Kosova pa njohje të reja, kërkohet shkarkimi i shefit të diplomacisë kosovare

0

Dështimi në arritjen e sjelljes së njohjeve të reja për Kosovën, tash e trembëdhjetë muaj dhe mos anëtarësimi në organizata ndërkombëtare ka bërë që të kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli. Ndërsa ky i fundit thotë se ato nuk mund të merren si me magji. Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes deputetit të saj, Ismet Beqiri shprehet se ka stopim të njohjeve të reja dhe për gjithë këtë dështim diplomatik, siç konsideron ai duhet të kenë përgjegjësinë gjithë bartësit e institucioneve. Për pozitën aktuale të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, Beqiri thotë se ajo asnjëherë nuk ka qenë më e keqe.

“Ne kemi institucione që fatkeqësisht nuk kanë kredibilitet dhe nuk janë duke e kryer punën siç duhet. Përkundrazi janë duke bërë dëme të mëdha vendit. Në mungesë të këtij kredibilitetit brenda në vend, mund të kredibiliteti dhe besueshmërie kanë jashtë vendit. Andaj dhe në gjendjen që jemi, kjo po reflekton dhe në aspektin diplomatik ne kemi aktualisht një gjendje jashtëzakonisht të keqe, në aspektin e relacioneve përgjithësisht ndërkombëtare, me theks të veçantë në aspektin diplomatik dhe rreth njohjeve…mbi 1 vit nuk kemi njohje, nuk kemi efektivitet në diplomacinë tonë, kemi ngecje të jashtëzakonshme, kjo i bën përgjegjës gjithë bartësit e institucioneve”, thotë deputeti i LDK-së Ismet Beqiri.

Edhe partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje konsideron se diplomacia e shtetit të Kosovës ka dështuar, pasi sipas tyre nuk po lobohet për njohje dhe anëtarësim në organizata multilaterale, por në ndarje dhe korrigjim të kufijve. Deputetja nga radhët e kësaj partie, Fitore Pacolli për gjithë këto dështime, siç i cilëson ajo, në diplomacinë kosovare duhet dorëheqja e ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, dhe jo vetëm e tij. Për mundësit e njohjeve të reja, deputetja e VV-së për kp shprehet se nuk do të ketë asnjë njohje të re deri sa është kjo situatë.

“Diplomacia e shtetit të Kosovës ka dështuar dhe po vazhdon me atë ritëm, ne nuk kemi diplomaci. Nuk kemi lobim, shqetësuese mbetet ajo që tani presidenti po lobon që të njihet dhe të përkrahet iniciativa e tij për korrigjim të kufijve. Ne patëm deputetin e përfaqësueseve në Britani i cili e thekson se presidenti i Kosovës ka shpenzuar mjaft para për me i bërë shtetet që e kanë njohur Kosovën për me përkrah iniciativën e tij. Pra, në vend që ne të lobojmë për njohje, ne po lobojmë për ndarjen e Kosovës. Presidenti i Kosovës po lobon për ndarje të Kosovës. Këtu është problemi dhe nuk do të ketë asnjë njohje deri sa është kjo situatë. Kush e mban përgjegjësinë, përgjegjësinë e mban ky president, ministri i Punëve të Jashtme, dhe Kryeministri. Që të tre duhet të japin dorëheqje”, thotë deputetja Pacolli.

Se ka dështim në diplomaci e thonë dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. Profesori universitar, Afrim Hoti, thotë se diplomacia kosovare është pranë kolapsit, për shkak të dështimeve të vazhdueshme dhe mos arritjes së realizimit të objektivave.

Aksident i rëndë në Itali, vdiqën dy shqiptarë

0

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të natës në autostradën A14 në pjesën midis daljeve të Bitonto dhe Molfetta, në zonën e Barit. Mediat italiane bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes së një mjeti tip “Renault Clio” me një tjetër mjet “Ford Kuga” ndërruan jetë dy shtetas shqiptarë. Viktimat janë një 56 vjeçar dhe një grua 82 vjeçare, emri i të cilëve nuk bëhet i ditur, ndërsa i lënduar mbeti një 44-vjeçar oficer i policisë rrugore. Goditja për shqiptarët rezultoi fatale, pasi ndërruar jetë në vend, kurse oficeri i policisë u tranportua në spital,ku po merr edhe ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e aksidentit në këtë pjesë të autostradës u krijuan radhë të gjata makinash.

