SHBA:​Luftimi i korrupsionit sfidë për ambasadorin e ri

0

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, thotë se për të sfidë do të jetë përpjekja për të luftuar korrupsionin.

Në një fjalim të tij gjatë hapjes se seminarit “Aspektet Ligjore të luftës kundër korrupsionit”, Delawie ndër të tjera tha se luftimi i korrupsionit është sfidë për çdo qeveri.

Edhe pse ambasadori i ri thotë se është përpjekje e zorshme, një gjë e tillë e sheh të domosdoshme.

Hapjen e këtij seminari dhe mbajtjen e këtyre lloj aktiviteteve Delawie e ka parë si shumë të rëndësishme.

“Një program i rreptë kundër korrupsionit krijon mjedisin e tillë ku veprat e korrupsionit identifikohen lehtësisht dhe pastaj ndiqen lehtësisht penalisht. Kostoja e të qenit i korruptuar do të jetë shumë e lartë. Ky seminar trajton mënyrat se si zyrat tuaja mund të ndryshojnë gjendjen tuaj”, tha Delawie gjatë një fjalimi të shkurtë në këtë seminar

Biçikleta 12 mijë euro, hajduti e shet për 120 euro

0

Një biçikletë e vjedhur, me vlerë prej 12 mijë eurosh, është gjetur nga policia në një dyqan në Malaga të Spanjës, ku shitej për një të njëqindtën e vlerës, vetëm 120 euro.

Policia po inspektonte dyqanin kur vuri re biçikletën e veçantë.

Biçikleta i përket një austriaku, që po garon në xhiron e Spanjës (Vuelta a Espana).

Biçikleta iu kthye në kohë për garën finale të së dielës.

Një person me precedentë penalë e kishte shitur biçikletën në këtë dyqan.

Dita e parë e shkollës,kaos në Tiranë

0

Dyert e shkollave janë hapur sot për të mirëpritur 488.938 nxënës për këtë vit.

Janë 58.032 nxënës që janë regjistruar në arsimin parashkollor, 319.066 në arsimin bazë, 108.636 nxënës në arsimin e mesëm me kohë të plotë dhe 3,204 në arsimin e mesëm me kohë të pjesshme.

Por me nisjen e vitit të ri shkollor janë rikthyer problemet në trafik, kryesisht në Tiranë.

Rrugët kryesore të kryeqytetit kanë qenë thuajse të gjitha të bllokuara nga trafiku dhe të “humbur” nuk kanë qenë vetëm fëmijët, por edhe qytetarët e tjerë të shumtë që kanë shkuar më tepër se 5 minuta me vonesë në punë.

Gjermania përkohësisht do të fillojë me kontrollim të kufijve

0

Gjermania ka thënë se do të bëjë kontrollimin e kufirit të saj më Austrinë, në përpjekje për të zvogëluar numrin e valës së refugjatëve, që po arrijnë në këtë vend.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, ka thënë se qëllimi i këtyre kontrolleve “është të kufizohet vala e migrantëve në Gjermani dhe të kthehen procedurat normale në kufi, kur dikush hyn në një shtet.”

Ministri i Ekonomisë Sigmar Gabriel, ka thënë gjatë një interviste, se tanimë Gjermania po e arrin fundin e limitit për pranim të migrantëve, të cilët me mijëra janë duke hyrë gjatë ditës në këtë vend.

Vetëm gjatë vikendit në Gjermani kanë hyrë mbi 13 mijë migrantë.

Në Gjermani pritet të arrijnë diku rreth 800 mijë migrantë gjatë këtij viti.

Sot ministrat e brendshëm, të vendeve të Bashkimit Evropian, pritet të diskutojnë rreth shpërndarjes së 160 mijë migrantëve, mes vendeve anëtare.

Në Egjipt vriten 12 turistë

0

Zyrtarë egjiptianë konfirmojnë se ushtria e tyre, gabimisht ka vrarë një konvoj turistësh prej 12 veta, gjatë një operacioni, kundër terrorizmit.

Ministria e Brendshme ka thënë se trupat e rendit po kryenin operacione në kërkime të “elementeve terroriste” në pjesën perëndimore të shkretëtirës, kur kanë shtënë në konvojin e turistëve.

