënë mjaftonte ta kishe, se të tjerat s’kishin rëndësi. Mund të këndoje gjithë ditën nënë e dashur, nëna ime, më e mira në botë, sa erë e mirë që të vjen, e trululu e tralala, e prapë të mos ishe i kënaqur. Disa, pavarësisht se nuk e thoshin, mërziteshin, ngaqë, në krahasim me të tjerët, nënat e tyre iu dukeshin jo fort të reja, për të mos thënë plaka. Por as kjo s’dukej ndonjë hata në krahasim me rastin e shkollës së lagjes fqinje, ku kishte jo një, por dy nëna të ndara nga burrat. Ose rasti i Pano X., që erdhi duke qarë, ngaqë, rrugës për në shkollë, dikush i kishte thënë “bir i kurvës”, dhe nuk u qetësua veçse kur Ylberja me Ela Labovitin i kishin shpjeguar se kjo s’do të thoshte asgjë dhe se ata që përdorin atë fjalë me “k” për nënat e të tjerëve, mund ta kishin vetë mizën nën kësulë.

Shumë shpejt do ta kapja se unë gjithashtu kisha një problem me nënën, por ai ishte tepër larg nga ato që përmenda. Kishte të bënte kryesisht me lehtësinë, me atë që më pas do të më dukej si ana prej letre apo prej gipsi e saj. Në fillim turbull, pastaj përherë e më qartë po kuptoja se ato që pothuajse nuk mungonin kurrë në vjershat dhe këngët për nënat: qumështi, gjiri, aroma, ngrohtësia e amësisë, s’e kisha lehtë t’i gjeja tek ime më.

S’ishte punë ftohtësie. Dhembshuria e saj ndihej që larg. Kujdesi gjithashtu. Mungesa ishte gjetkë dhe, siç do ta kuptoja më vonë, kishte të bënte me pengesën e shfaqjes, e kapërcimit të një pragu që, me sa dukej, ajo e kishte të pamundur.

Shkurt, qysh herët e kam ndier se nëna ime, më shumë se atyre të vjershave, i ngjante një lloj vizatimi apo skicimi, prej të cilit nuk dilte dot. Edhe bardhësia e fytyrës së saj, sidomos kur vinte sqafill, siç ia kishte mësuar Kako Pinoja, stolisësja e famshme e nuseve të Gjirokastrës, shtëpia e së cilës ishte pothuajse ngjitur me tonën, pra, edhe bardhësia e saj kishte ngrirjen dhe moskuptimin prej maske. Më pas, kur gjatë një udhëtimi në Japoni do të shihja për herë të parë një shfaqje të teatrit tabuki, bardhësia e fytyrave të aktoreve do të më dukej si diçka e njohur. Ishte e njëjta e fshehtë si ajo e nënës sime, një mister prej kukulle, por pa tmerr.

Në të njëjtin stil, si në filmat vizatimorë, ishin lotët e saj. Në shumicën e rasteve nuk e kisha kuptuar arsyen e tyre. Ashtu siç nuk e kuptoja dot se si ishte e mundur që vite me radhë nuk e kisha ndier kurrë të hynte a të dilte në tualet, thua se nuk shkonte kurrë atje.

Nënat janë qeniet më të vështira për t’u kuptuar, më thoshte gjatë një darke në Paris Andrei Voznjesenski. Ishim të ftuar të dy me Helenën tek Alain Bosquet, kur, midis të tjerash, e pyeta diçka për ca vargje të tij që kishin bërë bujë, të shkruara në trajtë gjysmë anagrami. Midis tyre ishte një varg ku fjala nënë, rusisht mat (shoqëruar me shenjën zbutëse), përsëritej tri herë: Matmatmüt, kurse herën e katërt ishte vetëm gjysma e saj ma, e cila në fund të vargut, duke u bashkuar me shkronjën “t” të mat (nënës) së fundit, jepte fjalën tma, që do të thoshte terr.

Voznjesenski në atë darkë ishte në gjendje të rëndë shpirtërore, çka m’u duk se ndikonte në shpjegimin e vargjeve. Ka qenë takimi im i parë dhe i fundit me të, kështu që nuk m’u dha rasti të sqaroja më pas se ç’donte të thoshte. Shpjegimi kishte të bënte pak a shumë me lidhjen midis sintagmave nënë dhe terr,sipas të cilave, njeriu dilte nga barku i nënës si nga terri, dhe ky ishte një qerthull i pafund matma, nënaterr, ku nëna, ashtu si terri, mbetej e pazbërthyeshme.

