Metoda japoneze për t’u dobësuar (në shtëpi)

0

Metodat japoneze të dobësimit janë të çuditshme por mjaft efektive dhe të thjeshta. Nëse keni provuar të mbani dieta, të pini ilaçe për t’u dobësuar dhe një sërë mënyrash të tjera pa rezultat, provoni një herë këtë metodë. Dr Fukucudzi  beson se e ka gjetur çelësin e dobësimit pa dieta dhe pa aktivitet të sforcuar.

Çfarë ju duhet:

– Një leckë e madhe (ose peshqir)

– Një rrip i mirë

– Sipërfaqe e sheshtë

– 5 minuta në ditë

Çfarë duhet të bëni:

Rrotulloni peshqirin në parametrat 40 cm – i gjatë, 7-10 cm- i trashë. Përdorni një rrip në mënyrë që ta fiksoni peshqirin dhe të mos prishet.

Shtrihuni në një sipërfaqe të sheshtë, dysheme ose krevat.

Vendosni një peshqir nën kurriz, poshtë pjesës së kërthizës.

Mbani këmbët në gjerësi sa supet, gjerësia në mes të këmbëve duhet të jetë 20-25 cm.

Shënim: duhet të jeni të kujdesshëm me këtë ushtrim, sepse kockat dhe nyjet tuaja mund të shtrembërohen pak dhe mund të shkaktojnë dhimbje. Nëse doni të arrini rezultatet e duhura, duhet të forconi muskujt e barkut që të hiqni dhjamin e depozituar atje. Duhet të rrini minimalisht 5 minuta në këtë pozicion/Shendeti.

Këshillë: Ju lutem, jo të gjitha teknikat që përkthejmë janë të përshtatshme për të gjitha llojet e trupave. Konsultohuni më parë me ndonjë mjek.metodaaa

Kina mban paradë masive ushtarake

0

Kina ka shënuar mposhtjen e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore me një paradë masive ushtarake në Sheshin Tiananmen të Pekinit.

Presidenti Xi Jinping ka thënë se “populli kinez ka luftuar fuqishëm dhe ka mundur agresionin e Japonisë”.

Ai po ashtu ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Popullit do të reduktohet në një personel prej 300,000 vetash, por nuk ka dhënë afat kohor.

Kjo ushtri, tash për tash, është më e madhja në botë, me 2.3 milionë pjesëtarë.

Kina ka disa mosmarrëveshje territoriale me fqinjët në Detin e Kinës Jugore, si dhe në Japoni në Detin e Kinës Lindore.

Ceremonia në Pekin është shmangur nga Japonia dhe vendet perëndimore.

Humbja e akademikëve, sot varroset Pajazit Nushi

0

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës(ASHAK) do ta mbajë në mend gjatë verën e vitit 2015. Humbja e tre akademikëve të saj për më pak se një muaj, është humbje e madhe për ASHAK-un, e cila nga sot ka vetëm 20 akademik, anëtarë të rregullt.

Me 15 gusht të këtij viti ndërroj jetë akademik Esat Stavileci, me 28 gusht vdiq akademik Mark Krasniqi, ndërsa dje pasdite dha frymën e fundit akademik Pajazit Nushi.

Dhe foto që po qarkullon nga dje në rrjetet sociale i sjell së bashku në një tavolinë, treshen që u ndanë nga kjo jetë në më pak se një muaj.

Ndërkohë akademik Pajazit Nushi do të varroset në qytetin e tij të lindjes. Gjakova nga sot do të pres në homazhe qytetarët që duan ti japin lamtumirën e fundit akademikut të shquar Nushi.
Nga komuna e Gjakovës agjenda e homazheve dhe varrimit do të jetë sipas kësaj renditje;Nën përkujdesjen e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në ora 14.00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, organizohet sot akademi përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të intelektualit, profesorit, autorit të shumë veprave dhe akademikut Pajazit Nushi.
Para varrimit, po ashtu në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi’në ora 14 e 30, organizohen homazhe. Ndërsa në orën 17.00 mbahet ceremonia e varrimit të ndjerit akademik Pajazit Nushi.

