Campbell kritikon Arsenalin

0

Arsenali nuk mund t’i sfidojë klubet e tjera në Ligën Premier, të cilat shpenzojnë shuma të mëdha, sipas yllit të topçinjëve, Sol Campbell.
Skuadra e Arsene Wenger ka transferuar vetëm portierin Petr Cech gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa për ‘dështimin’ në merkato, klubi londinez ka marrë kritika të shumta. Ju mund ta shihni se Arsenali ishte në tregun e transferimeve duke u mundur që ta transferonte ndonjë lojtarë cilësor, mirëpo ata vonohen gjithnjë. Transferimet e tilla duhet të realizohet më herët. Arsenali nuk mund t’i sfidojë klubet tjera në këtë aspekt siq janë Man City, Man United dhe Chelsea, tha Campbell për Omnisport.

Hillari ia sheh “sherrin” e-mailave të saj

0

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e cila konsiderohet si kandidatja më serioze për të fituar garën për të emëruarin e demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjet që zhvillohen vitin e ardhshëm, ka pësuar rënie në përkrahje për shkak të thellimit të kundërthënieve rreth e-mejllave të saj.
Anketat më të reja dëshmojnë se Klinton që nga maji ka humbur përkrahjen e rreth 20 për qind të votuesve të Partisë Demokratike, ndërsa rivali i saj kryesor në radhët e demokratëve, Berni Sanders, ka ngushtuar epërsinë.
Në Ajovë, Sanders rreshtohet për shtatë pikë prapa Klintonit, ndërsa në Nju Hempshajr tashmë e ka kaluar atë. Që të dy këto shtete janë tejet të rëndësishme në zgjedhjet paraprake, respektivisht për emërimin partiak për zgjedhjet presidenciale.
Rënien e popullaritetit të Klintonit analistët e ndërlidhin me publikimin e porosive nga serveri i saj privat.
Krahas 63 porosive të mëhershme, 150 e-mejlla tjerë tashmë janë cilësuar si dokumente të besueshme, ndërsa Stejt Departmenti amerikan ka njoftuar se asnjë nga këto porosi më herët nuk ishin vlerësuar si të besueshme.
Klinton insiston se ka respektuar rregullat, që kanë ekzistuar në kohën kur ka dërguar e-mejllat.
FBI ka filluar të kontrollojë e-mejllat e Klintonit, pasi që u kuptua se ajo gjatë kohës sa ka qenë sekretare e shtetit ka përdorur serverin e saj privat për korrespondenca zyrtare, e që paraqet shkelje të ligjeve federative./21Media

Mbi 3 mijë refugjatë shpëtohen afër brigjeve të Libisë

0

Përderisa me mijëra refugjatë kanë mbetur të ngujuar në kufijtë e shteteve të ndryshme evropiane, vala e refugjatëve të ri, të cilët po tentojnë të kalojnë Detin Mesdhe, për të arritur në Evropë, nuk ka të ndalur. Rreth 3 mijë refugjatë, në mesin e tyre edhe qindra gra dhe fëmijë, janë shpëtuar në det të hapur në afërsi të brigjeve të Libisë, kanë njoftuar roja detare e Italisë dhe organizata joqeveritare, Mjekët pa Kufij./21Media

100 mijë imigrantë të shpërndahen në vendet e BE

0

Vendet anëtare të BE-së, duhet menjëherë të ofrohen për të shpërndarë në vendet e tyre të paktën 100 mijë azilkërkues ka thënë Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk. Ai ka thënë se duhet të krijohen edhe qendra për azilkërkuesit, jashtë vendeve të Bashkimit Evropian. Shpërndarje e barabartë e 100 mijë refugjatëve në mes vendeve të BE-së, është ajo çfarë duhet të bëjmë ne” ka thënë Tusk, në një konferencë të përbashkët në Bruksel, me kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka thënë se qendrat për pritjen e refugjatëve duhet të ndërtohen afër zonave të luftës, jashtë Evropës. Sipas tij liderët e vendeve të BE-së, duhet të jenë të gatshëm për të ofruar më shumë të holla për krizën e refugjatëve./21Media

​Nderohet jeta dhe veprimtaria e akademik Pajazit Nushi

0

Vdekja e akademik Pajazit Nushi u cilësua si një humbje e madhe jo vetëm për familjarët dhe miqtë e tij, por për gjithë shoqërinë shqiptare.

Kështu u tha sot në mbledhjen komemorative për nder të akademik Nushit e cila u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku përveç familjarëve, miqëve dhe kolegëve, morën pjesë edhe personalitetet e larta të vendit presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa dhe shumë personalitete tjera.
Me këtë rast, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Hivzi Islami, tha se vdekja e Pajazit Nushit është humbja e tretë me radhë dhe e rëndë për Akademinë brenda 20 ditëve, pas vdekjeve të akademikëve Esat Stavilevci dhe Mark Krasniqi.

