Haradinaj: Trepça kërkon zgjidhje urgjente!

0

Trepça është një pasuri e një rëndësie të përjetshme për Kosovën, ka deklaruar sot Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai gjatë një vizite në Kombinatin Trepça, tha se Kosova në asnjë situatë nuk guxon ta humbas pronësinë mbi Trepçën, por se duhet të gjendet një partner publiko-privat, që do ta aktivizonte këtë gjigand të fjetur të ekonomisë kosovare.

Administrimi i mëtutjeshëm i Trepçës nga AKP-ja, nuk është zhvillim, as i Trepçës e as i ekonomisë së Kosovës përmes saj, por administrim të gjendjes së saj egzistuese, që është koncept i gabuar e i papranueshëm.

Riaktivizimi i Trepçës në gjithë kapacitetin e saj, nënkupton zhvillim për tërë vendin, prandaj institucionet e Kosovës duhet të merren urgjentisht me këtë çështje. Situata siç është tani është e papranueshme.

Zbardhen projektet e Vjenës, ja çfarë përfiton Kosova

0

Jo të gjitha projektet infrastrukturore të miratuara në Samitin e Vjenës u bën publike pas mbylljes së punimeve. Referuar një dokumenti zyrtar të hartuar nga BE, për vendet e Ballkanit Perëndimor zbulohet se është rënë dakord me financim të Bashkimit Evropian për një sërë rrugësh; hekurudhash, portesh e aeroportesh që lidhin vendet e Ballkanit me njëri-tjetrin.

Në këtë raport, që KosovaPress ka mundur të sigurojë, BE vëren se: “Agjenda e konjektivitetit (ndërlidhjes) do të sjellë qarkullim dhe shërbime më të lira për Ballkanin Perëndimor. Kjo nga ana tjetër do të rris mundësitë dhe potencialin që ka rajoni për të krijuar vende të reja pune. Po ashtu, e gjitha kjo do të çojë në një të ardhme të sigurisë energjetike dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.”

Projektet

Në total kostoja e projekteve të financuara nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitet 2014-2020, kap shifrën e 1 miliard eurove. Janë 10 projekte të rëndësishme nga të cilat përfitojnë të gjitha vendet e rajonit. Ndërsa, kostoja totale e gjithë këtyre projekteve (bashkë me financimin e BE) mendohet se arrin në 7 miliardë euro, ndërsa ndërtimi i këtyre korridoreve pritet të krijojë 200 mijë vende pune. Pjesa prej 1 miliard euro do të jepen për periudhën 5-vjeçare (deri në vitin 2020) nga fondet e Komisionit Evropian para anëtarësimit, (fondet IPA). Pjesa tjetër do të financohet nga Banka Evropiane e Investimeve por edhe nga vetë shtetet anëtare, (totali shkon në 7 mld euro).

Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka vendosur që të fusë në rrjetin evropian të transporteve (që konsiderohen si rrjet i financuar dhe mirëmbajtur prej BE) tre korridore:

1. Korridori Mesdhetar – që nis në Kroaci e përfundon në Igumenicë, në Greqi, duke kaluar nëpër Mal të Zi dhe Shqipëri. Itinerari i këtij korridori është: Rijeka – Zagreb – Tivar – Tirana/Durrës – Igoumenicë. Ky korridor do të ketë dhe aneksin Beograd/Sarajevo – Ploce; Rijeka – Ploce.

2. Korridori i dytë do të jetë Korridori Orient/Mesdheu Lindor. Itinerari i tij do të jetë: Budapest – Beograd – Podgoricë – Tivar || Beograd – Nish – Kumanovë/ Prishtinë – Shkup –Selanik.

3. Korridori i tretë është ai Danubian, i cili ka itinerarin: Vukovar – Novi Sad – Beograd – Drobeta-Turnu Severin/Brçko

Ndër projektet prej të cilave përfiton Kosova, përmendet financimi për:

1. Rikonstruksionin e rrugës Nish-Prishtinë

2. Autostrada Prishtinë-Shkup;

3. Hekurudha Kraljevo – Prishtina – Gorce Petrov

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë-Kosovës dhe Serbisë.

