Një aeroplan rus u rrëzua në gadishullin e Sinait (PLT)

0

Ekipet egjiptiane të shpëtimit kanë dëgjuar zëra në pjesë të të aeroplanit rus që sot u rrëzua në Gadishullin e Sinait. Shpresojnë se ka të mbijetuar.

“Ka edhe një pjesë e aroplanit me udhëtarë dhe ekipet e shpëtimit tentojnë të hyjnë në të, duke shpresuar se ka të mbijetuar”, deklaroi një përfaqësues i autoriteteve të Sinait.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin u shprehu ngushëllim famileve të të vdekurve në aksidentin e aeroplanit. Të gjithë personat në aeroplan janë shtetas rus.

Ministria ruse e Gjendjeve të Jashtëzakonshmne dërgoi pesë aeroplanë  me ekipe shpëtimi, ndërsa me operacionin e tyre do të koordinohet, me urdhër të Putinit, nga ministri i Situatave të Jashtëzakonshme Vladimir Puçkov.

Në Rusi nesër është shpallur ditë zie.

Paraprakishtm u kumtua se është gjetur njëra nga kutitë e zeza dhe mes të tjerëve nga aeroplani janë nxjerrë njëqind trupa të pajetë.

Armata izraelite u ofroi ndihmë Egjiptit dhe Rusisë pas fatkeqësisë së aeroplanit në Gadishullin e Sinait.

Në mesin e 224 personave të cilët kanë qenë në aeroplan, i cili ka fluturuar nga Sharm el Sheik në Shën Petersburg, ka pasur edhe 17 fëmijë.

Agjencia ruse e lajmeve TASS duke iu referuar burimeve anonime nga aeroporti ndërkombëtar në Kajro publikoii se piloti para se aeroplani Boing A321 të zhduket nga radarët ka kërkuar detyrimisht të aterojë në donjë aeroport më të afërt.

Anketa: Spitali i Përgjithshëm i Ohrit në mesin e institucioneve që ofrojnë shërbim cilësor mjekësor në vend

0

Spitali i Përgjithshëm në Ohër është mes liderëve kur bëhet fjalë për shërbime cilësore që ofrojnë institucionet shëndetësore në nivel kombëtar. Këtë e tregojnë rezultatet nga hulumtimet e bëra që i zbatoi Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2015.

Drejtori i ESHP Spitali i Përgjithshëm nga Ohri Ljuben Arnaudov sipas anketës anonime të zbatuar mes pacientëve theksoi se 85,6 për qind nga të anketuarit janë prononcuar se janë të kënaqur me kujdesin mjekësor që i ofron institucioni.

Madje 92,2 për qind nga të anketuarit janë të kënaqur nga kushtet në sallat e pritjes, 66,66 për qind nga pajisjet në dhomat e spitalit, 6,7 për qind nga kushtet e dhomave, ndërsa një qind për qind të kënaqur janë shprehur pacientët kur bëhej fjalë për higjienën në dhomat e spitalit, nga ushqimi i spitalit dhe nga cilësia e shërbimit mjekësor të ofruar nga mjekët.

Anketa për hulumtime të kënaqësisë së pacientëve është zbatuar tek gjithsej 2.810 të anketuar nga 13 spitale nëpër vendin, mes të cilëve edhe Spitali i Përgjithshëm – Ohër.

USAID: Përmes edukimit dhe argëtimit në ndërgjegjje më të lartë për ndryshimet klimatike

0

Ndryshimet klimatike dhe shkatërrimi i mjedisit të jetesës në masë të madhe janë rezultat i sjelljes së njeriut. Për këtë arsye, çdo njëri, përmes orvatjeve individuale, mund të kontribuojë në zvogëlimin e kanosjeve globale nga këto paraqitje, dhe me këtë edhe të ndihmojë në bashkësitë lokale.

Kjo është porosia nga fushata e USAID-it për ngritjen e vetëdijes publike për ndryshimet klimatike që vazhdon sot me ngjarjet në Bogdanci. Fushata me moton “Klima ndryshon, varet nga ne”, ndërsa është pjesë nga Projekti për strategji komunale për ndryshimet klimatike.