Ndërsa për lotët e nënës e kisha vështirë të gjeja shkakun, për mërzinë e saj ishte e kundërta. Shkakun e thoshte vetë, madje me një shprehje që, pasi e kisha dëgjuar gjithë frikë herën e parë, sa herë që e kujtoja vazhdonte të më ngjethte mishtë: “më ha shtëpia!”.

Shumë shpejt e mora vesh që kjo ishte shprehja më e zakonshme për të thënë se mërziteshe në shtëpi. Mirëpo kjo nuk më pengonte që, sipas një xanxe që më kishte kapur njëfarë kohe për të zhbiruar kuptimin e fjalëve, ta mundoja veten me përfytyrimin se sa e tmerrshm’e ishte kur shtëpisë ku banoje mund t’i shkrepej një ditë të të hante.

2.

Nëna, pavarësisht se mund të dukej e pazbërthyeshme për shumë gjëra, nuk e fshihte se shtëpia jonë nuk i pëlqente aspak.

Në një shikim të parë mund të dukej e shpjegueshme: një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare hynte nuse në një shtëpi tepër të madhe. Donte apo s’donte, mendimi i parë, qoftë dhe i tërthortë, do të ishte se një shtëpi e tillë kërkonte shumë punë. Aq më tepër për një vajzë që, siç do ta merrja vesh më pas nga tregimet e motrave të saj, ishte qortuar shpesh për mungesë zelli për punë shtëpie. E sidomos aq më tepër që do të ishte nuse e vetme, pa asnjë shpresë për nuse të dytë, ngaqë im atë ishte djalë i vetëm dhe pa baba.

Shtëpia, përveç e stërmadhe, ishte e vjetër dhe hijerëndë. E si të mos mjaftonte kjo, vjehrra, gjyshja ime e ardhshme, përveç namit të gruas buzëhollë, kishte edhe atë të mençurisë. Do të duhej të kalonte mjaft kohë për të kuptuar arsyen e thellë se përse name të tilla për mençuri të tepërt e bezdisnin time më.

Kishte gjasë që të dukej se ftohtësia e parë midis nuses së re dhe vjehrrës të ishte shkaktuar nga mospërfillja, ose më saktë, nga mosmahnitja e nuses prej shtëpisë. Në të vërtetë, shkaku duhej të kishte qenë më i thellë dhe, në njëfarë mënyre i pashmangshëm.

Dihej se familjet gjirokastrite në çastin që lidheshin në krushqi, viheshin aty për aty, në një gjendje të re. Përveç aleancës së natyrshme të dy klaneve, në një mënyrë befasuese krijohej njëfarë shurdhimi, sidomos në periudhën paramartesore. Gjithë krekosja e njohur e shtëpive të vjetra, sedra, mburrjet, kotësia, kishin rast të shpaloseshin e të viheshin në peshore midis dy shtëpive, që do t’i bashkonte kurora e martesës. Në netët e gjata të dimrit, nuset e ardhshme, e po ashtu dhëndurët, do të dëgjonin gjithfarë romuzesh për palën tjetër, të tipit “mos kujtojnë ata se janë më të mirë se ne” e të tjera të ngjashme. Ishte një lloj luftë e ftohtë që vetvetiu i ngarkonte të dy palët, por sidomos nuset dhe vjehrrat e ardhshme, me ndjesi mohuese për njëra-tjetrën.

Nisur nga kjo, mund të thuhej se do të tregonte apo jo nëna ime e ardhshme shpërfilljen e saj ndaj shtëpisë së Kadarenjve, apo do të tregohej buzëhollë a jo gjyshja ime ndaj saj, ftohtësia midis tyre s’mund të shmangej.

Me kalimin e viteve, me shumë vështirësi do të merrja vesh, ose më saktë do të kujtoja se do të merrja vesh, kronikën e pakuptimtë të kinse mërisë midis Kadarenjve dhe Dobatëve.

Ajo që dukej e lehtë për t’u kapur, ndërlikohej papritur, aq sa vinte ora kur ngjante krejtësisht e pazbërthyeshme. Dhe më pas e kundërta: e mjegullta do të qartësohej befas, aq sa të gjithë do thoshin, ah, ja ç’na paskësh qenë kjo punë që ne të verbrit s’e shquanim dot.

