Sot shënohet 16-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

0

​Me rastin e përvjetorit të 16-të të themelimit të Policisë së Kosovës, sot në Pallatin e Rinisë në Prishtinë do të mbahet një ceremoni zyrtare për ta shënuar këtë ditë.

Për nderim të kësaj dite, janë të ftuar të marrin pjesë personalitete të ndryshme, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe familjarë të policëve. Pjesëmarrjen e vet, ndër të tjerët, e paralajmëroi edhe kryeministri Isa Mustafa.

Gjatë kësaj ceremonie do të bëhet gradimi i disa punonjësve të Policisë,si dhe ndarja e medaljeve dhe certifikatave për zyrtarët policorë që janë shquar për punën e tyre dhe rezultatet e arritura.
Ceremonia në Sallën e Kuqe të pallatit të Rinisë fillon në orën 11:00.

Horoskopi ditor

0

Dashi

Marrëdhënia juaj ne çift do filloje te ftohet gjate kësaj dite. Secili do ketë pikësynime te ndryshme dhe do preferoje te qëndrojnë larg. Beqaret nuk do jene ende gati ta ndryshojnë statusin dhe nuk do dalin neper takimet qe do ju kërkohen. Financat do fillojnë pak nga pak te stabilizohen. Tashme do e dini sa para te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë për te nesërmen.

Demi

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, sot situata do filloje te ndryshoje rrënjësisht. Do e dëgjoni me kujdes tjetrin dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin. Te ardhurat do i keni me ne vëmendje se kurrë dhe situata do stabilizohet. Do i shlyeni edhe borxhet.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do jete e bukur sot. Do përkujdeseni edhe për detajet e vogla dhe do e bëni tjetrin te dashurohet edhe njëherë marrëzisht pas jush. Beqaret nuk duhet te refuzojnë asnjë ftese sepse asnjëherë nuk i dihet kur takimi është i duhuri. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve qe te mos keni probleme me pas.

Gaforrja

Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet mjaft gjate gjithë kësaj dite. Pranë partnerit do ndiheni me te dashuruar se kurrë me pare. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe dhe do presin gjë gjithçka te ndodhe atëherë kur te jete programuar. Me financat mundohuni te tregoheni sa me te arsyeshëm qe te mundeni. Vetëm kështu nuk do keni tronditje.

Luani

Do kaloni plot çaste intime gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret nuk do ngurrojnë t’ia shprehin ndjenjat dikujt qe pëlqejnë dhe me shume gjase do e ndryshojnë shume shpejt statusin e tyre. Ne planin financiar mos ndiqni gjithmonë instinktin sepse ka rrezik te përballeni me vështirësi te mëdha me vone.

Virgjeresha

Do jeni te përkëdhelurit e yjeve gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit dhe emocionet do jene te shumta. Çdo sekonde do jete emocionuese ne maksimum. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, por do ja lënë çdo gjë kohës. Nuk pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Ne planin financiar do jeni te vendosur te gjeni zgjidhjet për problemet qe keni pasur.

Peshorja

Dite e bukur dhe e veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni mire me partnerin dhe nuk do preferoni te bëni asnjë lloj ndryshimi. Beqaret duhet t’ia shprehin sa me shume ndjenjat dikujt nëse duan ta bëjnë për vete. Gjendja e financave do mbetet e trazuar edhe për disa kohe. Vazhdoni te shpenzoni me kujdes dhe maturi qe te mos keni probleme.

Akrepi

Do i merrni gjerat me seriozisht sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do mendoni te jetoni se bashku. Përgatituni mire sepse jo gjithçka është fushe me lule. Beqaret do mund te takojnë persona te veçante me te cilat ja vlen te njihesh. Ne planin financiar do ketë goxha vështirësi, por fale disa miqve te specializuar ne këtë fushe do ia dilni mbanë me sukses.

Shigjetari

Planetët do e mbrojnë gjate gjithë ditës jetën tuaj ne çift sot. Nga ana tjetër ata do ju nxitin te përgatisni surpriza te njëpasnjëshme dhe te dy do ndiheni për mrekulli. Beqaret do marrin vendime te rëndësishme mbi te ardhmen dhe do ndihen te plotësuar. Sektori i financave do jete mjaft konfuz. Mendohuni mire para se te hidhni çdo lloj hapi. Nuk është koha për te rrezikuar.

Bricjapi

Do ju ndryshoje shume shpesh humori sot juve qe jeni ne një lidhje, prandaj gjerat mund te mos ecin ashtu si kishit ëndërruar. Ne disa momente do debatoni ashpër me partnerin. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet delikate edhe për disa kohe. mos kryeni asnjë investim te ekzagjeruar.

Ujori

Ata qe janë ne një lidhje, me ne fund do afrohen me pranë partnerit te tyre dhe do ia shprehin gjitha ato qe kane menduar prej kohesh. Nëse jeni ende vetëm, mos kërkoni te bëni asgjë me ngut sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe keni për te vuajtur. Për financat do jete dite delikate dhe nuk do mund te kryeni asnjë shpenzim te madh. Beni kujdes!