“Edhe pse të gjithë janë të mirëseardhur, fushata e cila realizohet pesë fundjavë, targeton të rinj të moshës mes 10 dhe 17 vjet në dhjetë komuna ku zbatohet Projekti i USAID-it: Studeniçan, Bogovinje, Mavrovë, Rostushë dhe Tearcë, informojnë organizatorët e Projektit Milieukontakt Maqedonia.

Fushata do të zgjasë deri më 14 nëntor, ndërsa fundjavën e kaluar u mbajt në Pehçevë, Dellçevë dhe Vinicë. Të premten dhe shtunën e ardhshme, më 6 dhe 7 nëntor, vazhdon në Krivogashtani dhe Prilep.

Aktivitetet zbatohen përmes kombinimit të edukimit dhe argëtimit që i nxit të rinjtë të ndërmarrin rol aktiv në leksionet dhe lojërat lidhur me temën e ndryshimeve klimatike. Fushata ka edhe të ashtu quajturën kamion  të gjelbërve – mësojtore unikate ekologjike në rrota.

Në Rumani shpallet tre ditë zie

0

Qeveria e Rumanisë shpalli tre ditë zie për shkak të zjarrit në klubin e natës në Bukuresht, me ç’rast humbën jetën 27 veta.

Fatkeqësia ndodhi pasi që shpërtheu zjarri në klubin e natës “Kolektiv” në Bukuresht. Ky është një prej fatkeqësive më të mëdha në Bukuresht në dekadat e fundit. Zjarri u shkaktua nga mjetet piroteknike gjatë koncertit të grupit hevi metal rumun “Goodbuy to gravity”. Në koncert ishin të pranishëm rreth 400 njerëz.

Në incident janë lënduar rreth 200 veta, prej të cilëve 146 janë hospitalizuar për shkak të djegieve, tymit dhe lëndimeve. Sipas burimeve spitalore, nëntë nga të lënduarit janë në gjendje kritike, si dhe këngëtari dhe basisti i grupit.

Zjarri fillimisht përfshiu një shtyllë dhe pastaj edhe çatinë e objektit. Pas shpërthimit të zjarrit u shkaktua rrëmujë.

“Ky është moment shumë pikëllues për popullin tonë”, ka shkruar në Fejsbuk presidenti rumun Klaus Joanis.

Ai deklaroi se ka fakte që klubi i natës nuk i është përmbajtur rregullave të sigurisë.

Borxhi shtetëror është zvogëluar dhe konform Ligjit është publikuar në fund të kuartalit

0

Ministria e Financave konform Ligjit për borxh publik në fund të çdo kuartali në mënyrë të rregullt e publikon borxhin shtetëror dhe publik dhe atë e bëri edhe sot në fund të kuartalit të tretë. Të gjitha të dhënat për borxhin shtetëror dhe publik mund të gjinden në faqen e internetit të Ministrisë së Financave.

“Për këtë shkak nuk shohim cili është shkaku për reagim nga ana LSDM-së opozitare”, thekson Ministria pas akuzave të sotme të partisë opozitare se nuk respektohet Ligji për borxh publik.

Për kuartalin e tretë të këtij viti borxhi shtetëror arrin 36 për qind nga BPV dhe në krahasim me kuartalin e dytë paraqet ulje për 5,2 milionë euro gjegjësisht për 0,1 për qind pikë. Borxhi publik arrin 43,9 për qind nga BPV derisa kuartali paraprak ka qenë 43,7 për qind.

Neziri: Ekonomia varet nga epilogu i krizës politike

0

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot deklaroi se gjendja në ekonomi varet nga epilogu i krizës politike dhe se partitë të cilat marrin pjesë në bisedimet duhet të gjejnë zgjidhje. Është optimist se zgjidhje do të ketë, në të kundërtën, vendi do të ketë probleme serioze ekonomike, si dhe probleme serioze politike.