Ngatërresa vinte nga pamundësia e çdo krahasimi midis dy klaneve. Niste nga shtëpitë, që ishin aq të ndryshme, saqë kurrsesi s’mund të besohej se i përkisnin të njëjtit qytet.

Sa ç’ishte e vjetër dhe hijerëndë shtëpia jonë, aq nuk ishte e tillë ajo e babazotit, siç quhej gjyshi nga nëna. Ishte e madhe, po s’kishte as qilarë të thellë, as sternë, as shkalla trillane prej druri, për të mos folur për dhoma të pabanuara, për burg, nënkalime të fshehta, mesore apo nënmesore (nëndivane) pa kuptim. Shtëpia e Dobatëve ishte ndoshta e tillë ngaqë ishte e veçuar, pa lagje apo rrugë, që, në njëfarë mënyre do ta detyronin të ngjante me të tjerat. Ishte në një zonë të zbrazët, përbri kështjellës dhe një përroi të rrëmbyeshëm. Në mungesë të fshehtësive, ajo kishte një truall të gjerë, që mund të merrej për kopsht dhe një nënshtëpizë midis truallit, që quhej odajashtë dhe ku banonte një familje romësh, shërbyes të dikurshëm të shtëpisë.

Në vend që njerëzit të ndreqnin disi drejtpeshimin e prishur mes dy shtëpive, ata e theksonin edhe më fort atë. Kadarenjtë dhe Dobatët, siç do ta merrja vesh më pas, ndryshonin nga njëri-tjetri më fort se shtëpitë e tyre. Ndryshimi kryesor që binte në sy ishte se, ndërsa shumica e klanit Dobi ishin në jetë, Kadarenjtë ishin të vdekur. Kur në këndet e shtëpisë gjeja herë pas here ndonjë fotografi të vjetër dhe vrapoja te gjyshja për ta pyetur kush ishte dhe ku ndodhej, përgjigjja e saj më zgjonte trishtim në shpirt. Po ky këtu? e pyesja pas disa ditësh, kur gjeja një tjetër fotografi, dhe përgjigjja ishte e njëjtë: s’është më në këtë botë.

Ndryshimet e tjera, si drurët, zogjtë, violinat e romët, bujqit grekë të ish-pronave të babazotit, tezet dhe ungjët, nuk ishin të pakta, por e keqja ishte se të gjitha ato ishin ca gjëra që s’krahasoheshin dot me tonat. A mund të krahasohej, për shembull, rënia e violinës, me dy dhomat ku s’na lejohej të hynim ose me hapsanën, siç quhej burgu? Për tezet dhe ungjët, për shembull, e kisha mbledhur mendjen se nuk mund të kisha, ngaqë, sipas gjyshes, edhe po të ishin do të quheshin halla dhe xhaxhallarë dhe do të ishin jo motra dhe vëllezër të nënës, por të babait, pra duhej t’i kishte pjellë gjyshja vetë.

(Më vonë, kur të dy ungjët shkuan për studime jashtë shtetit, njeri në Budapest e tjetri në Moskë, mungesa e të ngjashmëve te ne, më shumë se me ata vetë, lidhej me letrat që vinin prej tyre nga larg. Në shtëpinë tonë nuk vinin letra nga askush dhe kjo më dukej e natyrshme, ngaqë dihej se të vdekurit s’dërgonin të tilla.)

Kukulla (gjithmonë e më tepër bindesha se ky cilësim ishte përpjekur, në mos ta zëvendësonte fjalën “mama”, të kthehej në emër të dytë të saj), pra Kukulla, ndonëse e kishte vështirë të shprehej qartë, kishte qenë pak a shumë e ndërgjegjshme se do të përballej me shtëpinë e Kadarenjve, me gjithë ato dritare të larta, musandra, hajate, qilarë të fshehtë, qiellzana prej druri të gdhendur, së fundi me burgun e famshëm dhe me ata emra të tingëllueshëm: Seit Kadareja, Avdo Kadareja, Shahin Kadareja dhe, më të dëgjuarin midis tyre, Ismail Kadarenë, katragjyshin tim, që, siç më pëlqente ta kujtoja shpesh, ishte bërë i famshëm ngaqë përmendej në një këngë, jo se kishte vrarë turq, siç të shkonte mendja në çastin e parë, por për punë veshjeje, ndjekje të modës.