Ky projekt apo investim do të mundësojë vënien në funksion t ë kanaleve, urave dhe tunele të vjetërsuara përgjatë Fushë Kosovë – në kufi me Maqedoninë, rrugë që do të zëvendësohen ose do të rinovohen. Financimi i BE është 80 milionë euro.

Rrjeti hekurudhor në Kosovë do të lidh Ballkanin Perëndimor me Austrinë, Greqinë dhe Bullgarinë. Sistemet e transportit të hekurudhave në Kosovë ndërlidhen me ato të Maqedonisë dhe Serbisë. Përafërsisht janë 64 km pista hekurudhore që do të rehabilitohen plotësisht. Lidhja hekurudhore me Serbinë nuk është më në funksion (Fushë Kosovë – Podujevë) që kur u shemb tuneli i Merdares, në kufi në vitin 1990, duke prerë kështu lidhjet mes pasagjerëve dhe mallrave nga Prishtina në Beograd.

Rruga do të rinovohet në tri faza:

1. Fushë Kosovë – në kufi me Maqedoninë

2. Fushë Kosovë – Mitrovicë

3. Mitrovicë – në kufi me Serbinë

Të tre këto seksione do të përfundojnë në vitin 2020. Kjo rrugë ofron transport të sigurt dhe efikas për 50 % të popullsisë në Kosovë. Parashikohet që në vitin 2040 numri i pasagjerëve në këtë rrugë hekurudhore për në Kosovë mund të arrijë një milion ndërsa mallrat në 206.8 milionë ton për vit. Një investim prej 80.9 milionë euro që pritet të sjellë në ekonominë e vendeve ku do të kalojë dyfishin e kësaj shume.

Sa i përket projekteve energjetike përmendet ai mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, një investim prej 49 milionë euro. Në përfundim të këtij projekti që parashikohet në vitin 2016, do të përfitojnë elektricitet 800 mijë njerëz dhe biznese në Shqipëri.

Në raport theksohet gjithashtu se: Vizioni për Rrjetet Trans-Evropiane të Transportit (Trans-European Transport Networks (TEN-T), konsiston në rrugë, hekurudha, porte, aeroporte, të cilat shihen si çelësi i suksesit jo vetëm për integrimin mes vendeve anëtare dhe njerëzve të tyre por gjithashtu për të nxitur zhvillimin ekonomik. Korridoret kryesore sapo të perëndojnë do të sjellin një transport me cilësor për qytetarët dhe bizneset, gjë që sjell më tej integrimin brenda rajonit dhe po ashtu dhe me BE-në. Projektet prioritare do të ndihmojë në heqjen e pengesave, do të nxisin ndërveprimin mes shteteve, duke ndihmuar kështu në ndërtimin e lidhjeve të munguara ndërkufitare.

Delawie: SHBA mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës

0

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, të cilin e ka njoftuar me zhvillimet ekonomike në vend, me theks të veçantë me prioritetet e MZHE-së.

Ministri Stavileci ka theksuar se zhvillimi i sektorit të energjisë dhe atij të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit janë bazë e zhvillimit ekonomik, ndërsa ka shtuar se janë duke punuar për të finalizuar projektet që janë në proces të realizimit.

Kreu i MZHE-së me këtë rast ka falënderuar ambasadorin Delawie për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës në të gjitha fushat, duke shtuar nevojën e thellimit të bashkëpunimi në fushën e ekonomisë.

Nga ana e tij, Ambasadori Delawie ka rikonfirmuar vazhdimësinë e mbështetjes së SHBA-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës, ndërsa ka vlerësuar faktin që Qeveria ka vënë në prioritet të lartë zhvillimin ekonomik, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

​Policia e Kosovës dhe Tempulli bashkëpunim edhe për 5 vite

0

Bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes Policisë së Kosovës dhe Kolegjit të shkencave të aplikuara teknike “Tempulli” është finalizuar me vazhdimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit edhe për pesë vitet e ardhshme.

Në një komunikatë për media thuhet se kjo marrëveshje e bashkëpunimit përfshinë ngritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe njohjen e pjesëtarëve të dy institucioneve me metodat dhe programet bashkëkohore në fusha të caktuara; informimin dhe përkrahjen e mobilitetit në rrugë me qëllim të rritjes së sigurisë si dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në interes të dy institucioneve respektive por edhe të shoqërisë, mundësinë që studentët tanë të kryejnë praktikën në hapësirat e Policisë së Kosovës, ofrimin e trajnimeve dhe certifikimit për pjesëtarët e Policisë së Kosovës në fushën e trafikut, transportit, logjistikës dhe telekomunikacionit.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni dhe drejtori i Kolegjit Tempulli Muhamed Krasniqi.