“Unë jam optimist dhe mendoj se të gjithë faktorët që marrin pjesë në negociata duhet t’i tejkalojnë idetë politike ditore dhe politikat ditore politike të partive të veta dhe ta shohin interesin e vendit si prioritet dhe të dalim nga kriza. Një pjesë e ekonomisë veç më pëson, këtë e paralajmëroi edhe guvernatori i Bankës Popullore, atë e paralajmërova edhe unë në fjalimet e mia – se është e pashmangshme që ekonomia të pësojë pasi kriza politike është drejtpërdrejt e lidhur me investimet, me këmbimet tregtare me shtete e tjera dhe ne do t’i pësojmë dëmet”, tha Neziri pas manifestimit  “Kalldërma është jetë”.

Në ndikimin e krizës politike ndaj biznesit treguan edhe kryetarët e Odës Ekonomike Maqedoni – Bullgari dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore Nebi Hoxha.

Manifestimi i dytë për Çarshinë e Vjetër të Shkupit "Kalldërma është jetë"

0

Në organizim të Odës Ekonomike Maqedoni-Bullgari dhe me mbështetje të  Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunës së Çairit sot u mbajt manifestimi i dytë “Kalldërma është jetë” qëllimi i të cilit është që me projekte të biznesit dhe kulturore të kthehet shkëlqimi i njërës prej hapësirave më autentike të kryeqytetit – Çarshia e Shkupit si vendi i esnafit dhe bashkëjetesës.

Në fjalimin e tij ministri i Ekonomisë Bekim Neziri tha se esnafi i mban Çarshinë të gjallë, ndërsa karakteristika e saj kryesore është që ai është i bashkuar në diversitet.

“Prandaj i mbështesim projektet e tilla, Atë që e premtuat vjet, e realizuam këtë vit në bashkëpunim me Komunën e Çairit. Siguruam mjete në vlerë prej 400.000 euro për rinovimin e dyqaneve gjegjësisht blloku 3, 2 i cili përfshin rreth 60 dyqane. Për secilin dyqan do të bëhet projekt i veçantë për konservim, sanim dhe adaptim të vitrinave dhe shkrimeve në dyqane. Me këtë rast, veçanërisht do t’i jepet llogari që të mos humbet autenticiteti dhe vlera kulturore e vetë objektit”, tha Neziri.

Sipas kryetari të komunës së Çairit Izet Mexhiti, Çarshia ka jetë dhe potencial, ndërsa ne kemi për obligim të bëjmë shtresë të traditës shekullore dhe jetesës moderne.

“Prandaj Komuna e Çairit ka ndërmarrë një seri aktivitetesh me të cilat Çarshisë së Vjetër të Shkupit i jep dimension të ri modern. Ajo ka qenë dhe duhet të jetë qendër e jetës ekonomike dhe shoqërore, avangardë e kohës. Manifestimi ‘Kalldërma është jetë’ është vazhdim i të gjitha angazhime tona për Çarshinë”, tha Mexhiti.

Kryetari i Odës Ekonomike Maqedoni-Bullgari Zore Temelkovski e potencoi rëndësinë e lidhjes infrastrukturore.

“Për të ardhur deri te kalldërmat të cilat janë jetë, deri te këto sokakë të historisë, neve na duhen diagonale moderne magjistrale të lidhshmërisë së fqinjve, të daljes së kalldërmave që në këtë kohë janë shprehje e qorrsokakëve ballkanik pa lidhje moderne të qarkullimit. Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria e kanë obligimin që mes vete të lidhen me rrugët evropiane për udhëtim të shpejtë dhe të sigurt drejt ardhmërisë… Idetë të cilat do t’i realizojmë do të jenë pasqyrë e asaj që sot e premtojmë. Konsiderojmë se bashkëjetesës dhe marrëdhënieve-fqinjësore të cilat kanë qenë dhe janë në këto hapësira ballkanike do t’u japim dinamikë më të madhe”, tha Temelkovski.

Në këtë ngjarje mbajti fjalim edhe ambasadori i Bullgarisë në Shkup Ivan Petkov i cili e theksoi rëndësinë e turizmit kulturor për zhvillimin e tërë turizmit të një vendi dhe përkujdesjen e asaj që është unike në kulturën dhe historinë, diçka që të tjerët nuk e kanë.