Kundër kësaj gumaje kërcënuese, Kukulla do të kishte ushtrinë e saj të drurëve, të zogjve, të violinave, të motrave e të ish-shërbëtorëve. Në pamje të parë ngjante naive dhe e brishtë, por kishte edhe ajo të fshehtën e saj. Kukulla që nuk dinte shumë gjëra, ishte në dijeni, me sa dukej, të asaj të fshehte, që mbulohej pas emërtimit zhgënjyes e të rëndomtë “gjendje ekonomike”: Dobatët ishin të kamur, çka do të thoshte të pasur, Kadarenjtë jo.

Në asnjërën nga dy shtëpitë nuk përmendej kjo gjë, thua se kishin bërë marrëveshje që secila palë të mbante maskën e vet. Me atë maskë, me paraqitjen kinse të përkorë në gjithçka, Dobatët do të mbulonin kamjen e tyre. Dhe të njëjtën gjë do të bënin Kadarenjtë, me maskën e tyre, atë të madhështisë së rreme, për të mbuluar të kundërtën: skamjen. Aleanca qysh në fillimet e saj kishte qenë e gabuar. Kurse arsyeja e krushqisë s’ishte marrë vesh kurrë.

3.

Sado që jam përpjekur të përfytyroj mbërritjen e Kukullës nuse në vitin 1933, në shtëpinë e burrit, nuk kam arritur dot. Kishte gjithmonë një pengesë, një rënie mjegulle, ose në rrëfimin e saj, ose në përfytyrimin tim. Pengesa niste qysh nga vetë rruga e përshkuar. Nuk e kisha vështirë ta sillja me mend karvanin e krushqve nga shtëpia e babazotit tek udha e madhe në këmbët e kështjellës, e më pas te qendra e qytetit “Qafa e Pazarit”, për të zbritur në rrugën e pjerrët të Varoshit. Pikërisht te shtëpia e Dr. Vasil Labovitit, atje ku më 1943 do të shtrohej një darkë e pakuptueshme me gjermanët, niste, bashkë me rrugën që të çonte te shtëpia jonë, surrealizmi. Shtëpia e doktorit, vajzën e të cilit e kisha në klasë, ishte e para. Më tutje ishte shtëpia e Pavli Urës, një shoku tjetër të klasës, mbiemri i të cilit vinte nga një urë, e vërtetë ose e rreme, nuk kuptohej, që ishte poshtë saj. Në të vërtetë ishte një rrjedhë e madhe uji, që dilte nga një drejtim, por urë nuk kishte asgjëkund, madje as vetë Pavli Ura s’dinte si ta shpjegonte mbiemrin e vet. Ndërkaq, disa hapa më tutje, mu përpara shtëpisë së Ficove, rrjedha e ujit ndërronte emërtim dhe nga “urë” bëhej “Përroi i Ficos”.

Shtëpia e Ficove, përveç që ishte e madhe, ishte ndoshta më e bukura e qytetit, çka për disa kishte qenë dhe arsyeja që kishte nxjerrë, siç thuhej, ministrin e Jashtëm më me nam të të gjitha kohërave në Shqipëri. Merrej me mend se sa e lehtë do të ishte për këtë shtëpi që, pas një nami të tillë, t’i jepte emrin e saj rrjedhës së ujit. Një pjesë e rrugës shkonte përbri saj gjer te shtëpia e Kako Pinos, e ëndërruar prej krejt nuseve të ardhshme të qytetit, e vogël, lirike e plot vazo lulesh, pothuajse ngjitur me tonën. Kurse përballë portave të dy shtëpive, i shtrembër, i mbrapshtë, i pangjashëm me asgjë, niste Sokaku i të Marrëve.

Kukullës, që nuk ishte pa kureshtje, duhet t’i kenë bërë përshtypje të gjitha këto. Megjithatë, përpara të panjohurave të tjera, ato ngjanin të zbehta. Nga tri kureshtitë e mëdha që e prisnin, burri, shtëpia dhe vjehrra, kishte gjasë që kjo e fundit të ketë qenë ajo që më së shumti i fuste frikën. Burrin e kishte parë vetëm një herë nga dritarja e shtëpisë pak përpara dasmës. Fotografinë e shtëpisë së saj të ardhshme e kishte sjellë një ditë një kushëri i largët, bashkë me pëshpërimat që thuheshin për të. Ndër këto të fundit, më e mjegullta ishte çështja e burgut. Me sa dihej, shtëpia e Kadarenjve hynte ndër katër-pesë shtëpitë e rralla të qytetit, që kishte burg, çka për disa nuk ishte veçse një marrëzi, e për të tjerët lidhej me ca ide të dala mode qyshkur, për punë ligjesh, me fjalë të tjera, shteti kishte ligjet e tij, por shtëpia ato të saj, shkurt secili në punë të vet.