Rihapet stacioni i trenave në Budapest

0

Stacioni kryesor i trenave në Budapest është rihapur për qindra migrantë, pas dy ditësh bllokadë.

Njerëzit janë parë duke vrapuar drejt platformave, pasi janë hapur dyert.

Por, përmes një njoftimi publik, është thënë se trenat ndërkombëtarë drejt Evropës perëndimore janë pezulluar për “kohë të pacaktuar”.

Të martën dhe të mërkurën, autoritetet hungareze i kanë penguar migrantët të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera perëndimore, duke thënë se po zbatojnë rregullat evropiane.

Sipas një rregulli të BE-së, i njohur si Rregullorja e Dablinit, refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të BE-së që hyjnë.

Në Bruksel, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, diskuton sot me liderët e tjerë evropianë krizën e migrantëve.

Gjermania, Italia dhe Franca kanë bërë thirrje për “shpërndarje të drejtë” të tyre nëpër vendet e BE-së.

Por, Orban ka shumë gjasa që të kundërshtojë këtë propozim.

Muajin e kaluar, 50,000 migrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë hyrë në Hungari, për të vazhduar në vendet e Evropës perëndimore.

Akademiku Nushi,“simbol i dijes dhe i paqes”

0

Udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës kanë ngushëlluar familjen Nushi me rastin e vdekjes së akademik Pajazit Nushit.

Nushi, një ndër personalitetet më të shquara të shkencës, arsimit e kulturës në Kosovë, ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 82-vjeçare.

Ai ka ligjëruar në Fakultetin Filozofik, ndërsa ka ushtruar edhe detyra të ndryshme administrative në Kosovë dhe në ish-federatën jugosllave, kryesisht me çështje të organizimit të sistemit arsimor, të punës shkencore dhe të krijimtarisë kulturore dhe artistike.

Presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, e ka përshkruar atë si “simbol të dijes dhe të paqes”.

Sot në Prishtinë do të mbahet një akadami përkujtimore për akademikun Nushi.

​Ia vjedh veturën, i kërkon para për t’ia kthyer atë

0

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një të dyshuar i cili më 1 shtator ka vjedhur një veturë dhe për t’ia kthyer pronarit i ka kërkuar një shumë të hollash.

“Pas pranimit të informatës hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të shpejta operacionale, ku është arritur identifikimi dhe lokalizimi i të dyshuarit, dhe në momentin e këmbimit të të hollave në mes të viktimës dhe të dyshuarit, është realizuar arrestimi i të dyshuarit”, thuhet në një komunikatë për media.

Pas ekzaminimeve të nevojshme të forenzikës me urdhër të prokurorit kompetent viktimës i është kthyer vetura, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajte dhe i njëjti akuzohet për vepër penale të ‘vjedhjes’ dhe të ‘detyrimit’.

Pas 15 tetorit, kush kalon në Rrugën e Kombit paguan 5 euro

0

Më 15 tetor, Ministria e Infrastrukturës së Shqipërisë do të shpallë kompaninë fituese që do të marrë në koncesion “Rrugën e Kombit”.
Ministri Edmond Haxhinasto, deklaroi në“Oranews” se për “Rrugën e Kombit” në garë janë katër kompani të huaja dhe se prioritet do t’i jepet asaj kompanie që do të ofrojë kërkesën për subvencion më të ulët nga ana e shtetit. Për 35-vjet kompania fituese do të ketë nën administrim këtë rrugë, ndërsa qytetarët do të paguajnë 5 euro për kalimin e saj.