Përfaqësuesit nga bashkësia e biznesit, nga odat ekonomike, nga rajonet planore dhe nga arti i manifestimit diskutuan si tradita dhe modernizimi që të bashkohen dhe të ribrendojnë këtë bërthamë të vjetër urbane, e cila do të fisnikërohet edhe me krijimtarinë e artistëve. Ata kanë ide që në Çarshi të bëhet një sokak i artit, ku do të ketë atelie për pikturë dhe ekspozita në vende të hapura dhe një sokak të modës së lartë me dyqane  të risive të brenduara të modës dhe organizim të revyve në vende nëpër çarshi.

Organizatorët e ngjarjes nënshkruan edhe Memorandum për bashkëpunim për t’i realizuar projektet të cilat së bashku i kanë planifikuar.

Ivanov në Vatikan: Mundësi e hapur për vizitë të Papës në Maqedoni

0

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetin e Vatikanit, sot kishte audiencë te kreu i Kishës katolike të Romës, papa Françesku.

Ivanov dhe papa Françesku, gjatë takimit tet-a-tet 40 minutëshe, dakorduan që arkivat sekrete të Vatikanit të hapen për hulumtuesit tanë.

Ai informoi se kanë biseduar për shumë çështje nga interesi i përbashkët, aktuale te ne, por edhe në Evropë dhe botë.

Kanë biseduar edhe për situatën aktuale me emigrantët dhe refugjatët dhe për mënyrën në të cilën deri më tani është reaguar që t’iu dilet në ndihmë të gjithë këtyre njerëzve. U bë fjalë edhe për çështjen për emrin dhe prej ku e kanë prejardhjen të gjitha bllokadat tona dhe çështjet e hapura.

Presidenti Ivanov, papa Françeskut i dhuroi kryq të argjendtë  të filigranit me rubin të Maqedonisë.

Në takim u bë fjalë edhe për kanonizimin e mundshëm të Nënë Terezës, e cila duhet të realizohet deri vitin e ardhshëm.

Ban: Katalonja nuk mund të ketë të drejtë të vetëvendosjes

0

Kombet e Bashkuara konsiderojnë se rajoni i Katalonjës nuk ka të drejtë të vetëvendosë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun në një intervistë për mediat spanjolle.

“Spanja është shtet i pavarur dhe sovran në të cilin është i përfshirë edhe rajoni i Katalonjës. Si e tillë është pranuar në KB dhe vepron në bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi Ban në intervistën për “El Pais”, “El Mundo”, ABC dhe “La Vangvardi”.

Ai theksoi se në Spanjë ekziston respektim i llojllojshmërive të kulturave, gjuhëve dhe traditave.

Partitë pro të pavarura, të cilat kanë shumicë në Parlamentin e Katalonjës, planifikojnë që në fillim të nëntorit të miratojnë rezolutë duke paralajmëruar fillim formal të recesionit nga Spanja dhe formim të republikës së re në afat prej 18 muajve, në çka kundërshton pushtet qendror.

Gruevski: Me punë të përkushtuar mund të garojmë edhe me më të fuqishmit

0

Nevojiten njerëz me qëllime të larta, arsimore dhe të motivuar të cilët me gjithë kapacitetin e vet do të investojnë që Republika e Maqedonisë me hapa të shpejtë përpara t’i arrijë të gjitha segmenetet të cilat janë referim i demokracive të zhvilluara evropiane. Përgjigjja e sfidave me të cilat është ballafaquar dhe do të ballafaqohet Maqedonia mund ta japin politikanët e mirë, njerëz me ndjenja, vizion, të cilët e dinë çfarë bëjnë dhe me mundim të punojnë t’i përmbushin qëllimet të cilat i kanë vendosur, porositi kryeministri Nikolla Gruevski në hapjen e akademisë politike “Përforcimi i kapaciteteve të të rinjve dhe grave në politikë”.

Nëse dëshirohet dhe punohet me përkushtim, tha mund të arrihet shumë dhe të garojmë me më të fuqishmit në botë.