Thaçi: Nuk do të ketë më kurrë izolim të Drenicës

0

Drenica nuk do të jetë më asnjëherë e diskriminuar apo e izoluar. Do të ketë vetëm mirëqenie dhe progres për këtë pjesë të Kosovës, e cila dha trima të pashembullt që i dhanë liri Kosovës. Kështu ka deklaruar sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke shtuar se asgjë nuk ndodh rastësisht, sepse lindi, u forcua dhe fitoi populli i Kosovës. Në tubimin përkujtimor ku janë nderuar në 20 vjetorin e rënies martirët e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, Thaçi kujtoi se anekënd Kosovës po përkujtohen martirët dhe heronjtë e kombit, teksa shtoi se shteti do të jetë gjithmonë afër familjeve të tyre dhe gjithë shoqërisë. Dhembja e familjarëve të të rënëve për liri, sipas tij, përcjellë institucionet në vendimmarrje institucionet e vendit. “Përderisa ne kujtojmë kështu të bashkuar martirët tonë, heronjtë tonë, luftën tonë, të jeni të sigurt se jemi në rrugë të drejtë të forcimit të shtetit tonë, të ndërtimit të së ardhmes, të zhvillimit tonë. Ju e shihni, si gjithë Kosova, edhe Drenica ka ndryshuar. Nuk do të ketë më kurrë, siç ka ndodhur në të kaluarën, izolim apo diskriminim për Drenicën. Do të ketë vetëm ecje përpara, do të ketë vetëm zhvillim, vetëm progres, do të ketë vetëm mirëqenie… Ne duhet të jemi krenarë me të kaluarën tonë, me dinjitet dhe integritet, ato vlera të UÇK-së që janë sublimimi i historisë tonë për liri dhe pavarësi, çdo ditë, çdo minutë, kudo që jemi t’i kultivojmë, t’i forcojmë dhe t’i bartim tek gjeneratat e ardhshme”, tha ai.

BDI: Struga e unifikuar mbështet konceptin e konsensualitetit

0

Bashkimi Demokratik për Integrim para një numri të madh të qytetarëve të Strugës, ka elaboruar rendësinë e zgjedhjes së presidentit konsensual pasi vetëm vota e dhënë ndaj tij siguron që vendi do të vazhdojë të përmbushë proceset e nisura që nga fillimi të kësaj Qeveria, siç është aderimi në NATO dhe hapja e bisedimeve këtë vit me Bashkimin Evropian.

“Maqedonia, unë ju siguroj, po të punojmë me përkushtim pas 5 viteve do të jetë anëtare fuqiplotë në Bashkimin Evropian. Duhet gjithashtu të përmbushim standardet të cilat do të jenë në dobi të vetë neve në radhë të parë, të sundoj ligji, të kemi arsim cilësor, të luftohet krimi dhe korrupsioni e kështu me radhë. Ne jemi ata që fitojmë më së shumti pasi këto vlera i ka Bashkimi Evropian, ne duhet ti ndërtojmë këtu ne duhet ti instalojmë këtu. Kjo do të ndodh, pasi kemi pasur edhe skeptikë se nuk bëhet ky vend anëtar i NATO-s, por 11 vende tashmë e kanë ratifikuar marrëveshjen dhe deri në fund të vitit vendi Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë anëtare e 30-të e NATO-s,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Ai më tej shtoi se për këtë kandidat konsensual janë dakorduar katër parti politike shqiptare dhe 27 parti tjera pasi besojnë se do ti shërbej ardhmërisë së vendit.

“Askush nuk e ka me tapi, nesër mund të jetë edhe një shqiptar president apo kryeministër. Ashtu siç nuk u paramendua më herët që një kryetar Parlamenti, një ministër i Brendshëm, Mbrojtjes, Avokat Shteti, drejtues të ndryshëm në polici, në sigurimin shtetëror të jenë shqiptar, prandaj me mirëkuptim dhe bashkëpunim arrihet gjithçka. Do të duhet të komunikoni me të gjithë pasi dihet që vota për kandidaten tjetër znj. Siljanovska Maqedoninë e kthen pas, pasi rrezikohet Marrëveshja e Prespës dhe me këtë mos njohja e kësaj marrëveshje shkon në dëm të vendit. Me 21 prill të gjithë së bashku vendosim për alternativën e vetme për NATO dhe BE. Me 21 prill nuk votohet vetëm për z. Pendarovski por votohet ardhmëria e këtij vendi”, u shpreh lideri i BDI-së Ahmeti.

Të pranishmëve në Strugë iu drejtua edhe Shefi I Shtabit, Izet Mexhiti, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe funksionarë tjerë partiakë.