Ministria e Jashtme e Meksikës, ka thënë se të paktën dy turistë meksikanë janë vrarë, përderisa dhjetëra të tjerë meksikanë dhe egjiptianë janë plagosur.

Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se do të zhvilloj hulumtime rreth incidentit.

Operacionet ushtarake vinë pasi kohëve të fundit militantë të grupit të Shtetit Islamik, kanë thënë se kanë zmbrapsur një sulm të ushtrisë egjiptiane, në kufi me Libinë.

Zjarri përfshin mijëra hektar në Kaliforni

0

Rreth 16 mijë hektar tokë janë përfshirë nga zjarri në Lake Country, në veri të San Franciskos.

Përveç kësaj edhe mijëra banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, pasi zjarri përhapej me shpejtësi.

Nga zjarri kanë pësuar djegie edhe 4 zjarrfikës, nga pesë sa ishin dalë në terren për të ndihmuar në fikjen e zjarrit.

Ky zjarr thuhet të jetë shkaktuar nga temperaturat e larta dhe thatësira që kanë shkaktuar këto temperatura kohëve të fundit në Kaliforni.

Mediat bëjnë me dije se për t’i ardhur në ndihmë banorëve që kanë lënë shtëpitë e tyre, Kryqi i Kuq ka ngritur kampe emergjente, ndërsa shteti deri më tani ka dhënë rreth 212 milion dollarë.

Zbulo personalitetit përmes hapësirës së gishtave (Video)

0

Hapësirat mes gishtave të dorës është një tregues i mirë për personalitetin tonë.Shikoni gishtat tuaj dhe përpiquni të gjeni formën e tyre sipas ilustrimit të mëposhtëm. Në qoftë se nuk e gjeni llojin tuaj shihni atë që ju përshtatet më shumë.

Hapësirë të madhe mes gishtave
Jeni gjithmonë vetvetja, keni një personalitet të hapur, ashtu si hapësira e madhe që keni mes gishtave. Jeni një shpirt i lirë. Nuk i fshihni asnjëherë ndjenjat dhe kjo ju bën një njeri shumë të fortë. Ju keni gjithashtu shumë miq.

Hapësirë mesatare mes gishtave
Jeni pothuajse i hapur me njerëzit, megjithatë i mbani disa gjëra për vete. Keni edhe një sens të mirë humori, ku shumë njerëzve u mungon sot. Jeni të rezervuar, por dini gjithashtu kur të argëtoheni dhe të bëni çmenduria. Dini kur të flisni dhe kur të dëgjoni, prandaj njerëzit pëlqejnë të marrin këshilla nga ju. Jeni një njeri karizmatik që bëni shaka në kohën e duhur.

Hapësirë shumë e vogël mes gishtave
Jeni një person privat. Ju pëlqen privatësia dhe mendoni se nuk është e domosdoshme që t’i ndani gjërat tuaj personale me të tjerët. Nuk besoni shumë tek njerëzit e tjerë. Jeni i respektueshëm dhe miqësor me të tjerët.

Prizren:Proteston sot familja e Hektor Morinës

0

Familja e Hektor Morinës ka vendosur që sot në mesditë të protestojë në shenjë pakënaqësie siç thonë ata, karshi dështimit të organeve të drejtësisë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Në njoftimin e familjes Morina, thuhet se pas vrasjes së familjarit të tyre Hekuran Morinës dhe plagosjes së disa qytetarëve të Prizrenit nga bandat kriminale të qytetit, si pasoj e mos funksionimit të organeve të drejtësisë, sot do të organizojnë një protestë para Gjykatës Themelore në Prizren.

“Protesta do të fillojë në ora 14:00, ku me këtë rast ne do të shfaqim pakënaqësinë tonë karshi dështimit të organeve të drejtësisë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e familjes Morina.

Ambasadori Delawie flet sot për korrupsionin në Kosovë

0

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, do të flas sot për korrupsionin në Kosovë.

Ai, do t’i drejtohet publikut gjatë ceremonisë hapëse të seminarit “Aspektet Ligjore të luftës kundër korrupsionit”.

Ky seminar organizohet nga Zyra për Bashkëpunim Mbrojtës e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

Horoskopi ditor,14 shtator 2015

0

Dashi

Nëse nuk keni ndonjë punë urgjente, pushoni gjatë ditës. Atmosfera në përgjithësi do të jetë shumë pozitive. Mos i merrni shumë seriozisht lajmet që do merrni nga persona të panjohur. Me shumë gjasa prej tyre mund të krijohet ndonjë keqkuptim dhe mund të ketë nevojë për sqarim.