“Si dëshmi do ta marr shembullin në raportin e fundit të Duing biznis të Bankës Botërore. Në këtë raport para dhjetë vitetev jo të plota ishim në vendin e 96-të në botë, sot jemi në vendin e 12-të, ndërsa në vendin e gjashtë në Evropë, menjëherë pas Anglisë dhe katër shteteve skandinave. Para dhjetë viteve ishim pas shumë shteteve nga arjoni, ndërsa sot jemi liderë në EJL dhe madje edhe para vendeve siç janë Gjermania, Austria, Franca, Holanda, Japonia…Ky është shembull se nëse dëshirohet dhe nëse punohet me mundim dhe në vazhdimësi mund të arrihet shumë”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Shtoi se nga këto shkaqe VMRO-DPMNE në vitet mbrapa në mënyrë aktive punon në edukim të vazhdueshëm të kuadrove personale me qëllim, siç potencoi, vendosjen e standardeve të reja dhe më të larta në politikë dhe punën politike në shtetin tonë.

“Akademia shndërrohet në fokus arsimor tradicional të VMRO-DPMNE-së dhe mënyrë përmes të cilës vite mbrapa janë profilizuar një numër i madh i politikanëve. Organizimi i saj është rezultat para së gjithash të angazhimeve tona për sendërtim të vazhdueshëm të partisë dhe sigurim të hapësirës dhe përfshirje të çdo individi të interesuar në jetën politike në Republikën e Maqedonisë. Fokusi ynë i tillë mbetet edhe në të ardhmen me qëllim të vendosjes së praktikave të reja dhe standardeve më të larta në politikë dhe punën politike në shtetin tonë”, theksoi në fjalim kryeministri.

Përfshirja e të rinjve dhe grave në politikë dhe udhëheqja, që është temë e sivjetme e akademisë, sipas tij është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe është diçka që VMRO-DPMNE vazhdimisht e praktikon.

Si parti, shtoi, preferojmë sistem të grafite të hapura dhe mundësi për secilin jo si frazë të thjeshtë, por kjo është ndër vendimet më të rëndësishme të VMRO-DPMNE-së në periudhën e kaluar.

Përfaqësuesi i Fondacionit Konrad Adenaur Johanes Raj theksoi se akademia është mundësi të ndahen përvojat të mësohet shumë. Ne si fondacion, tha, preferojmë të punojmë përmes marrëdhënieve të partneritetit me punë të përbashkët.

“Tetë muaj jam përfaqësuesi i Fondacionit në Maqedoni. Më parë kam punuar në shumë vende të tjera si Malajzia, Mongolia, Gana, ndërsa tani jam përgjegjës edhe për Kosovën. Dhe deri më tani asnjëherë nuk kam përjetuar për zgjidhjen e problemeve të brendshme politike të gjenden ndërmjetësues të huaj, ndërmjetësues, këtë nuk e kam parë. Unë si i huaj dhe si mysafir në këtë vend mendojë se kjo është pak e çuditshme”, tha Raj.

Shtoi se ky fondacion, i cili është njëri ndër organizatorët e akademisë,  dëshiron në këtë mënyrë të ndërtojë ura dhe të bashkojë njerëz përmes rrugës së zbatimit të parimit të partneritetit. Ne nuk jemi këtu, tha, të ulemi në zyrë dhe t’u themi juve çfarë të bëni, por ne gjithmonë punpjmë me partnerë, para së gjithash me partnerë vendas.

“Kur vijmë nga një shtet i pasur si për shembull siç është Gjermania e cila funksionon mirë, kemi tendencë pak të mbajnë ligjërata, ta ngrejmë gishtin e moralit dhe në atë vend ku jemi mysafir t’i tregojmë se çka të bëjë. Ajo nuk duhet të jetë ashtu. Unë këtu kur punoj me partnerë nga Maqedonia mund të mësoj shumë”, theksoi Raj.

Konsideron se është sukses i madh i Maqedonisë si demokraci e re ai si i huaj guxon lirisht të jetojë dhe flasë.

Organizatorë të akademisë politike, krahas Fondacionit Konrad Adenaur nga Gjermania, janë edhe Instituti “Pavel Shatev”, Fondacioni Eduardo Fraj nga Holanda dhe Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) nga SHBA.