Përleshje në Tripoli, vriten 14 luftëtarë të Khalifa Haftar

0

Të paktën 14 ushtarë besnikë të komandantit Khalifa Haftar janë vrarë në përleshjet që po zhvillohen për dy ditë në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Komandanti ushtarak libian Khalifa Haftar urdhëroi forcat besnike të tij të enjten për të marshuar në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, i cili është nën kontrollin e Qeverisë së Konsensusit Kombëtar, të mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare libiane të Haftar (LNA) Ahmed Mesmari paralajmëroi mbrëmë se të gjithë avionët që do të fluturojnë në rajon do të rrëzohen.

Ai nuk zbuloi situatën aktuale në terren ndërkaq më herët bëri të ditur se forcat e Haftar-it morën kontrollin e aeroportit dhe disa vende periferike në Tripoli.

Libia është kthyer në një arenë të krizës së thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011, kur u vra Muammar Gaddafi. Që atëherë në pushtet janë qeveritë paralele me bazë në Tripoli dhe Tobruk apo Al Baida, të cilat kanë parlamentet e veçanta dhe forcat e armatosura. Haftar është në krye të strukturës në Tobruk.

Në fund të vitit 2015, përfaqësuesit e qeverive paralele libiane nën patronazhin e OKB-së nënshkruan një marrëveshje për themelimin e Qeverisë së Konsensusit Kombëtar.

Plani ishte që qeveria të marrë pushtetin në vend dhe të shpallë zgjedhjet parlamentare brenda 12 muajve. Për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, plani nuk u zbatua plotësisht dhe Libia mbetet ende larg një vendi të sigurt dhe politikisht të qëndrueshëm.

Ushtarët izraelitë hedhin gaz lotsjellës në një shkollë fillore palestineze

0

Ushtarët izraelitë kanë hedhur bombë me gaz lotsjellës në një shkollë fillore palestineze në pjesën jugore të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët mësohet se ushtarët izraelitë në orët e para të mëngjesit kanë hedhur bombë me gaz lotsjellës në kopshtin e shkollës fillore që ndodhet në qytetin El-Khalil në pjesën jugore të Bregut Perëndimor nën pushtim

Si pasojë e gazit lotsjellës dhjetëra fëmijë dhe mësuesit kanë patur probleme në frymëmarrje dhe se janë dërguar në spital për shkak se janë përballur me rrezikun për t’u mbytur.

Ndërkohë që zyrtarët izraelitë dhe palestinezë ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me arsyen e hedhjes së gazit lotsjellës në shkollën fillore nga ushtarët izraelitë.

Shtetasi shqiptar arrestohet në Bllacë

0
Policia e Maqedonisë njofton se në vendkalimin kufitar Bllacë është arrestuar një person i cili kërkohej nga Interpoli i Zvicrës.
“Më 06.04.2019 në orën 16:00 në vendkalimin kufitar Bllacë gjatë daljes në Republikën e Maqedonisë së Veriut është arrestuar A.E. (24) nga Shqipëria”, njoftojnë nga MPB.
A.E. u arrestua në bazë të kërkesës së Interpolit Zviceran.

Zaev: Investim prej 20,4 milionë eurosh në rikonsturimin e sistemit të filtrave elektrostatike të REK Manastir

0

Më 29 mars u hap një tender për blerjen dhe instalimin e filtrave të reja elektrostatike në REK Manastir. Investimi vlerësohet në 20.4 milionë euro, të cilat kompania i siguron nga burimet e veta. Një nga kompanitë më të rëndësishme shtetërore investon më shumë se 20 milionë euro që ajo i ka fituar vetë. Kjo do të thotë se në të kaluarën, kanë mbetur kohët kur Elektranat shtetërore e kanë keqpërdorur energjinë elektrike, kanë importuar energji elektrike të shtrenjtë dhe paratë kanë shkuar për investime të panevojshme. Tani ESM ka për qëllim prodhimin e rrymës që i plotëson nevojat e konsumatorëve në vend, dhe siç e kemi dëgjuar kohët e fundit, ajo shet edhe teprica, që realizon fitim edhe për buxhetin e vet edhe të shtetit. Këtë sot e deklaroi Kryeministri Zoran Zaev i cili e vizitoi REK Manastir dhe u takua me drejtorin e SHA ESM Dragan Minovski dhe drejtorin e REK Manastir Vasko Kovaçevski, ka vizituar kapacitetet prodhuese dhe ka realizuar takim me Këshillin drejtues dhe mbikëqyrës.