Zbardhen projektet e Vjenës, ja çfarë përfiton Kosova

0

​Jo të gjitha projektet infrastrukturore të miratuara në Samitin e Vjenës u bën publike pas mbylljes së punimeve. Referuar një dokumenti zyrtar të hartuar nga BE , për vendet e Ballkanit Perëndimor zbulohet se është rënë dakord me financim të Bashkimit Evropian për një sërë rrugësh; hekurudhash, portesh e areportesh që lidhin vendet e Ballkanit me njëri-tjetrin.

Në këtë raport BE vëren se: “Axhenda e konjektivitetit (ndërlidhjes) do të sjellë qarkullim dhe shërbime më të lira për Ballkanin Perëndimor. Kjo nga ana tjetër do të rris mundësitë dhe potencialin që ka rajoni për të krijuar vende të reja pune. Po ashtu, e gjitha kjo do të çojë në një të ardhme të sigurisë energjetike dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.”

Projektet

Në total kostoja e projekteve të financuara nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitet 2014-2020, kap shifrën e 1 bilion eurove (1 mld euro). Janë 10 projekte të rëndësishme nga të cilat përfitojnë të gjitha vendet e rajonit. Ndërsa, kostoja totale e gjithë këtyre projekteve (bashkë me financimin e BE) mendohet se arrin në 7 miliard euro, ndërsa ndërtimi i këtyre korridoreve pritet të krijojë 200 mijë vende pune. Pjesa prej 1 miliard euro do të jepen për periudhën 5-vjeçare (deri në vitin 2020) nga fondet e Komisionit Evropian përpara anëtarësimit, (fondet IPA). Pjesa tjetër do të financohet nga Banka Evropiane e Investimeve por edhe nga vetë shtetet anëtare, (totali shkon në 7 mld euro).

Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka vendosur që të fusë në rrjetin evropian të transporteve (që konsiderohen si rrjet i financuar dhe mirëmbajtur prej BE) tre korridore:

  • 1.Korridori Mesdhetar,- që nis në Kroaci e përfundon në Igumenicë, në Greqi, duke kaluar nà «për Mal të Zi dhe Shqipëri. Itinerari i këtij korridori është: Rijeka – Zagreb – Tivar – Tirana/Durrës – Igoumenicë. Ky korridor do të ketë dhe aneksin Beograd/Sarajevo – Ploce; Rijeka – Ploce.

2. Korridori i dytë do të jetë Korridori Orient/Medheu Lindor. Itinerari i tij do të jetë: Budapest – Beograd – Podgoricë – Tivar || Beograd – Nish – Kumanovë/ Prishtinë – Shkup –Selanik.

3.Korridori i tretë është ai Danubian, i cili ka itinerarin: Vukovar – Novi Sad – Beograd – Drobeta-Turnu Severin/Brçko

Ndër projektet prej të cilave përfiton Kosova, përmendet financimi për:

1. Rikonstruksionin e rrugës Nish-Prishtinë

2. Autostrata Prishtinë-Shkup;

3. Hekurudha Kraljevo – Prishtina – Gorce Petrov

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë-Kosovës dhe Serbisë.

Ky projekt apo investim do të mundësojë vënien në funksion t ë kanaleve, urave dhe tunele të vjetërsuara përgjatë Fushë Kosovë– në kufi me Maqedoninë, rrugë që do të zëvendësohen ose do të rinovohen. Financimi i BE është 80 milionë euro.

Rrjeti hekurudhor në Kosovë do të lidh Ballkanin Perëndimor me Austrinë, Greqinë dhe Bullgarinë. Sistemet e transportit të hekurudhave në Kosovë ndërlidhen me ato të Maqedonisë dhe Serbisë. Përafërsisht janë 64 km pista hekurudhore që do të rehabilitohen plotësisht. Lidhja hekurudhore me Serbinë nuk është më në funksion ( Fushë Kosovë- Podujevë) që kur u shemb tuneli i Merdares, në kufi në vitin 1990 , duke prerë kështu lidhjet mes pasagjerëve dhe mallrave nga Prishtina në Beograd.