“Siç e kam thënë herën e kaluar, u realizua faza e parë e tenderit. Kemi katër kompani në garë dhe më 15 tetor do të kemi fituesin e menaxhimit dhe të ndërtimit të përfundimit të ‘Rrugës së Kombit’. Llogaritja është bërë 5 euro për të kaluar rrugën përfshirë edhe TVSH-në, që është më e ulët sesa mesatarja rajonale për tarifa të ngjashme. Elementi dallues në këtë garë do jetë kompania që do të ofrojë kërkesën për subvencion më të ulët nga ana e shtetit. Angazhimi i shtetit të jetë më i vogli. Katër kompanitë janë të huaja, janë të lidhura me nënkontraktorë shqiptarë. Koncesioni do të jetë për një periudhë 35-vjeçare”.

Haxhinasto tha gjithashtu se kompania fituese parashikohet të investojë 38-43 milionë dollarë për përfundimin e plotë të rrugës.

“Kërkesa kryesore është që të përfundojë rruga, sepse është e papërfunduar ende. Kërkohet të bëhet ura e re e Kukësit, të rregullohet një pjesë e rëndësishme skarpatesh gjatë gjithë gjatësisë së rrugës, po kështu tuneli në dalje të urës së Kukësit dhe disa elementë të rrugës. Është parashikuar një investim midis 38-43 milionë eurosh, që do ta bëjë kompania që do ta marrë në koncesion. Ajo do të ketë për detyrë dhe mirëmbajtjen rutinë dhe atë periodike”.

Një tjetër vepër po aq e rëndësishme është edhe ajo e ‘Rrugës së Arbrit’.

Ministri tha se kompania kineze është në përgatitje të ofertës dhe brenda shtatorit do t’ia paraqesë shtetit shqiptar.

“Ne jemi në një komunikim të vazhdueshëm me kompaninë kineze që ka marrë zyrtarisht kontributin tonë në informacion dhe studime. Është duke përgatitur ofertën përfundimtare, që do të negociohet brenda 60 ditëve, siç e kërkon ligji. Ne jemi në pritje. Brenda shtatorit, ajo duhet të vijë dhe pastaj janë edhe 60 ditë të tjera negocimi.”

Ministri i Transporteve tha se negociatat me TIA-n për të hequr dorë nga ekskluziviteti i fluturimeve nga territori shqiptar duke lejuar edhe aeroporte të tjera, si ai i Kukësit, janë duke përparuar dhe do të mbyllen së shpejti.

Ndërsa për Samitin e Vjenës, ai tha se “segmentet kombëtare janë bërë pjesë e rrjetit bazë ballkanik dhe europian, janë segmente shumë të rëndësishme për Shqipërinë si pjesa shqiptare e korridorit adriatiko-jonian, Rruga e Kombit, porti i Durrësit, aeroporti i Rinasit, lidhja hekurudhore e Shqipërisë deri në kufi me Maqedoninë”.

Përveq syve, ja cili është tipari më i rëndësishem në fytyrën tuaj?

0

Nëse sytë tuaj janë dritarja e shpirtit, vetullat janë në fakt tipari më i rëndësishëm në fytyrën tuaj. Ky është rezultati i studimit më të fundi i cili mund t’ju surprizojë vërtetë dhe të bëjë ta doni më shumë piskatoren tuaj.

Vetullat konsiderohen jo vetëm shumë të rëndësishme për një pamje më të bukur por janë të rëndësishme për shprehinë e fytyrës.

Studimi, i realizuar nga Universiteti i Lethbridge në Kanada, u ka shfaqur njerëzve imazhin e 25 personazheve të famshëm pa vetulla dhe imazhet e tyre pa sy. Rezultati tregoi se të pyeturit ishin në gjendje të identifikonin 56 përqind të njerëzve me sy të fshehur, ndërsa 46 përqind të atyre pa vetulla.

Pra, e gjithë kjo tregon se në fakt vetullat janë shumë të rëndësishme për identifikimin e njerëzve.

Cila është Afrona (Foto)

0

Modelja shqiptare, Afrona Dika, ka kujtuar fëmijërinë e saj përmes fotografive të realizuara në atë periudhë.

Ajo i ka komentuar me nostalgji fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.

afrona1

“Atë që do në fëmijëri, mbetet gjithmonë në zemër”, komenton bukuroshja njërën prej tyre.

“Fëmijëria është periudha më e mirë jetësore”, shkruan krahas fotografisë tjetër.

afrona2

Ndryshe, Afrona ka qenë mjaft e përfolur në media kohët e fundit, e gjithë kjo falë lidhjes me këngëtarin Blero.