Islami tha se nga Nushi po ndahen vetëm fizikisht, pasi që vdekja nuk mund t’i mposhtë veprat që ai la pas.

“Ne sot po ndahemi nga akademik Pajazit Nushi vetëm fizikisht, sepse trashëgimia që la pas e bëjnë emrin e këtij shkencëtari, profesori, edukatori, intelektuali dhe humanisti të mbetet gjallë për breza të tërë. Vdekja nuk mund të mposhtë njerëz të përmasave të tilla, ata mbesin gjallë përmes veprave të tyre”, ka thënë Islami.

Pas kësaj mbledhje komemorative, të gjithë të pranishmit dhe qytetarë të ndryshëm patën mundësi që deri në orën 12 të bëjnë homazhe pranë arkivolit të tij, ku më pas do të niset për në ceremoninë e varrimit në Gjakovë.

Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Simon Kuzhnini, të cilit i ka rënë të bashkëveprojë me Nushin, pasi që ai ka qenë njëri nga anëtarët e kryesisë së kësaj lidhje dhe njëri nga themeluesit e saj, tha se populli shqiptar sot është më i varfër se kurrë me humbjen e akademik Pajazit Nushi. Por, sipas tij, vepra, shkrimet dhe dituria e tij do t’i përcjellin edhe sot, si dhe brezat që do të vijnë.

“Sot populli shqiptar ë nga Kosova dhe mbarë kombi ndahet fizikisht prej burrit më të madh, për punëtorin më të madh, prej programeve më të mëdha të interesave të kombit tonë dhe në të gjitha rrugët që i ka pasur drejtim kombi jonë, ka qenë prezent Pajazit Nushi. Ai në organizmin dhe lidhjen shqiptare në botë ishte nënshkrues i programit me të gjithë akademikët e tjerë, si Esat Stavileci e Mark Krasniqi. Por, për Pajazit Nushin të flasësh asnjëherë me ditë, me muaj e me vite nuk mundet mi ra të gjithë ato të mira që i ka dhënë për popullin e Kosovës”, tha Kuzhnini.

Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, vdekjen e Nushit e cilësoi si një humbje shumë të madhe për popullin sidomos për fushën e psikologjisë.
“Akademik Pajazit Nushi njihet për veprën e tij në fushën e psikologjisë, edhe në aspektin e trevave shqiptare si nj ë ndër njohësit më të mirë të fushës së psikologjisë. Gjithashtu, për kontributin e tij që ka dhënë vazhdimisht për funksionimin e mirë të shtetit në të gjitha periudhat, si dhe për ngritjen e kombit shqiptar në përgjithësi. Për këtë është një humbje e madhe, megjithatë akademik Pajzit Nushi ka lënë veprën e tij pas, dhe një familje të mrekullueshme, pasi që mua më ka rënë të punojë me birin e tij në komunë dhe të gjithë ata duhet të mburren me një prind si ai që e kanë pas”, tha Ahmeti.

Arkivoli me trupin e pajetë të akademik Pajazit Nushit është nisur për në Gjakovë në orën 12, ndërsa varrimi bëhet në orën 17:00.

​Hungaria dorëzohet, lejon nisjen e trenit me refugjatë

0

Treni me plot refugjatë është nisur sot nga Budapesti drejt kufirit me Austrinë.Zyrtarët hungarezë kanë thënë se në stacionin hekurudhor mbretëron situatë kaotike për shkak të porosive konfuze të Gjermanisë.

Nga hekurudhat kryesore ndërkombëtare është nisur treni në të cilën gjenden rreth 200 ose 300 refugjatë.

Shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Janosh Llazar ka thënë se sa i përket refugjatëve policia ka thënë se policia në përputhje me rregullat e Shengenit të Bashkimit Evropian dhe do të kryejnë të gjitha kontrollet në trenat që janë duke lëvizur në drejtim të kufirit perëndimor .

Llazar ka thënë se situata kaotike ka ndodhur për shkak të porosive kontroverse që Gjermania u dërgoi refugjatëve.

“Kjo pasi që Gjermania para disa ditëve ka dërguar porosi sirianëve se Gjermania është duke i pritur”< ka thënë Llazar. Pak më herët shefi i policisë së Vjenës Gerhard Pirstl ka thënë se refugjatët që nga Budapesti shkojnë në Vjenë nuk do të kontrollohen e as regjistrohen dhe se do të lejohen që të vazhdojnë rrugën më tej.