Rruga do të rinovohet në tri faza:

1.Fushë Kosovë- në kufi me Maqedoninë

2. Fushë Kosovë – Mitrovicë

3. Mitrovicë- në kufi me Serbinë

Të tre këto seksione do të përfundojnë në vitin 2020 . Kjo rrugë ofron transport të sigurt dhe efikas për 50 % të popullsisë në Kosovë. Parashikohet që në vitin 2040 numri i pasagjerëve në këtë rrugë hekurudhore për në Kosovë mund të arrijë një milion ndërsa mallrat në 206.8 milion ton / vit. Një investim prej 80.9 milion euro që pritet të sjellë në ekonominë e vendeve ku do të kalojë dyfishin e kësaj shume.

Sa i përket projekteve energjetike përmendet ai mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, një investim prej 49 milion euro. Në përfundim të këtij projekti që parashikohet në vitin 2016, do të përfitojnë elektricitet 800 mijë njerëz dhe biznese në Shqipëri.

Në raport theksohet gjithashtu se: Vizioni për Rrjetet Trans-Evropiane të Transportit (Trans-European Transport Netëorks (TEN-T), konsiston në rrugë, hekurudha, porte, aeroporte, të cilat shihen si çelësi i suksesit jo vetëm për integrimin mes vendeve anëtare dhe njerëzve të tyre por gjithashtu për të nxitur zhvillimin ekonomik. Korridoret kryesore sapo të perëndojnë do të sjellin një transport me cilësor për qytetarët dhe bizneset, gjë që sjell më tej integrimin brenda rajonit dhe po ashtu dhe me BE-në. Projektet prioritare do të ndihmojë në heqjen e pengesave, do të nxisin ndërveprimin mes shteteve, duke ndihmuar kështu në ndërtimin e lidhjeve të munguara ndërkufitare.

​Në komunën e Prishtinës u hapën 220 vende pune

0

Marrëveshja që ka nënshkruar Komuna e Prishtinës me kompaninë IQ – to – Link, ka rezultuar me hapjen e 220 vendeve të reja të punës.

Sipas një njoftimi për media të kësaj komune, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se synim strategjik i Komunës së Prishtinës është që ajo të shndërrohet në qendër të shërbimeve “out – source”.

Ai tha se do t’u krijohen kushte edhe kompanive të tjera që janë të interesuara për nënkontraktimin e shërbimeve pasi që në Komunën e Prishtinës ekziston një potencial i madh i të rinjve që do të punësoheshin në këto kompani.

Ky projekt ka të bëjë me një qendër të thirrjeve për kompaninë e njohur ndërkombëtare Deutsche Post DHL group, ndërsa Komuna e Prishtinës përmes Ndërmarrjes Publike Banesore i ka ofruar kushtet që kjo kompani t’i hap këto vende të punës në Prishtinë, e jo në ndonjë vend tjetër të regjionit.

Në fazat e ardhshme pritet edhe rritja e numrit të punësuarve në kompaninë IQ – to – Link.

28 të vrarë në një xhami në Jemen

0

Pas sulmeve me bomba në xhaminë Al-Mo’ayyad, e cila ndodhet në lagjen el – Jarraf në kryeqytetin e Jemenit, kanë mbetur të vdekur 28 persona dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Sana, vend ky që kontrollohet nga milicia Houthi, njofton BBC.

Ky vend edhe më parë ka qenë objekt i sulmeve të militantëve të grupit terrorist të lidhur me Shtetin Islamik.

Pas sulmit ka qenë dega e Shtetit Islamik në Jemen e cila ka marrë përsipër këtë sulm.

7 ambasadorë takohen sot në Mitrovicë

0

Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe, është titulli i konferencës që organizohet nga RTV Mitrovica dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Konferenca do të jetë e tipit të tryezës së rrumbullakët, ku do të marrin pjesë 7 ambasadorë, 7 shqiptarë dhe 7 serbë.