Demi

Mundohuni që të shmangni të qenit tepër kërkues ndaj vetes dhe të tjerëve. Perfeksioni mund të ndryshojë sjelljen tuaj. Injoroni frikën dhe mos i tregoni askujt për pasiguritë tuaja.

Binjakët

Komunikimi do t’iu ndihmojë mjaft, por duhet të shikoni veten me një kriticizëm të shëndetshëm. Opinioni i dikujt nuk është e vërteta përfundimtare, megjithëse vlen për t’u dëgjuar. Ju mund të jeni të interesuar të dini se si dukeni në sytë e të tjerëve dhe do kërkoni që t’a mësoni.

Gaforrja

Çdo iniciativë do të rezultojë e pakuptimtë gjatë kësaj dite. Është e nevojshme që t’i shtyni bisedat serioze, udhëtimet e rëndësishme dhe ndërmarrjet me përgjegjësi. Kujdesuni që të mos i harroni gjërat rutinë për shkak të orarit të ngjeshur.

Luani

Yjet do t’ju këshillojnë dhe ndihmojnë në punën tuaj. Këshillohet që të braktisni rutinën e përditshme, të dilni shëtitje, të shkoni në një park apo mal dhe të shijoni ajrin e freskët. Kjo është një ditë e mirë e cila do të favorizojë kreativitetin. Ju duhet t’iu kushtoni më shumë vëmendje problemeve aktuale të fëmijëve tuaj.

Virgjëresha

Romanticiteti do të jetë në nivelet më të larta gjatë 14 shtatorit. Do të jeni të përfshirë nga emocionet dhe eksitimi gjatë gjithë kohës. Dikush do të ketë një dëshirë të madhe për të qenë me ju.

Peshorja

Gjatë së hënës do të përqendroheni sa në veten tuaj edhe tek njerëzit që keni pranë. Mundohuni që të kontrolloni emocionet tuaja, ose një hov i momentit mund të prishë çdo gjë. Ka shumë mundësi që të përfshiheni nga një impuls irritimi dhe kritika në vend të mirënjohjes. Para se të merreni me një punë të caktuar, kontrolloni fillimisht synimet tuaja me njerëzit e tjerë.

Akrepi

Nuk këshillohen veprimet energjike sot. Vendosini vetes një qëllim dhe me siguri që do e arrini atë. Gjatë ditës pritet të ketë intensitet të ndërveprimeve me rrethin e njerëzve të ngushtë. Mund të bëni vizitë tek njerëzit tuaj të afërm ose të keni komunikime intensive me ta.

Shigjetari

Fokusi kryesor i interesit tuaj do të jetë tek financat ose në çështjet personale. Nëse nuk merreni me to, ju vetëm do të humbni kohë dhe shpenzoni para me gjëra të tjera pa shumë kuptim. Mundohuni të mos shpërndani energji në çdo gjë të padobishme. Në qoftë se ju i përqendroni përpjekjet tuaja në një ose dy qëllime të rëndësishme, do të rezultoni të suksesshëm.

Bricjapi

Mundohuni të mos krijoni situata emergjence dhe stresuese për veten dhe të tjerët. Sot do të karakterizoheni nga fryma e lartë e sipërmarrjes dhe emocionet e stuhishme. Ju do të ndryshoni nga të qenit krenar, në seksual dhe të super eksituar, në një ndjeshmëri deri në pikat kritike.

Ujori

Tregoni maturi dhe vetëpërmbajtje për situatat që nuk ju përkasin. Ka shumë mundësi që të përfshiheni shpirtërisht dhe me zemër në veprimtari intensive prej të cilave do të përfitojnë të tjerët. Do të përjetoni emocione të forta, të cilat do t’iu duhet ti fshihni gjatë gjithë ditës.

Peshqit

Me sa më shumë energji ta filloni transformimin e mjedisit që ju rrethon, aq më shpejt do të shihni rezultate të dobishme nga aktiviteti juaj. Në çdo rast do t’iu duhet të mbështeteni financiarisht dhe moralisht të tjerët, përfshi dhe familjarët. Kjo ditë premton disa ngjarje të shpejta dhe pozitive.