Enigma e vërtetë për Kukullën mbetej vjehrra. Përveç asaj që përmblidhej në fjalët e pamëshirshme: e mençur dhe buzë- hollë, ishte një veçanti e tretë, dalja ose jo nga shtëpia, hamendjet për të cilën nuk ishin fort të qarta. Ishte krijuar bindja se, edhe nëse zonja mëmë e Kadarenjve nuk e kishte shpallur ende moskapërcimin e portës, ishte në përgatitje e sipër.

Mosdalja nga shtëpia e grave të vjetra ishte një nga doket më të pashpjegueshme të qytetit. S’i dihej jo vetëm shkaku, por as zanafilla apo rasti që kishte shërbyer si shkak. Ndodhte një ditë që X grua shpallte se s’do të dilte më nga porta e shtëpisë dhe askush nuk pyeste: pse? apo, si kështu?

Ajo që dihej ishte se kjo mosdalje ishte në vetvete një lloj statusi, si të thuash, ngritje rangu, ose pjesë e një mondaniteti.

Nuk kam besuar se Kukulla do ta ketë vrarë mendjen fort për moskuptimin a kuptimin e thellë të mosdaljes së vjehrrës (ndoshta thjesht ka menduar se do të ishte mirë që ajo të dilte sesa të ngujohej në shtëpi), kurse në mëngjesin e parë pas dasmës në banesën e re, ndërsa bëhej gati të ngjitej te dhoma e madhe e pritjes, do të ketë ndier me siguri se as katrahura e dasmës, as nata e parë me burrin, por ajo paraqitje përpara jurisë së pamëshirshme të krushkave, do të ishte krusma më e vështirë për të.

Arti i shkallëve publike më të bukura në botë

0

Art i rrugës gradualisht po pranohet si një formë legjitime dhe e mrekullueshme e artit nga gjithnjë e më shumë njerëz. Por kjo nuk do të thotë se artistët e rrugës mund të ndalen me kaq – ata vazhdojnë të eksplorojnë mënyra të reja për të shfrytëzuar sipërfaqet publike dhe të mbulojnë me art të bukur. Ky artikull është e gjitha për artistët e rrugës dhe njerëz të zakonshëm të cilët kanë zbukuruar diçka që shumica prej nesh ndoshta nuk do mendonim për ujdisur shkallët publike në natyrë.

Ata mund të duken si forma të rastit të bojës derisa jeni duke u ngjitur në këto shkallë, por nëse i shikoni nga poshtë do të shihni vizionin e plotë të artistit. Sigurisht, jo të gjithë prej tyre kanë formuar imazhe – disa janë thjeshtë kanë dekoruarngjyra që e bëjnë lagjen një vend të veçantë.

Shkallër Rainbow në Turqi janë pikturuar për herë të parë nga qeveria lokale, komunitetet aty pranë u janë përgjigjigjur duke pikturuar shkallë në mënyrë vullnetare s. Shkallper mozaik në San Francisko u krijuan nga më shumë se 300 njerëz vendas nën drejtimin e kujdesshëm të disa artistëve.
A keni ju ndonjë shkallë të ngjashme në qytetin tuaj që duken ngjashëm? Nëse jo, shpresojmë se këto imazhe do të frymëzojnë juve së bashkë me banorët e vendit tuaj që të bëni dekorime të tilla

KOSOVA SHPRESON TË PËRFAQËSOHET NË OLIMPIADË ME 25 SPORTISTË

0

Lojërat Olimpike evropiane po afrojnë dhe është koha për t’i bërë llogaritë. Pas dy muajsh, për herë të parë në histori do të mbahet ky eveniment në ‘Baku’ , ndërsa aty do të marrin pjesë edhe sportistët kosovarë. Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KOK), Besim Hasani, tregon se pjesëmarrjen për “Baku 2015” deri tash e kanë siguruar 14 sportistë, ndërsa pret që deri në fillimin e këtij kompeticioni, kontingjenti i Kosovës t’i përmbajë rreth 25 sportistë.