Siç njoftoi organizatori, nga radhët e ambasadorëve do të jenë pothuaj të gjithë ambasadorët e Quintit, si dhe shefi i Zyrës diplomatike ruse, ambasadori belg dhe ambasadori holandez Robert Bosch.

Shqiptarët në këtë tryezë, sipas paralajmërimit, do të përfaqësohen nga kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, ish-presidenti Behxhet Pacolli, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, deputeti Ilir Deda dhe publicistët Halil Matoshi, Shkëlzen Gashi e Baton Haxhiu.

Nga radhët e serbëve do të jenë ministri serb në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, zv/kryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, kryetari komunës veriore te Mitrovicës Goran Rakiq, deputeti Nenad Rashiq, si dhe publicistët Branimir Kërstiq, Zhelko Tvrdishiq dhe Nenad Radosavljeviq.

Tryeza mbahet në lokalet e RTV Mitrovica nga ora 11.00-13.00.

Horoskopi ditor (03 shtator 2015)

0

Dashi

Sot duhet të merreni seriozisht me veten, mbi të gjitha duhet të kontrolloni emocionet në të kundërt do të gjendeni mes telashesh. Instikti juaj bën që të mos përmbaheni dhe mund të konfrontoheni, sidomos në ambientin e punës.

Demi

Horoskopi ju këshillon të jeni shumë i kujdesshëm, sepse priten një seri gjërash të paparashikuara të cilat mund të godasin njerëz që ju qëndrojnë pranë, gjenden pranë jush. Duhet të jeni energjikë dhe të gatshëm për të dhënë mbështetjen tuaj.

Binjakët

Mos i harxhoni energjitë në aktivitete dhe gjëra pak të rëndësishme. Nuk është çështje pune apo parash, por çështje urtësie dhe mirëkuptimi. Nëse do t’i përqendroni të gjitha energjitë tuaja për qëllime fisnike do të shpërbleheni mirë.

Gaforrja

Yjet janë në anën tuaj. Do të përfshiheni nga një shpirt iniciative për diçka krejtësisht të re që po vjen. Edhe në dashuri diçka do të ndezë më shumë lidhjen tuaj, në sajë të gjetjes së besimit sërish tek vetvetja. Kujdes, edhe pse stresi duket se mund të fitojë, mos i jepni rëndësi dhe thjesht relaksohuni.

Luani

Punoni ca për veten tuaj dhe mbi të gjitha shmangni frustrimin që po ju shoqëron ditët tuaja kohët e fundit. Ndjeni se keni më pak fuqi se sa mendonit se kishit, ndoshta për shkak të një kompleksi inferioriteti në raport me partnerin/en i cili /e cila mund të ketë një punë më të mirë a më të mirëpaguar dhe ndoshta sukses më të madh. Do të ripërtëriheni dhe do t’ia dilni të jeni më mirë edhe nëse do të punoni gjatë fundjavës.

Virgjëresha

Ditë vendimtare por me të dhëna pozitive për të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës. Sepse këtë ditë ju rikthehet stabiliteti si në lidhje nëse keni edhe në punë. Ndaj sot, ju këshillojmë veç relaks.

Peshorja

Yjet këshillojnë që të kujdeseni më shumë për financat tuaja. Disa shpenzime që nuk i prisnit, ju kanë shkaktuar vrimë në kursimet tuaja dhe në paratë që shtyni muajin, ndaj rifilloni të jeni më të kujdesshëm në këtë pikë. Gjatë mbrëmjes, ju këshillohet të lexoni një libër jo i lodhshëm.

Akrepi

Intuita që ju keni, rrallëherë gabon. Yjet ju dhurojnë një kurajë të madhe dhe besim në vetvete, ndaj dhe fati do t’ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj dite të enjte 3 shtator. Në dashuri, mbështetja që do të gjeni nga partneri/ja, do t’ju bëjë që gjithçka t’ju duket edhe më magjike.