Peshqit

Do ja kaloni mire me partnerin tuaj sot dhe nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë çast me te. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit. Gjithçka do ndodhe ne kohen e duhur. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse ne momentin me pak te pritur mund te ndodhe ndonjë gjë e keqe.

Tronditet Holanda, rrezikon kualifikimin

0

Holanda ka pësuar një humbje tronditëse në fushën e saj përballë ekipit të Islandës me rezultatin e ngushtë 0-1, ç’ka i rrezikon asaj kualifikimin për në Euro 2016.

Ekipi holandez ka filluar fuqishëm ndeshjen, por se gjithçka ka ndryshuar përgjatë rrjedhës së lojës.

Në pjeën e parë nuk pati gola, kurse në pjesën e dytë ishte lojtari më i mirë i Islandës, Gylfi Sigurdsson ai që realizoi nga penaltia për 1-0 (51′).

Deri në fund të takimit Holanda provoi që së paku të barazojë dhe të mos i lejojë një shkëputje të madhe lideres Islandës, por kjo ishte e pamundur, raporton Albeu.com.

Turqia nga ana tjetër barazoi me Letoninë dhe po ashtu edhe Çekia e mposhti Kazakistanin në shtëpi, vetëm për t’ia vështirësuar punën Holandës.

Pas këtyre ndeshjeve të shtata në grupin A, Islanda ka 18 pikë dhe pothuajse ka siguruar kualifkimin, pasohet nga Çekia që është e dyta me 16 pikë. E treta është Turqia që mban vendin e play offit me 10 pikë, teksa pas humbjes Holanda është në vendin e katërt me po 10 pikë.

Merkel dhe Hollande me plan konkret për refugjatë

0

Angela Merkel dhe Francois Hollande Angela Merkel dhe Francois Hollande
Presidenti francez, François Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kanë vendosur ta paraqesin një propozim të përbashkët për organizimin e pritjes së refugjatëve dhe vendosjen e tyre në Evropë.
Vendimi për të paraqitur një propozim për zgjidhjen e krizës së refugjatëve nga Lindja e Mesme drejt Evropës, ka ardhur pas numrit të madh të të vdekurve gjatë udhëtimit nga një shtet në tjetrin, njofton Pallati Elise.
“Këta burra e gra me familjet e tyre po ikin nga lufta dhe persekutimi. Ata kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe këtë ua kemi borxh. Konventat e Gjenevës të miratuara pas luftës, janë të detyrueshme për të gjitha vendet. Evropa duhet t’i mbrojë ata ngaqë ajo paraqet shpresën e fundit për ta”, thuhet në deklaratë.
Ky është plani i cili thuhet të jetë në propozim:
Shumica e refugjatëve, 35.000 prej tyre, do të vendosen në Gjermani.
Në Francë do të shkojnë 26.000, Spanjë 16.000 ndërsa në Britani të Madhe do të duhet të shkonin 17.000, por ata kanë vendosur që të mos marrin pjesë në planin e përbashkët.
Polonia do të marrë rreth 10.000 refugjatë, Holanda rreth 8.000, Portugalia do të marrë 7.200, Rumania 6.900, Republika Çeke 5.500, Suedia do të pranojë rreth 5.400, në Belgjikë do të vendosen rreth 5.300, Austria rreth 4.800 dhe Kroacia 3.200. Këtu ka një përjashtim sepse thuhet se Kroacia do të duhej të pranonte rreth 700 refugjatë.
Përveq kësaj, në bazë të dokumenteve që thuhet të kenë rrjedhur nga BE-ja, Hungaria tash në territorin e saj ka 54.000 refugjatë, Italia ka 39.600 dhe Greqia ka 66.400 refugjatë/

Trenat nga Çekia, Sllovakia dhe Polonia s'shkojnë drejt Budapestit

0

Të gjithë trenat ndërkombëtarë nga Çekia, Sllovakia dhe Polonia tashmë nuk mund të udhëtojnë deri në Budapest për shkak të numrit të madh të emigrantëve në stacionin kryesor hekurudhor në kryeqendrën hungareze.

Trenat në vend të kësaj udhëtimin e përfundojnë në qytetin kufitar hungarez Sob, thuhet në komunikatën e kompanive hekurudhore çeke dhe polake.

“Udhëtarët që janë të pakënaqur nga vendimi i këtillë mund t’i kthejnë biletat dhe t’i marrin paratë prapa”, sqaron kompania polake.

Rreth tre mijë emigrantë gjenden para stacionit hekurudhor Kaleti në Budapest me ditë. Kushtet atje po keqësohen edhe përkundër përpjekjeve të vullnetarëve për të shpërndarë ushqim, barna dhe mjete tjera të domosdoshme për emigrantët.