“Për momentin, kualifikimin e ka siguruar një shenjëtare, një karateist dhe katër xhudistë. Gjithashtu, edhe tetë sportistë kanë marrë ftesa për të shkuar në Baku. Pra, për momentin janë 14 sportistë që sigurt do të marrin pjesë në Lojërat evropiane”, tregon Hasani për “Zërin”.
Ai shprehet optimist se rrugën e tyre do ta ndjekin edhe 9-10 sportistë të tjerë. “Ka edhe sportistë tjerë që mund ta sigurojnë pjesëmarrjen në ‘Baku 2015’ përmes kualifikimeve, por edhe me anë të ftesave. Pra, në fund, në Olimpiadë mund të marrim pjesë me 24-25 sportistë”, vazhdoi kreu i sportit kosovarë.
Kjo do të jetë hera e parë që sportistët kosovarë do të marrin pjesë në një kompeticion aq të rëndësishëm si Lojërat Evropiane. Kjo iu mundësua sportistëve tanë falë pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në dhjetor të vitit të kaluar.

TREPÇA ’89 TRIUMFON NË DERBIN E MITROVICËS, FITOJNË BESA E VËLLAZNIMI

0

Trepça ’89 ka triumfuar në derbin e Mitrovicës, duke e mundur Trepçën, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 22-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

“Minatorët” janë treguar ekip më i mirë së “xehetarët”, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për majat e tabelës.

Pas 10-të minutave lojë, Blerand Kurtishaj zhbllokoi rezultatin, duke sjell Trepçë ’89 në epërsi prej 1-0. Ndërkohë, Ibrahim Peci në minutën e 35-të, dyfishoi epërsinë në 2-0, kurse rezultatin në 3-1, e ngriti Lushtaku në minutën e 78’, ndërsa, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Denis Krasniqi.

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 ngjitët në pozitën e katërt më 34 pikë, derisa Trepça mbetet në fund e tabelës me vetëm 15 pikë të tubuara.

S’ndalët Besa

Besa e Pejës ka vazhduar serinë e fitoreve. Pejanët kanë mundur skuadrën fqinje, Istogun, me rezultat 2-1. Mark Milicaj në minutën e 24-të ndëshkoi ish skuadrën e tij, duke e kaluar Besën në avantazh prej 1-0, mirëpo, Besnik Krasniqi në minutën e 51-të barazoi shifrat në 1-1 nga penalltia, kurse për fitoren e skuadrës së Arbnor Morinës u përkujdes Qëndrim Dautaj duke shënuar golin e dytë dhe të fitores për Besën, e cila tani ngjitet në kuotën e 38 pikë, aq sa edhe Prishtina në pozitën e dytë, kurse Istogu zë vendin e tetë më 26 pikë.

Vëllaznimi fundos Ferizajn

Pikë tejet të rëndësishme ka arkëtuar edhe Vëllaznimi që në shtëpinë e saj mundi Ferizajn, me rezultat 2-0. Yll Myrta në minutën e 35-të dhe Drilon Nuza në minutën e 71-të shënuan për fitoren e gjakovarëve.

Vëllaznimi pas kësaj fitore tani është më e qetë pasi ngritët në kuotën e 26 pikë, aq sa ka edhe Istogu në pozitën e tetë, kurse Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit më vetëm 17 pikë.

Heshtin rrjetat në “Ferki Aliu”

Ndërkohë, përballja mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Drenicës, është mbyllur pa gola.

Ndonëse, rastet nuk munguan në këtë takim, megjithatë, rrjetat heshtën në “Ferki Aliu”./kosovapress/

Raiffesien Superliga / Java e 22-të

Rezultatet

Besa-Istogu 2-1

Trepça ’89-Trepça 3-1

Vëllaznimi-Ferizaj 2-0

Kosova (V)-Drenica 0-0

Dje

Ferronikeli-Drita 1-0

Prishtina-Hajvalia 0-2

Tabela

1.Ferronikeli 44

2.Prishtina 38

3.Besa 38

4.Hajvalia 35

5.Trepça ’89 34

6.Kosova (V) 33

7.Drenica 29

8.Istogu 26

9.Vëllaznimi 26

10.Drita 22

11.Ferizaj 17

12.Trepça 15