Shigjetari

Demonstroni kurajë për të bërë gjëra dhe do të shpërbleheni këndshëm. Sot mundet më në fund që t’i lejoni vetes, që si në punë dhe në dashuri, të jeni thjesht vetvetja, pa komplikime tradicionale të të qenit i/e rezervuar. Partneri/ja do të mrekullohet nga veprimet tuaja, ashtu si dikur, në kohët e para të njohjes suaj.

Bricjapi

Ditë në të cilën do të goditeni nga një gjendje e lartë stresi. Duhet të përballeni me disa diskutime dhe debate si në dashuri ashtu dhe në ambientin familjar. Bëni kujdes që të kontrolloni zemërimin dhe peshoni mirë tonet e fjalëve që do të nxirrni, para se të pendoheni keq.

Ujori

Shijoni pak kohë të lirë këtë të enjte 3 shtator dhe merreni lehtë. Për një herë të vetme, sot përpiquni të hiqni qafe ndjenjën tuaj të detyrës dhe relaksohuni si duhet. Nëse ndonjë propozim mund t’ju vijë për të kaluar kohën, mos vendosni të pranoni po ju duk e pavlerë, rutinë apo e mërzitshme. Në këtë pikë zgjidhja më e mirë është joga. Dedikojuni asaj.

Peshqit

Jeni aktivë dhe optimistë. Të lindurit e kësaj shenje favorizojnë rastet e papritura të jetës ndaj oportunitete të tilla nuk i lënë t’u ikin nga duart. Kjo është dita ideale për të bërë diçka ndryshe, pse jo një party në ambient të hapur e nëse nuk ia dilni dot për këtë ditë, organizojeni për fundjavë përmes një udhëtimi në natyrë. –

Moti: Edhe dy ditë vapë, pastaj vjen freskia

0

Në Kosovë sot do të jetë mot me vapë me temperatura maksimale deri në 36 gradë, kurse ato minimalet do të lëvizin nga 14 deri në 21 gradë.
Ky mot do të vazhdojë edhe të premtën ndërkaq që të shtunën pritet të arrijnë retë dhe shirat aq të pritura dhe me një rënie të dukshme të temperaturave. Keqësimin e motit mund ta përcjellin breshëri (vende-vende) dhe me bubullima.
Ndërkaq të dielën pritet që temperatura maksimale të lëvizë nga 20 deri 25 gradë Celsius, gjithashtu me shira lokale.

Ngushëllimet për vdekjen e akademik Pajazit Nushit

0

Udhëheqësit e institucioneve shtetërore, personalitete të jetës politike dhe publike të vendit i kanë dërguar sonte telegrame ngushëllimi familjes së akademikut të ndjerë Pajazit Nushi, si dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar. Në to vlerësohet lart kontributi i tij për arsimin dhe shkencën e Kosovës, si dhe për çështjen kombëtare.

“Me pikëllim dhe dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Pajazit Nushit, njeriut që tërë jetën ia kushtoi arsimit, edukimit, shkencës dhe çështjes sonë kombëtare”, shkruan presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, duke shtuar se “ndarja nga jeta e Akademik Pajazit Nushit, simbolit të dijes dhe të paqes, është humbje e madhe jo vetëm për familjen, miqtë edhe bashkëpunëtorët, porpër gjithë Kosovën”.

Kryeministri Isa Mustafa ngushëlloi familjen Nushi dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke e quajtur akademik Nushin “një ndër figurat më të shquara të shkencës, arsimit dhe të kulturës në Kosovë”.

“Ndarja nga jeta e Pajazit Nushit është një humbje shumë e madhe për familjen, për shkencën, arsimin, kulturën dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Akademik Nushi, me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, ka dhënë kontribut shumëdimensional për Kosovën, duke qenë ndër të tjera edhe një figurë e spikatur në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në Kosovë. Me jetën dhe veprën e tij, akademik Pajazit Nushi, do të mbetet përherë në memorien e popullit të Kosovës si një nga personalitetet më të shquara të kohës sonë”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj shkruan se me dhimbje e keqardhje të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të “mikut, profesorit të nderuar dhe veprimtarit të shquar, akademik Pajazit Nushit”.