“Investimi në rikonstruimin e sistemit të filtrave elektrostatik të REK Manastir është më e rëndësishme sepse është më i madhi në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor në vend ose të paktën në një kompani në pronë shtetërore. Mbrojtja e mjedisit në të kaluarën ishte lënë pas dore, dhe tani është një nga prioritetet e kësaj Qeverie. Dhe do të jetë edhe më e rëndësishme, pasi Republika e Maqedonisë Veriore do të ecë përpara drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ku standardet janë në nivel të lartë”, tha Zaevi. Ai shprehu kënaqësinë që SHA ESM dhe REK Manastir ndërmarrin hapa drejt mbrojtjes së mjedisit jetësor me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve në rajonin e Pellagonisë. Zaev potencoi se Elektranat shtetërore do të kenë mbështetje qeveritare në të gjitha hapat dhe projektet që i realizojnë dhe planifikojnë sepse, siç tha, pa sistem elektroenergjetik stabil , nuk ka shtet stabil.

Osmani: Progresi në strukturat euroatlantike krijon klimë biznesi për investime

0

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Portugali, mbajti takim me Ministrin për Investime dhe Zhvillim Ekonomik të Republikës së Polonisë, Jezhi Kviecinjski, ku hapën temat për bashkëpunim bilateral dhe ekonomik mes dy vendeve, si dhe për mbështetjen nga ana e Polonisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Vetëm para tre ditëve Kuvendi i Polonisë ratifikoi protokollin e NATO-s, ma jepni nderin që ti përcjell mirënjohjet e sinqerta të Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Polonisë, si në bilateralet, duke investuar në progresin e vendit tonë, ashtu edhe mbështetjen për integrimet tona euro- atlantike”, deklaroi Osmani, duke theksuar edhe rolin e Republikës së Polonisë në krijimin e mbështetjes në procesin e zgjerimit si në vetë Bashkimin Evropian, ashtu edhe në kuadër të vendeve të grupit të Vishegradit.

Në vazhdim të takimit Osmani theksoi se Qeveria jep mbështetje të fuqishme për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit, përmes masave që stimulojnë investime të reja për zhvillimin teknologjik dhe konkurrencë më të madhe për kompanitë në Maqedoni, ku potencoi se investitorët e huaj duke i përfshirë edhe ata të Polonisë mund të presin klimë stabile për investime në vendin tonë, si dhe mbështetje financiare dhe bashkëpunim të plotë nga ana e Qeverisë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka ardhmëri të sigurt euroatlantike, që krijon kushte të përshtatshme për investitorët e huaj të cilët janë të mirëseardhur për vendin”, theksoi Osmani, duke ftuar Ministrin Kviecinjski për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më herët në kuadër të vizitës së punës disaditore në Portugali, Zëvendëskryeministri Osmani mbajti takim me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santos Silva, si dhe me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Portugalisë, Regina Bastos, kurse në agjendën e tij është edhe pjesëmarrja në mbledhjen vjetore Horasis Global (Horasis Global Meeting) që është një nga mbledhjet kryesuese botërore për biznes të liderëve politik ku këtë vit diskutimi do të fokusohen rreth temës “Katalizimi i përfitimeve nga Globalizmi”.

Siljanovska në Gjorçe Petrov: Jemi larg diellit evropian nëse kemi drejtësi selektive

0

Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska – Davkova,e përkrahur nga VMRO-DPMNE-ja sot para qytetarëve të komunës së Shkupit, Gjorçe Petrov, porositi se vlerat evropiane duhet që t’i ndërtojmë fillimish në shtëpi. Për atë, tranzicioni i pafund duhet që të përfundojë dhe duhet që të fillojmë, siç tha, me konsolidimin demokratik , ndërsa kjo nënkupton institute stabile dhe proces të vendim-marrjeve brenda në vend, në Parlament dhe në Qeveri dhe jo jashtë në disa trupa joformale. Sipas saj, ne këtu duhet që ta njohim Bashkimin Evropian dhe kjo nuk është e mjaftueshme, siç tha vetëm me lidhjen e Marrëveshjes së Prespës, as të ndryshojmë Kushtetunën, sepse kjo do ta hapë edhe pak derën, por ju përsëri do të prisni jashtë. “Ata mendojnë se nëse e miratojnë ligjin për prokurori publike, ne do t’i fillojmë negociatat.Unë këtë e quaj iluzionizëm juridik. Ju mund të harmonizoni rregullativë me BE-në sa të doni,megjithatë, dielli evropian është larg,  nëse këtu ka drejtësi selektive, nëpse ka revanshizëm, nëse vetëm njerëzit nga opozita  janë para gjykatave, nëse asnjë nuk dëgjon se çfarë thotë avokati i popullit, nëse nuk shihen mesazhet për ekonominë, korruopsionin, krimin, ky nuk është imazhi evropian, por imazhi ballkanik i cili duhet që të ndryshojë me njerëz dhe me frymë evropiane dhe me idelae evropiane, ndërsa ato janë drejtësia dhe e drejta dhe jo real politikë”, theksoi Siljanoska.