Më herët ot Ministria hungareze e Zhvillimit e miratoi sot vendimin e hekurudhave hungareze që t’i suspendojnë të gjitha linjat ndërkombëtare drejt Evropës Perëndimore./kp/

​Dhimbja që kaploj botën, në lapsin e artistëve

0

Një djalë 3-vjeçar i quajtur Aylan Kurdi dhe vëllai i tij 5-vjeçar, Rihan, nga Siria, janë fotografuar të vdekur në breg të detit, të mërkurën në mëngjes.

Të dy vdiqën si pasoj e përmbysjes së një anije që po i dërgonte ata në drejtim të ishullit grek Kos. Prindërit bashkë me dy djemtë, tashmë të vdekur, ishin duke u përpjekur për të arritur në Kanada, ku jeton halla e tyre.

Artistë nga e gjithë bota nga mbrëmë kanë përcjell emocionin e dhimbjes përmes vizatimeve dhe grafikëve të tyre, në shenjë revolte për vdekjen e fëmijëve. Këto punime artistike me mesazhe mjaftë domethënëse, në formë proteste, po shtohen gati çdo minutë në rrjete sociale, përcjell me nënvijëzimet/hashtag #KiyiyaVuranInsanlik, ose #HumanityWashedAshore.
KUJDES: Nuk preferohet të shikohet nga fëmijët.

Kryetari i Zubin Potokut Vuloviq ankohet se është maltretuar nga polici kosovar

0

Kryetari i komunës së Zubin Potokut Stevan Vuloviq ka deklaruar se një pjesëtar i policisë së Kosovës e ka maltretuar sot pasdite në vendkalimin kufitar Jarinjë, duke kërkuar nga vozitësi i tij që ta heqë etiketën me flamurin serb në të cilën ka qenë edhe stema e komunës.

Vuloviq në deklaratë për agjencinë beogradase Tanjug ka thënë se polici ka kërkuar nga vozitësi i tij që nga këndi i dritares së parme të veturës zyrtare të hiqet stema komunale me flamurin serb.

Pas kontrollit të dokumenteve, ka thënë Vuloviqi, polici ka kërkuar që të shkyçen nga komunikacioni dhe të heqin shenjat.

Pas një ndalimi, ai ka vendosur që t’u lejojë të vazhdojnë udhëtimin, ka thënë Vuloviqi.

Flamurin dhe stemën nuk i hoqëm, bëhet fjalë për provokim klasik dhe kërkojmë nga policia që të nisë hetim të brendshëm lidhur me këtë rast dhe policin, nëse ka tejkaluar kompetencat, ta dënojë”, ka thënë Vuloviqi.

Ai ka vlerësuar se disa përfaqësues të institucioneve kosovare edhe në këtë mënyrë dëshirojnë të rrezikojnë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit./kp/

Qirinj në Prishtinë në shenjë solidarizimi me refugjatët sirianë

0

Një grup qytetarët kanë ndezur sonte qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, për t’u solidarizuar me vuajtjet e refugjatëve sirianë që kanë vërshuar kufijtë e Evropës, e në veçanti pas gjetjes së dy fëmijëve të vdekur në bregdetin turk.

Vesë Kelmendi e cila iu bashkangjit këtij aksioni, tha se qëllimi kryesor ka qenë solidarizimi me refugjatët sirianë, sidomos pas rastit të mbytjes së dy fëmijëve në bregdetin turk.

Ajo theksoi se qytetarët e Kosovës duhet të solidarizohen me refugjatet nga Siria, pasi që edhe qytetarët e Kosovës ishin refugjatë në luftën e fundit, prandaj duhet të tregojnë solidarizimin me ta.

Pavarësisht numrit të madh të refugjatëve sirianë që ia kanë mësyrë vendeve të Evropës, shoqëria civile nuk ka pasur ndonjë organizim për t’u solidarizuar me ta. E, kjo sipas Kelmendit do duhej të ndodhte, sepse kur ndodhi rasti i sulmit në gazetën Charli Hebdo, ku u vranë disa punonjës të kësaj gazete satirike, u organizuan marshe përkrahëse, derisa për refugjatët sirianë dhe vdekjen e fëmijëve dhe grave nuk u organizua asnjë aksion.

Ditët e fundit në mediume dhe në rrjetet sociale dolën disa fotografi me dy fëmijë sirianë që ishin mbytur në bregdetin turk, çka ngriti shqetësime se nuk po bëhet asgjë për refugjatët sirianë që ia kanë mësyrë vendeve Evropiane./kp/

Mitrovica bashkon shqiptarë, serbë e ndërkombëtarë(VIDEO)

0

Përfaqësues të shqiptarëve, serbëve dhe ambasadorë të huaj që veprojnë në vend u bënë bashkë në selinë e RTV të Mitrovicës për të diskutuar për ndërtimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe./ 21 Media

Prezentohet Raporti i Gjelbër “Kosova 2014”(VIDEO)

0

Bujqësia është sektor strategjik për zhvillimin e vendit, theksoi ministri i Bujqëisë Memli Krasniqi gjatë prezantimit të Raportit të Gjelbër për vitin 2014.
Me këtë rast u vu në dukje e dhëna se 35 për qind e popullatës së Kosovës është e angazhuar në fushën e bujqësisë./ 21 Media