Delja me gëzofin më të madh në botë

0

Një dele e cila kishte shumë kohë pa u qethur, më në fund u lirua nga leshi që e kishte mbuluar dhe gjatë këtij procesi theu edhe rekord botëror.

Australiani Ian Elkins i hoqi kësaj deleje 40.45 kg lesh.

“Berberit” të deles iu deshën 4 ndihmës për të përfunduar punën dhe plot 45 minuta. Një dele normale mban 5 kg lesh dhe qethet për vetëm 3 minuta.

Elkins tha se delja me shumë mundësi kishte 7 vite pa qethur dhe leshi peshonte dy herë më shumë se vetë ajo.

Kafsha u gjet nga një kalimtar në periferi të Kamberës.

‘Engjëjt’ që tronditën botën

0

Mbarë bota ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas publikimit të fotove të trupit të pajetë të një vogëlushi sirian, i mbytur në det teksa tentonte të kalonte drejt Europës.

Galip, 5 vjeç, dhe Aylan Kurdi, 3 vjeç, ishin në një skaf të tejmbushur duke iu arratisur luftës civile në Siri.

Të dy djemtë vdiqën, bashkë me nënën e tyre.

Babai Abdullah mbijetoi.

Por në kulmin e valës së refugjatëve sirianë, BBC ngre një pyetje në shkrimin më të lexuar të ditës: Pse nuk shkojnë ata në vendet e Gjirit, pasi janë edhe më afër, edhe të pasura?

Zyrtarisht sirianët mund të aplikojnë për një vizë turistike dhe për leje pune për të hyrë në këto vende.
Por procesi është i kushtueshëm dhe shumë vende të Gjirit kanë kufizime të pashkruara, që ua vështirësojnë jetën sirianëve.

Mijëra njerëz po kërkojnë në rrjetet sociale që vendet e Gjirit të mirëpresin refugjatët.

“Është detyra juaj”, thuhet në këto komente.

“Betohem tek Zoti, janë arabët ata që nuk besojnë tek Zoti”, zemërohet një komentues.

Edhe pse këto reagime kanë tërhequr vëmendjen e medias në Arabinë Saudite, ata sërish mbeten stoikë në qëndrimin e tyre.

Sa i përket punësimit, trendi në këto vende është për të thithur emigrantë nga Azia Juglindore dhe India.

Dy refugjatet e lindura në Budapest quhen Strehimore dhe Shpresa

0

Në një kënd të stacionit të Budapestit dëgjohet zëri i dy vajzave të sapolindura. Në ato pushojnë në krahët e nënave të tyre, pa ditur se i rrethonte një tragjedi.

Në një rrëfim të veçantë për Sky News, nënat e vajzave të sapolindura, kanë thënë se i kanë emëruar me emrin Shems dhe Sadan.

Shems që në shqip do të thotë Shpresë, lindi dje në një terminal hekurudhor në Hungari ndërsa para saj në jetë erdhi Sadani që në shqip do të thotë Strehim.

Vetëm disa metra larg, një tjetër nënë refugjate ishte duke u kujdesur për fëmijën e saj të porsalindur, Shems. Ajo ka lindur dje në mes të kaosit që ka përfshirë terminalin kryesor të Hungarisë.

Emri i vajzës së vogël do të thotë “rreze dielli dhe shpresë”, dhe i duhet të qëndrojë në gjithë atë rrëmujë pasi një ambulancë refuzoi që të marrë nënën e saj në spital.

Një emigrant ka thënë për “The Sun”: “Ardhja në jetë e Shems ishte një moment i mrekullueshëm, por mu copëtua zemra kur pashë se ajo lindi në një vend të papërshtatshëm e plot zhurmë”.

Nga çka frymëzohet Rita

0

Rita Ora thotë se kryesisht i pëlqen muzika britanike, por nuk përjashton faktin se kohë pas kohe
Përveçse është një nga këngëtaret më të suksesshme të gjeneratës së re, Rita Ora është edhe një autore këngësh.

Por, deri më tani këngëtarja nuk ka guxuar që materialet e saj muzikore t’i prezantojë për publikun e gjerë. Sidoqoftë, Rita ka treguar se çfarë e frymëzon për të krijuar.

Këngëtarja ka thënë se kryesisht i pëlqen muzika britanike, por nuk përjashton faktin se kohë pas kohe dëgjon edhe muzikën shqiptare. Rita ka shtuar se nganjëherë frymëzohet nga muzika e Kosovës, por sipas saj, kjo lloj muzike është shumë tradicionale.

Rita shprehet se në trojet shqiptare përdoret një llojshmëri më e madhe e instrumenteve. E njëjta strukturë melodike dhe të njëjtat akorde. Megjithatë, ajo shpreson që në të ardhmen këto motive t’i bëjë pjesë edhe të këngëve të saj.