“Do të kujtohet përherë kontributi i çmuar dhe angazhimi i akademik Pajazit Nushit në fushën e shkencës si dhe veprimtaria e tij politike në shërbim të çështjes kombëtare, zhvillimit të demokracisë si dhe promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut përgjatë gjithë etapave të zhvillimeve në vend”, shkruan Haradinaj.

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari – Lila shkruan se “Gjakova, Kosova dhe kombi shqiptar u ndanë nga njeriu i dijes dhe i pendës, nga profesori dhe njeriu i urtë dhe i guximshëm i historisë tonë të re”.

Kusari – Lila përkujton se një vit më parë, Komuna e Gjakovës e nderoi Akademikun e nderuar me titullin “Gjakovar i Ndritur”, “ashtu sikur akademiku gjithmonë ndriçoi emrin e Qytetit, Shtetit dhe kombit që përfaqësoi”.

“E përhershme do mbetet vlera e veprës së Tij dhe të paharruara do të mbesin gjurmët e përkushtimit jetësor të Akademik Pajazit Nushit”, shkruan e para e Gjakovës.

Ministri I Drejtësisë Hajredin Kuçi Me rastin e vdekje së Akademik Pajazit Nushit, ka shprehur “ndjenjat më të larta të respektit për emrin, jetën dhe veprën e tij të pavdekshme”.

“Akademik Pajazit Nushi do të kujtohet dhe nderohet gjithmonë për kontributin e tij të shquar në ar simin dhe shkencën kosovare. Ai ishte pedagog, shkencëtar, humanist dhe mbrojtës e promovues i lirive dhe të drejtave të njeriut në Kosovë”, shkruan Kuçi.

Ai shton se ka pasur fatin që me Akademik Pajazit Nushi të bashkëpunojë në Universitetin e Prishtinës, në KLMDNJ, në Komisionin Qeveritar për të Zhdukur dhe nga ky bashkëpunim ruan kujtime të paharruara.

“Akademik Pajazit Nushi ishte një prej themeltarëve të Institutit për Hulumtime dhe Krime të Luftës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në të cilën dha kontributin e tij të çmuar për çka jemi shumë mirënjohës.

Të gjithë do të ndjenjë mungesën e Akademik Pajazit Nushit i cili ka lënë pas një trashëgimi të vyer që sot t’u shërbejë edhe brezave të ardhshëm”, shkruan ministri i Drejtësisë Kuçi.

Ngushëllime familjes Nushi, Akademisë së Shkencave dhe mbarë popullit shqiptar i ka shprehur me një telegram ngushëllimi edhe Partia e Drejtësisë.

“Akademik Pajazit Nushi, njihet për kontributin e tij të paçmuar në fushën e arsimit dhe edukimi të brezave, por edhe si një njeri që punoi shumë për çështjen tonë kombëtare, andaj bashkëndajmë dhimbjen me familjarët dhe të gjithë ata që njohën këtë personalitet të pashoq të trojeve shqiptare”, thuhet në telegramin e Partisë së Drejtësisë.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli dhe zëvendëskrieministri dhe shef i deplomacisë së Kosovës Hashim Thaçi e kanë ngushëlluar familjen Nushi përmes facebook-ut.

“Ngushëllime Familjes së Akademikut të nderuar, Pajazit Nushi! Në memorien tonë kolektive, Profesor Nushi do të mbetet si njëri nga veprimtarët e palodhur i të drejtave të njeriut, pedagog i nderuar i Universitetit të Prishtinës dhe autor i shumë teksteve që kanë vënë bazat e dijeve psikologjike te ne”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli.

Ndërkaq, zëvendskryeministri Thaçi ka shkruar:
“Ngushëllime të sinqerta familjes Nushi me rastin e vdekjes se Prof. Dr. Pajazit Nushit, pishtarit të shkencës dhe arsimit kosovar, aktivistit të të drejtave të njeriut, i cili i tregoi botës për dhunën dhe viktimizimin e Kosovës”.